I ati i Luan Memishajt, Imer Avdulla Memishaj (1920-1981) në biseda me të birin mbi këto raprezalje të paprecedenta të cilat i ka njohur nga afër dhe ka patur shumë informacione, i ka vënë theksin inciativës gjakatare të Vizhdan Risilisë.
“I shoqëruar me roja gjermane me triçikla e autoblinda, Vizhdani patrullonte triumfator nëpër qytet duke arrestuar ditën e natën, njerëz të moshave e bindjeve të ndryshme politike. Vetë Balli Kombëtar ishte shokuar nga këto ngjarje”, lexojmë në shënimet e Luan Memishajt për të atin, “në këto arrestime kishte dijeni të plota, madje kishte shtuar rekomandimet e veta edhe vëllai, Pertef Risilia”. Nga ana tjetër, duke u kthyer në artikullin e Petro Markos, bien në sy edhe emra të tjerë të besuar të gjermanëve: “… Na duallnë në piacën e Vlorës zagarët e tërbuar si Xhemil Meço, Pertef e Vizhdan Risilia, Mehmet Alemi me shokë që me hurin e Gestapos në dorë, plaçkitën, vranë, dogjën, çnderuan dhe më së fundi dorëzuan mëse gjashtëqind burra të Vlorës në gojën e kulçedrës gjermane…”.
Është e qartë se këta eksponentë dhe pasuesit e tyre, duke realizuar këtë goditje të tmerrshme për llogari të gjermanëve, njëherësh shfrytëzonin rastin për të kryer hakmarrje personale. Kësisoj përfunduan në kampet e vdekjes nacionalistë, komunistë e aktivistë, por dhe shumë njerëz të papërzier në të ashtuquajturën “politikë”. Fjala vjen, hotelieri Mihal Koçi u mor në hotelin e tij dhe për fatin e tij nuk u mësua më asgjë. Ai vërtet kishte familjarë të angazhuar aktivisht me luftën, por fakti që tek ky tregtar e fabrikant i njohur vinin të hanin dreka e darka edhe oficerë të lartë gjermanë, nuk vleu aspak për ta mbrojtur.
Në kujtimet e mëvonshme, të afërm të tij kanë pohuar se teksa e morën dhe e flakën mbi karrocerinë e kamionit, ata kishin kohë vetëm për t’i hedhur nja dy batanije në ecje e sipër, që të rrinte ngrohtë në qeli. Ishte hera e fundit që e panë.Përse këto raprezalje erdhën pikërisht në këtë kohë? Të intervistuarit rendisin disa arsye, veç qëllimit kryesor që më në fund Vlora “të shtrohej” për interesat strategjike gjermane. Kështu, ata me prirje nacionaliste rendisin edhe disa aksione “të gabuara dhe të papërshtatshme” të guerriljeve komuniste, që acaruan gjermanët. Paralajmërimi i Vermahtit se për një ushtar gjerman të vrarë, do të vriteshin 100 civilë vendas, tentohej të respektohej seriozisht. Për të intervistuarit me bindje të majta, ishte Balli Kombëtar ai që tek e fundit, po dilte haptaz në krah të gjermanëve përballë rrezikut komunist. Por në të dyja rastet, popullsia civile dhe e paprofilizuar politikisht ishte ajo që e pësoi më rëndë.
Studiuesi e historiani vlonjat Bardhosh Gaçe saktëson se dy ishin momentet kulmore të kësaj raprezaljeje: E para filloi më 25 tetor 1943 dhe pas dhjetë ditë rrëmbimesh, njohu një kulm të ri më 6 nëntor. Por duhet thënë se ajo që bie në sy, është numri i përafërt i të zhdukurve dhe mungesa e statistikave të sakta për këtë ngjarje. Rrëfimet flasin për shifra si 600 apo 650, gjithsesi të rrumbullakosura. Gaçe ka bërë një punë të lavdërueshme me listat e të internuarve të kohës së luftës për rrethin e Vlorës. Ai ka mundur të identifikojë mbi 580 emra të internuarish të zonës për periudhën 1940-1944, disa prej të cilëve ilustrohen me faksimile në këtë shkrim. “Nga kjo listë”, pohon Gaçe, “mbi 140 janë ata që nuk u kthyen kurrë nga kampet e vdekjes”. Por sërish mungesat janë të mëdha. Si ka mundësi që gjatë 65 viteve, këta emra vlonjatësh të raprezaljeve të nëntorit 1943 nuk arritën kurrë të identifikoheshin siç duhet? Në fakt, kjo histori e ka njëfarë shpjegimi.
“Nga të internuarit e atyre ditëve”, shkruan në rrëfimin e tij Harrilla Papajorgji, “arritën të shpëtojnë nga skëterra e kampeve të përqëndrimit dhe të kthehen gjallë në Vlorë, vetëm Mit Simoni, Koço Pandi, Nonda Papakosta e ndonjë tjetër”. Por nuk duhet harruar se pas luftës, në hartimin e listave të dëshmorëve e të zhdukurve të luftës, rolin e dorës së parë e kishin bindjet politike. Shumë emra nacionalistësh nuk u përfshinë mes të zhdukurve, ose thjesht u injoruan dhe për ata nuk u interesua njeri. Kështu, shifra mbeti po ajo, por pa emra brenda. Për njerëzit e thjeshtë, pa mbështetje dhe të papërfshirë politikisht, në vitet e diktaturës do të quhej sukses vendosja e emrit të familjarit të tyre në muzeun e Vlorës, që ata të siguronin të paktën ndonjë zanat, se për arsimim të lartë s’bëhej fjalë.
Është e rëndësishme të shtohet gjithashtu se në punën për mbledhjen e të dhënave të këtij shkrimi, është hasur në hezitim si nga ana e organizatave të veteranëve të luftës, ashtu dhe nga krahu nacionalist. Mund të kuptohet ky hezitim, nëse po të kthehemi në ditët e nxehta të luftës, vëmë re se nuk mungojnë kurthet që komunistë e nacionalistë i kanë ngritur njëri-tjetrit. Paçka se të dyja palët, shqiptarë, jo pak herë kanë përfunduar në kampet gjermane. Në këtë prizëm, le të shkojmë pas në ngjarjet e viteve 1943-44.
Që ngjyrimet politike dhe bindjet e eksponentëve të lartë të Ballit Kombëtar ishin të larmishme, e provon edhe rasti i një prej themeluesve të Ballit Kombëtar, avokatit Skënder Muço. Ai, ashtu si Hysni Lepenica (i vrarë në luftën e Grehotit kundër italianëve) kishte reputacion të lartë në rajonin e Vlorës dhe kishte pasur shumë kontakte me komunistët, që kulmuan me Marrëveshjen e dështuar të Mukjes, ku ai ishte delegat. Ndërsa lufta kishte hyrë në fazën finale, Skënder Muço i theksoi gjithnjë e më fort prirjet e tij anglofile. Pas raprezaljeve të Vlorës, më 21 nëntor 1943, pikërisht ai shkroi një pamflet të ashpër kundër gjermanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, me vëllezërit Risilia në krye. Vendosi të shkëputet nga Balli dhe bashkë me Musine Kokalarin themelojnë partinë e parë socialdemokrate shqiptare. Ja çfarë thotë një raport nga arkivat e Vermahtit në Shqipëri përkthyer në shqip, bobina 989, faqja 11: “Në krahinën e Vlorës, kryetari i një lëvizjeje të rezistencës, avokati Skënder Muço, zhvilloi që prej disa javëve një veprimtari të fortë politike anglofile. Sipas hetimeve të marra mbi qëndrimin e tij, ai u kap më 8 gusht (1944) nga anëtarë të Sekretariatit të Vlorës dhe iu dorëzua Shërbimit të Sigurimit. Gjatë aksionit të spastrimit të lëvizjes së rezistencës së zhvilluar në Vlorë dhe rrethet e saj pas kësaj ngjarjeje, u kapën edhe 49 persona të dyshimtë”. Ajo që nuk përmend raporti gjerman, është se kush ja serviri komandaturës gjermane një fotografi të Muços me disa oficerë anglezë, e cila u bë indicia kryesore për akuzën kundër tij. Skënder Muço u pushkatua tre ditë më vonë nga gjermanët në Bubullimë të Lushnjes.
Nuk ka të dhëna se ku përfunduan “49 personat e dyshimtë”. Por Vizhdan Risilia e vazhdoi aktivitetin e tij gjatë pushtimit gjerman. Shohim të ilustruara në këtë shkrim, veprimtarinë e tij si prefekt (gaulajter, e quajnë gjermanët) me këto dy shpallje të datave 2 dhe 4 gusht 1944 në shqip dhe gjermanisht, që njoftojnë për goditjen e rëndë që morën trupat angleze pas zbarkimit të dështuar në gjirin e Spillesë. Në rrethin e bëmave të tij hyn edhe arrestimi i rrethkomandantit të xhandarmërisë shqiptare për Vlorën, Engjëll Vaso, në zyrën e tij cilit hynë befasisht dhe i gjetën në sirtar një ftesë të qarkorit komunist për të bashkëpunuar me lëvizjen. Qarkulluan zëra se Vason e shitën vetë komunistët. Këta të fundit kishin dhënë prova se i hiqnin qafe pa problem edhe njerëzit e tyre: Mynyr Xhindi, Neki Ymeri etj, siç kanë pohuar edhe Enver Hoxha e Hysni Kapo sipas procesverbalit të mbledhjes së Beratit (nëntor 1944). Nuk do të ishte çudi që herë pas here t’i servirnin Vizhdan Risilisë emra “të papëlqyeshëm” për ta, ashtu si kundërshtarët e tyre bënin të njëjtën gjë. Nëse ky element servirjesh hyn edhe në rastin e raprezaljeve të Vlorës dhe kjo përbën një arsye më shumë pse kjo ngjarje ka mbetur e errët dhe e shushatur në thellësinë e viteve, këtë nuk e dimë.
Por ajo që dihet me siguri, është se Vizhdan Risilinë e dënoi me vdekje vetë Balli Kombëtar, dhe ky është fakt. Eksponentët e Ballit në mërgim, hodhën short se kush do ta zbatonte vendimin. I arratisur në Itali pas largimit të gjermanëve, Vizhdan Risilinë e pikasin në Romë. Një ditë të bukur vere të vitit 1946, i ngarkuari për ekzekutimin e tij, Hasan Brahim Lepenica, i afrohet dhe teksa shtin mbi ish prefektin, i thotë: “Bëju të fala 600 vlonjatëve në atë dynja!”
Atentati bëri bujë. Por edhe në këtë rast që nuk mund të kalonte në heshtje, e që padyshim i bën nder atentatorit, regjimi i sapoinstaluar komunist e kishte gati qëndrimin e vet. Po në gazetën “Bashkimi” të atyre ditëve, lexohej një titull i madh me gërma kapitale: “Tradhëtari vret tradhëtarin!”
Sipas disa krahasimeve të përafërta, duhet të jenë të paktën 300 vlonjatë të humbur (me siguri më shumë) në skëterrën naziste të vdekjes, që nuk figurojnë asgjëkundi. Dihet se menjëherë pas Luftës së Dytë e gjatë viteve në vazhdim, të gjitha shtetet europiane nuk rreshtën që kërkuari e verifikuari të humburit e tyre, si ata që u rradhitën në krahun e pushtuesve, e aq më tepër ata që e pësuan prej tyre. Në këtë këndvështrim, rasti shqiptar e gjëma e Vlorës veçanërisht, mbeten të çuditshme e të pakuptueshme. Ndoshta duhet shpresuar se diku në ndonjë cep arkivash, mund të ekzistojë ndonjë listë e plotë e gjashtëqindve të Vlorës. Megjithëse nuk ka asnjë justifikim, le të bëjmë sikur i kuptojmë arsyet “shtetërore” të regjimit komunist: Por si është lënë në harresë kjo ngjarje edhe gjatë 25 viteve të demokracisë?
Nga ana e tij, luftëtari i Spanjës dhe pena e shquar e Bregut, Petro Marko, megjithë dramën e tij personale e familjare, një kalvar i zymtë dhe i tmerrshëm, e bëri detyrën e tij me atë shkrim të “Bashkimit” të 7 gushtit 1945. Ja si i mbyll shënimet e tij Harrilla Papajorgji: “Më habit vetëm një gjë; përse as në kohën e diktaturës, por as sot, për këtë raprezalje të pashembullt as nuk flitet e as nuk përkujtohet me nderimet e respektet e nevojshme njerëzore. Të më falin e të më ndjejnë familjarët e qindra martirëve të tjerë, që duhet kërkuar imtësisht e gjetur në arkivat e kohës, por duhet të vihet në vend nderi dhe kujtimi i tyre i paharruar”./Voal.ch
*Dëshmitë janë mbledhur nga studiuesi Albert Kotini. Shkrimi është ripunuar pas një botimi në Revistën Klan, shkurt 2012
sunite te pafytire,perhere ne sherbim te turqeve ,nazisteve,perhere antishqiptare………………….
kete gje kane bere edhe camet ne Greqi,bashkpuntore te gjermaneve….
Kete gje kane bere me 1944-en edhe çamet qe sot jane 70-80 vjeçare ,ndaj greket e mençur nuk i lejojne as te shohin shtepite e tyre te rrenuara ne Cameri.
Greket jane homopederaste me themel.
Ne Larisa shqiptaret e shkrete skuqeshin nga turpi kur permirrnin se meshkujt greke me shikime laqmitare benin si benin e syte ke palla e shqiptarit mbanin.U be problem kjo gje nder shqipot sa te shkretet vraponin ne shtepi te shurronin se greku i zinte puni ne halete publike e i bente shqipot me turp/
Une nuk jam nga cameria e shyqyr qe nuk jam as cam e as grek po ne se do isha cam do e kisha marre hakun tim disa here se qe ta kuptojne keto greket e mutit ne ketu kemi grek sa te duash dhe do e nxirrja inatin ke ta.
sidoqofte muhabeti dua te them se mut e grek te mire nuk ka.
Grekerbyqiret jane krijesa te shemtuara , jo vetem ne fetyre, por edhe te deformuar ne gene…Frikacake deri ne palce…Sheeett se erdhen ata….turqit ! Ju kane vene nenat tuaja ne gjume! Ju ka hy thell
Alqi koçiko fute ne byth kte artikullin tend te menderosur po na tregon qe balli komtar kishte denuar me vdekje spiunin dhe bashkepuntorin e nazizmit, o idjot o injorat i shpifur balli ishte aleati me i ngusht i Hitlerit dhe ka vrar me mijra djem e vajza partizane qe luftonin per çlirimin e vendit, prandaj mas luftes PKKja çin gjeti e pushkatoj nga balli por u tregua tolerante megjithate se vrau vetem kryesoret,mjaft o majmuna shuqyr qe keni te drejt te shkruani dhe jeni hedhur ne sulm te rregulloni biografin si tradhtar te kti kombi me breza,doni te lani mutin me shurr o turpi kti kombi qe ju njohin te ter dhe nuk ju beson askush perveç ndonje gomari,historin e njohim tashme e ke dhe neper filma SALI PROTOPAPEN me shok,hapi syt.
O shshqikoqja,
Te rroje Italiani dhe Gjermani qe bashkuan Shqiperine dhe eliminuan ujerat e zeza komuniste…Po ti si ckle muti i shpetove pusetes..
Raprezalje??!! Jo, jo, ishte “dashuria” e madhe e qeverise te “patrioteve” si Lef Nosi me “doren e ngrohte” te Gestapos per popullin!
Ja monumentet e tyre, te Eqrem Vlores dhe Lef Nosit “nderojne” Vloren e Elbasanin!!!!!!!!!!!!!!!
