Historiani i nazizmit: Kur i lindi Hitlerit ideja e shfarosjes së hebrenjve dhe deliri i madhështisë

22 Tetor 2015, 14:49Dossier TEMA

Në fillim të viteve ’20 të shekullit të kaluar Adolf Hitler ishte i ftuar i përhershëm në sallonet e Mynihut ku të borgjezët e pasur dëfreheshin duke dëgjuar muzikë austriake.

Aty Hitleri i ri shpalosi për herë të parë idetë e tij antisemite për shfarosjen e hebrenjve.

Kur vëmendja niste të zbehej ndaj tij, Hitleri përplaste kamzhikun në çizmet e tij të zeza për të tërhequr vëmendjen e të rinjve borgjezë të dehur.

Borgjezët e rinj ishin të mahnitur nga fjalimet gjithë patos të politikanit të ri që vishte uniformë blu dhe çizme të zeza dhe që më vonë do të organizonte puçin në kryeqytetin bavarez. Madje nuk shqetësohesih fare nga fiksimi i tij antisemitist, kujton historiani Sven Feliks Kellerhoff.

Një urrejtje antike

Në 1919 Hitleri kishte shprehur në një letër ushtarit Adolf Gemlich urrejtjen e tij të sëmurë kundër hebrenjve. “Fantazitë e shfarosjes duken qartazi në këtë letër, por edhe në librin Lufta Ime, manifestin e shkruan në burg në 1924 dhe i shitur në 12 milionë kopje”, thotë Kellerhoff.

Ai gjithashtu kundërshton idenë e kryeministrit izraelit Njetanjahu se Hitleri nuk kishte menduar shfarosjen e hebrenjve.

“Antisemitizmi obsesiv dhe teoria e pastrimit të Gjermanisë janë të dukshme në librin e tij”, shkruan Kellerhoff.

Kellerhoff thotë se ndalimi i shitjes së Mein Kampf për disa kohë bëri që të shtoheshin legjendat rreth Hitlerit dhe deformimi i fakteve për të.

Deliri i madhështisë

Kellerhoff thotë se janë lënë në hije shumë aspekte të jetës së Hitlerit duke mos paraqitur jetën e tij të vërtetë.

“Ai ishte një i ri i varfër. Jetoi momente të tmerrshme në Vjenë dhe Mynih. Përjetoi një luftë të tmerrshme uri dhe netët i kalonte në hotelet e të vrafërve. Madje në atë kohë u ndihmua ekonomikisht nga disa miq hebrenj. E vërteta është se i shpenzonte lekët e pensionit si jetim në kërkim të një jete prej bohemi. Që atëherë mendonte se ishte lindur për të bërë gjëra të mëdha”, thotë historiani i nazizmit.

Asnjë heroizëm

Kellerhoff mendon se duhen ridimensionuar “heroizmat” në luftë të Hitlerit pasi ka shumë të pavërteta.

“Ngritja e Hitlerit erdhi në betejën e Fiandrës. Plumba që fishkëllenin gjithandej dhe fraza epike e Hitlerit : Deutschland uber alles, Gjermani mbi të gjitha. Është e gjitha një fantazi”, thotë Kellerhoff.

“Në të vërtetë para përparimit të trupave francezë gjermanët u trembën dhe u shtirën si të vdekur për të shpëtuar. Hitleri bërtiti tre herë : në sulm, por askush nuk e ndoqi komandën e tij. Ai vetë u fsheh në prapavijë”, thotë historiani.

Por transformi i fakteve bëri që Hitleri të merrte Kryqin e Hekurt, nderimi më i madh në atë kohë për trimëritë në beteja.

E çuditshme, por togeri që insistoi që Hitleri të merrte medaljen, ishte një hebre, quhej Hugo Gutmann./Përgatiti Amarildo Lumani.

11 komente në “Historiani i nazizmit: Kur i lindi Hitlerit ideja e shfarosjes së hebrenjve dhe deliri i madhështisë”

  1. komentatori says:

    Na lini rehat me Hitlerin tani. Ne kemi hitlerin tone Sali Berisha dhe s’po i hyne asnje gjemb ne kembe, ndoshta pas vdekjes, keshtu do shkruajne dhe per Saliun, por jo Beqir Meta apo Alfred Lela, Fevziu apo ndonje tjeter se dhe keta do ta kene bere shurren ne breke atehere. Flisni e shkruani per kriminelet e sotem qe te permiresohet jeta e neserme e ketyre njerzeve te vuajtur qe e vodhen, vrane e larguan nga vendi keta gjoja politikane.

  2. albti says:

    Ai nuk i urrente cifutet nga rraca po per arsye se ato zoteronin dhe drejtonin gjermanine e asaj kohe dhe pasuroheshin ne kurriz te popullit duke rritur varferine. Fatkeqsisht nje gje e tille po shkon drejt perseritjes ku cifutet e ardhshem mund te jene politikanet e sotem te korruptuar. Edhe lufta e dyte ishte e pergatitur nga Stalini nje vit me vone po Hitleri i parapriu dhe humbi fatkeqsisht nga gabimet e tij.

  3. Ti o kurv ,o shpellar ,qe paske par endra ne shpell me hitler ,
    o funderina e njerezimit ,qe lat name ne kte bote ,me idiotizmat tuaja te pafundeme ,qe jeni fundi bootes dhe skeni asnji te perbashket me hiton ,vecse me boolet e qenit te tij te kastruar ,
    u djegshi nji dite ne furrat e hitos ,sepse kerma te tilla njerezore ,
    si duhen ksaj bote .
    e po kur kercen bel danc cigani shppelles ne uniforme nazisteeee
    kulmi kulmi kulmi ,se deri ku ka arritur cmenduria ne ate vend ,
    se nga e ka prejardhjen kjo rrace bastardesh e idiotesh , e pabesushme
    kta duhen izoluar

    1. ss says:

      Ik ore magjyp jugu Mburreni se keni sulmuar nje autokolone me gjermane te plagosur pe tu vjedh gomat.

  4. ilir says:

    hebrejt historishkt jane vrare
    qe ne Kohen e faraonit
    zoti u ardhte hakut atyre

  5. Lelegu says:

    Hitleri, lideri me i madh europian! Ai do ta kish shpetuar Europen nga te tera percarjet! Me Hitlerin Europa sot nuk do kish Rusine neper kembe, por do kishte nje Europe vertet te bashkuar, te forte dhe qe do ishte nje fuqi boterore, qe do merrte vlere ne skenen nderkombetare… Ai ua q%u nenen britanikeve e francezeve, por beri gabime ne frontin lindor…

    1. Shqiptar Iliro Arian says:

      Ashtu eshte Lelegu. Gjithcka c’shkruhet tani per te eshte thjeshte nje fantazi

  6. Tirana says:

    Ka ardhur koha e nje lufte tjeter e gjithe bota e civilizuar kundra religjionit me te qelbur arabo- mysliman per kete duhet nje Hitler i dyte qe nuk bashkohet me me injorantet mysliman kundra Hebrejve, por me boten e inteligjences kundra mesjetarve qe jane te njellojte si qente e terbuar, qe duhen shfarosur neper fura si ato te Hitlerit.

  7. Berati says:

    Hitleri ishte armiku me i madh i Vatikanit dhe i krishterimit ne pergjithesi, prandaj edhe e humbi luften.

    1. rebeli says:

      Eshte e vertete. Ka shkrire 200 kembana kishash dhe e zuri me te vertete mallkimi.
      Gjermanet edhe sot jane duke u kthyer ne ateiste (34 perqind jane ateiste te deklaruar ne regjistrimin e fundit te popullsise ne Gjermani)
      Dhe mos besoni ne fene tone ju ateistet shqiptare.

  8. T.G. says:

    po ikni m cfare dreqin beni thoni per Hitlerin sot dhe sflet asnjeri se cfare ndodhe sot ne bote. Njerez vdesin sot nga uje qe skane per te pire e ju flisni ca ka ndodhur me para dreqin tia haj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje