Tashmë, brrylin nga pozicion urban e kemi dhe monument. Ai i ngjason Newborn-it të famshëm të Prishtinës, ndonëse në gjuhën e përditshme të prishtinalinjve, ende nuk ka hyrë në përdorim si shenjë orientuese. Bora-Ramiz, ish-pallati i dikurshëm i Rinisë së erës jugosllave, në oborrin e së cilës gjendet kryevepra monumentale e pavarësisë, ka ende më shumë ithtarë në fjalorin e përditshëm.
“Po tpres tek Bora Ramiz”, ose “po shifena tek Bora Ramizi”, “po tpres tek newborn-i” pse “po shifena tek newborn-i”.
Ndërsa brryli i Tiranës nuk e ka këtë problem. Ai vazhdon të mbetet një brryl i padiskutueshëm, sidomos tashmë që është dhe moment. E vetmja gjë e diskutueshme është se nga vjen emërtim. Mos vallë për shkak të formës gjeometrike të rrugës së atyshme që i përngjan një brryli, apo mos vallë nga ndonjë histori njerëzore me fjalën brryl, pasi siç dihet, në gjuhën urbane brryl përdoret dhe si epitet, tip ofeze, “qenka brryl fare”?!
Po, është e vërtetë që ka disa legjenda urbane lidhur me brrylin e Tiranës.
Një e tillë thotë se brryli lidhet me historinë që i ka ndodhur një banori dibran. Në atë zonë kanë jetuar shumë familje dibrane të ardhura. Dhe sipas disa rrëfimtarëve në moshë, dibrani pasi mbeti si shkak i nja ndarje të padrejtë të pasurisë mes vëllezerve, nisi të thoshtë që atij i treguan brrylin, gjë që shprehet dhe me gjest. Por të tjerë tregojnë se brryli, që nga fillimet e komunizmit e deri në ditët tona do të mbahet mend për një tjetër histori.
Sipas një të moshuare, në pallatin me formën e brrylit dikur ka qenë shtëpia e Koçi Xoxes dhe shumë figurave të tjera të njohura të politikës së asaj kohe, që më pas u sulmuan nga Enver Hoxha.
Të tjerë i qëndrojnë versionit se brryli ka të bëjë vetëm me kthesën e fortë që merrte unaza si fund i Tiranës së atëhershme.
Por le të përzgjedhim disa opinione banorësh të atyshëm, që i përgjigjen të tre versioneve:
Agim Nano:
“Historia që do t’ju tregoj është pak për të qeshur por që unë e kam dëgjuar qysh i vogël për brrylin e Tiranës. Ka qenë një burrë dibran këtu që e quanin Hasan Mukini. Ai ishte tip që bënte shaka e humor. Duke bërë shaka me të gjithë, tregonte që gjithmonë e kishte pësuar me brryl. “Spostohem nga brryli se më futën brrylin”, thoshte gjithmonë Hasani. Ngeli emri, ndonëse me kohën e rregulluan disi duke e shpjeguar me kthesën e fortë. Në këtë pjesë lidheshin disa zona. Kjo njihet si lagja e vjetër e dibranëve. Tiranasit e vjetër e sidomos ata që rrinë këtu e dinë mirë se nga vjen ky emër dhe kanë dëgjuar për Hasanin”.
Ike Fazlla:
“Brryli siç më tregonte im-shoq, ishte një vend ku rrinin njerëz të rëndësishëm. Me të dëgjuar e kemi që këtu ka jetuar Koçi Xoxe. Kanë kaluar 50 vjet por pikërisht në pallatin me formën e brrylit ka qenë shtëpi private. Kur u ndërtua pallati, ngaqë e njihnin të gjithë si brryli, vendosën që dhe pallatit t`i japin formën e tij. Mua mi ka treguar burri këto gjëra se unë nuk jam tiranase. Po e mbaj mend atëherë kur Xoxes i arrestuan edhe të birin. Tani është kthyer në një vend ku mund të kalojmë rehat se më parë shisnin rroba të përdorura. E kanë bërë mirë se e lexon. Më parë dihej vetëm me gojë”.
Veronika Papa:
“Me sa di unë nuk ka ndonjë kuptim tjetër përveçse nga kthesat. Më përpara te brryli kanë qenë me ferra, e këtu mbaronte Tirana me asfalt. Fundi pothuaj ka qenë brryli. Edhe Lana ka qenë shumë keq. Sa u bëra kaq nuk kam dëgjuar ndonjë gjë tjetër veç faktit se kthesa e fortë lidhet me brrylin. Po më mirë që i kemi vënë ca emra vetë se mos i dimë ne emrat e rrugëve. Ne vetëm nëpërmjet emrave që i kemi vendosur i gjejmë lehtë, se me emrat e tabelave nuk orientohemi dot”.
Brryli, zhargon e jo monument
Sipas Besnik Dizdarit, brryli është zhargon e jo një monument. Ai është një pikë nevralgjike të jetës urbane e nuk mund të marrë vlera të tjera. Sipas tij, brryli është një kryqëzim midis Bulevardit “Zhan D’ark dhe urës së Lanës. Ai thotë se nuk është një emër i përveçëm e nuk mund të marrë vlera që nuk i takojnë. Brryli nis një nga rrugët më të hershme të Tiranës. Nga planimetria e Tiranës e vitit 1940 kjo rrugë ka pasur emrin Arkitekt Kasemi qysh para luftës. Sipas tij, një monument për arkitektin e famshëm do ta nderonte edhe vetë brrylin.
tesheshi.com
Kjo esht zona me brilante e tiranes,i vetmi vend qe nuk ka shfaqje negative te jetes se kryeqytetit,çdo gje aty esht ne harmoni te plot,pik strategjike ku bashkohet ali demi-rruga bardhyl-xhomlliku-vorri bomit-poligrafiku-gjeollogjikja dhe shkoza
PERGJIGJA E Z. DIZDARI ME PELQEU,MADJE ESHTE SHUME E VERTETE QE NJE MONUMENT I ARK.KASEMIT QE KA PASUR KJO RRUGE DIKUR NA NDERONTE DHE NA FINIKRONTE QE DIME TE RRESPEKTOJM VEHTEN DHE EKSRPSIONET QE KANE DHENE E KANE BERE TE NJOJTUR SHQIPRIN ME VEPRAT MONUMENTALE TE TYRE.KANE PUNUAR JASHTE ATDHEUT ,AJO SKA RENDESI FARE.A MOS NENE TEREZA PUNOJ E JETOJ NE SHQIPRI?.TE TILLE NJEREZ NE KEMI ME DHJETRA QE MBAJNE NJE EMER TE NDERUAR ATJE KU KANE PUNUAR ,NERSA NE SHQIPRIMEZI KUJTOHEN…..KJO ESHTE E LIDHUR ME DREJTUESIT QE KEMI PATUR E KEMI QE NE CDO GJE PARA VEHTES TYRE TE TJERET E TE KALUARIT JANE XERO.NDAJ E KEMI DHE HISTORIN TE PA KRISTALIZUAR ENDE?.JO ME NJERZIT EKSEPSION APO ATDHETAR QE LANE KOCKAT ME PUNEN E TYRE DHE GRITEN LART EMRIN E SHQIPRIS AS KANE NDONJE SHENJE DALLIMI ,PA BERE FJALE PER MONUMENTE.
BARDI
Mbi dhjete vjet kam banuar aty, por nuk i thosh kush me pare BRRYLI. Ky emertim duket u fut pas 90-ave, per shkak te ktheses se forte te unazes.
Edhe dicka: presori yne i zdruktharise, tironc i vjeter, na tregonte si kish qene ajo zone dikur para lufte e pas lufte. E gjitha me ferra dhe vetem disa shtepi tironce.
I jepni kaq rendesi ketij emertimi sa qe e kupton qe ne Tirane nuk ka me tirans te “vjeter”.
Brryli o bryli eshte perdorur aq pak sa pothuajse asnje nuk e ka degjuar. Te gjith ne qe zbrisnim nga autobuzi per te shkuar ne shtepi perdornim si pik referimi o Ministrin e Jashtme o Hotel Arbanen. Brryli i tanishem ishte vetem “kthesa e fort”.
brrylin e ka bo partija.
dhe 21 dhjetori i komunizmit
tirana atehere ishte paris
tash osht shkerdhat
qihen pallatet n byth me njoni tjetrin
si duken shpellaret !!!!!!!!e japin veten per nje cap buke.del trangulli dhe na thot se ne e njihmin si hotel arbana ose ministria e jashtme.ik mor plehre e komunizmit,300 leksh.