Lef Nosi nuk dinte gje se merrej me mbledhje pullash ne ate kohe.
pershendetje kjo eshte nje gje e vertete gjyshi im vezhi kollazi nenpunesi i gjendjes civile te vlores u burgos ne dakau ne nentor te vitit 1943 nga gjermanet ..
dhe nuk u kthye kurre me
Nqs Shqiptaret zgjidhnin te bashkpunonin me aleatet si Anglia, Greqia, SHBA e jo me fashistet italiane, nazistet gjermane e me vone me komunistat sovietike tashi do ishin ne gjendje me te mire sociale edhe ekonomike. Mua me ben pershtypje si ka ne Shqiperi njerez qe flasin me gjuhe te mire per ballin kombetar apo legalitetin, ata ishin arsya qe shqiperia hyri ne bllokun lindor, sepse e lan vendin ne dore komunisteve.
balli kombtar ka qen tradhtija e kombit.
ata ishin vrases te shqiptarve qe luftonin kunder pushtuesit.
enveri beri gabim qe nuk i shfarosi 100 per 100 ata qe te mos kishte genjeshtare sot nga rradhet e tyre.
klyshet e ballistve te djeshem jan ata shqiptarqire qe sot te tradhtojn rrugve te botes kudo qe ti hasesh.
sikurse ishin ballistet e djeshem bashkpuntor te t hujve ,edhe pinjollket e tyre te sotem po ashtu spiuna te t’hujve jan.
jua qift enveri ropt ballistve!!!!!!!!!
si sunit[kujtoj se ballistet ishin 100% sunite shqipfoles] qe ishte edhe Laveri nuk ishte me i mire se ballistet,kete e tregoi me shkerdhim per 45vjt te shqiptareve,duke i vrare,interrnuar,burgosur etj…………
Jam i bindur se Sali Berisha nuk e ka ditur kete histori,se po ta dinte 600 vlonjatet e zhdukur ne kampet e perqendrimit nazist do t’i quante tradhetar ,ndersa 2 vellezrit Risilia do t’u kishte ngritur monumentin ne mes te Vlores. E do thoshte : ” Me degjoni muuuuuuu. Keta dy vellezerit shpetuan Vloren nga 600 rrebelet komunist” E pas tij do buzqeshte adolishenti Lulzim Basha ,kurse nje Mark uku ne kete moment i fshinte kepucet Saliut…….
SS nuk kane bere krime ne Shqiperi ne Shqiperi jane pushkatuar vetem zagare te komunizmit qe ishte nje dicka e drejte ti kishin zhdukur fare te gjithe ate pjelle te poshter do te ishte nje madheshti sepse e pame se cpesuam nen rregjimin e zagareve te komunizmit pra krimet ne Shqiperi nuk ishin kunder rracaes shqiptare por kunder njerezve me ideologji te kundert nga Fashizmi nje dicka qe u zbatua edhe ne Gjermani kundrejt cdo gjermani qe ishte kunder kesaj ideologjie por eshte e kunderta ne Serbi dhe mbi te gjitha ne Greqi u krimet e SS u kryen per shkak RRACOR pra sipas teorise ARIANE keta popuj nuk benin pjese ne kete kontigjent te rraces se bardhe Serbet sepse vinin nga Stepat e Uraleve kurse Greket kishin nje perzierje me shume rraca te tjera mbi te gjitha te Lindjes se Mesme ku kete mund ta verem shume mire edhe sot tek kjo popullsi hibride
Ore lereni sistemin komunist se nuk ekziston me por meruni me kte sistemin tjeter Berisha-Rama -Meta me shoke qe po na zhvasin e pijne gjakun dita dites..Ju trima pas tastjerave te kompjuterit po tè kishit bythe e permbysnit regjimin e asaj kohe e nuk derdellisnit sot!!!
shoku Harilla qenka bere realist, me mire mos fol or derzi se ti je projektuesi i tufezimit ne fundin e viteve 70-te. Do thote dikush c’mund te bente shoku Harilla, te luante indiferentin si shume burra te tjere.
Ehhh mor Gino djali,kur meresha une me tufezimet ti akoma nuk ishe ne topet e babait tend,nuk e di ndoshta ishe ndonje peme molle ose limoni…ndaj mos u mer me kto pune he kari xhait!!