"Duam të dimë se ku gjenden eshtrat e babait tonë...dhe nëse Ilir Kumbaro burgoset"

22 Tetor 2015, 18:37Dossier TEMA
"Duam të dimë se ku gjenden eshtrat e babait tonë...dhe

Fatjona Mejdini BIRN

Ardian Hoxha, djali i biznesmenit shqiptar nga Maqedonia Remzi Hoxha, i cili u zhduk 20 vjet më parë pasi u rrëmbye nga agjentët e shërbimit sekret shqiptar SHISH, i kërkoi kryeministrit Edi Rama të ndihmojë për dënimin e përgjegjësve dhe burgosjen e tyre si dhe për të ndihmuar familjen të gjejë trupin e tij.

Pas shumë thirrjeve drejtuar Ramës, Ardian Hoxha nisi së fundmi një fushatë për mbledhjen e firmave në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup duke i kërkuar qytetarëve të firmosin peticionin publik ndaj autoriteteve shqiptare për të zgjidhur misterin e zhdukjes së babait të tij.

Peticioni do t’i dorëzohet zyrës së kryeministrit i shoqëruar me një kërkesë për koment prej tij mbi këtë çështje dhe për hetim të shpejtë të problemit.

Duke folur për BIRN, Hoxha tha se familja e tij i ka kërkuar Ramës dhe institucioneve të tjera qeveritare të nxisin qeverinë britanike dhe INTERPOL që të gjejnë dhe ekstradojnë Ilir Kumbaron, ish oficerin e SHIK i cili është shpallur fajtor për torturimin e babait të tij dhe për prezumimin e vdekjes së tij në tortura.

“Pas këtij udhëtimi të gjatë, ne duam të dimë se ku gjenden eshtrat e babait tonë. Ky është synimi ynë kryesor dhe nëse Ilir Kumbaro burgoset, ne do të kemi një shans për ta gjetur varrin,” thotë Hoxha.

Ai i tha BIRN se sakaq ka informacion se kryeministri Edi Rama do ta presë në një takim dhe do të bëjë një deklaratë publike mbi çështjen. Ai shtoi se peticioni është firmosur sakaq nga 3,500 qytetarë në Tiranë, 4,500 në Prishtinë, 2,700 në Shkup dhe 900 vetë në internet.

Remzi Hoxha u rrëmbye në tetor 1995 në Tiranë nga katër oficerë të SHISH. Prokurorët besojnë se pasi ai u vu në një bazë sekrete të SHISH në Lezhë, vdiq si pasojë e plagëve të marra gjatë torturave.

Arsyet e rrëmbimit dhe torturimit mbeten të paqarta. Disa raportime mediatike kanë aluduar se Hoxha qe dëshmitar në një bisedë në Maqedoni mes presidentit shqiptar të asaj kohe Sali Berisha dhe udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviç, në të cilin aludohet se u ra dakord për kontrabandë nafte nga Shqipëria drejt ish-Jugosllavisë së mbërthyer nga lufta në Bosnjë.

Ish presidenti dhe ish kryeministri Berisha ka refuzuar të përgjigjet ndaj akuzave të bëra nga familja e Remzi Hoxhës.

Në nëntor 1012, një gjykatë në Shqipëri shpalli Kumbaron, një nga katër zyrtarët e SHISH të akuzuar për rrëmbimin, fajtor dhe e dënoi atë në mungesë me 15 vjet burg.

Kumbaro pretendoi azil në Britaninë e Madhe në vitin 1996 duke u shtirur si refugjat nga Kosova dhe jetoi për shumë vite nën identitet të rremë si Shaqa Shatri.

Pasi identiteti i tij i vërtetë u zbulua nga një gjykatë britanike dhe pasi Shqipëria kërkoi ekstradimin e tij, Kumbaro u zhduk dhe që nga ajo kohë nuk është gjendur nga autoritetet Britanike.

4 komente në ““Duam të dimë se ku gjenden eshtrat e babait tonë…dhe nëse Ilir Kumbaro burgoset””

  1. Revolucionari says:

    Dhe pastaj hidhni balte mbi figuren e Enverit! Ptuuuuuuuuuuuuu kriminele te tipit Salo-Nano-Ramiz-Basha-Rama-Meta me gjithe shkerdhatat qe ju shkojne mbas.
    Dhimbja e vuajtjet e mijra personave dhe femiljeve te varfera rafshin mbi ju kriminele e plera te kombit.

  2. mos .... says:

    eshte kriminale te kerkohet Kumbaro qe ka qene kobure e Berishes pra kumbaro eshte thjesht nje mjet..nje arme…kurse berisha eshte krimineli real…

    eshte miopi e ketij djali qe ka besim te edi rama I cili 4 martiret e 21 janarit 2011 I ka tradhetuar ne menyren me te urryeshme te mundur.

    te tallesh me 1 miljon votuesit sic po ben edi rama eshte me shume se tradheti.

    do ti sugjeroja ketij xhentelmeni:

    merr familjaret e tu dhe ngre tre cadra jo ne greve urije..por per efekt sensibilizimi dhe mos leviz deri sa te jepet pergjigja sepse kane kaluar 20 vjet dhe ti ke pergjegjsine kryesore

    1 cader te kryemistria
    1 cader te shqupi
    1 cader te I plotfuqishmi I rruges elbasanit

  3. sokol says:

    ti djali Remziut spaske pik gjaku burri ne vena.Shko merr hakun e babes e leri intervistat derr derr.Ata nuk e shesin njeri tjetrin dhe Edi Rama eshte bythqir tirane.Aty i ke Saliun Arbenin e Budionin…

  4. ne emer te popullit says:

    Nuk besoj se kjo ceshtje do te zgjidhet ndonjehere, si shum e shum te tjera qe flene ne dosjet e Prokurorise.Separi nuk ka vullnet Politik dhe si zakonisht Ekonomik prandaj me keta Politikane qe ne kemi ne ,jJane njerzit me te lig te shoqerine shqiptare, mendoj ne vetem per xhepin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje