Gjykata e Shkodrës e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm autorin e vrasjes së dy turistëve çekë, Sokol Mjacaj.
Më herët autori kishte kërkuar mëshirë, duke rrëfyer edhe dinamikën e ngjarjes tronditëse.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 korrik të këtij viti në Dukagjin, ku Michal Svatos dhe Anna Kosinova u gjetën të vrarë në automjetin e tyre. Pas hetimeve policia zbuloi menjëherë autorin e krimit, Sokol Mjacaj, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte lënë qelinë.
Gjykata hodhi poshtë kërkesën e Mjacajt për gjykim të shkurtuar. Ai ka rrëfyer se nuk ka dashur të vrasë turistët, por vetëm tu merrte atyre makinën.
Dy ngjarje gati identike , por denimi ndryshon :
– Para 1 viti , Konstandin Xhuvani vret 4 persona. Kerkon gjykim te shkurtuar dhe pranohet nga gjykata. Ne fund denohet 35 vite burg.
– Para disa muajsh Sokol Mjacaj vret 2 turiste ceke. Kerkon gjykim te shkurtuar por nuk I pranohet. Denohet me burgim te perjetshem.
Ndonje qe merr vesh nga ceshtjet juridike , a mund te ma shpjegoje ku ndryshojne keto krime qe u denuan ndryshe nga njeri tjetri ?
E ka te perseritur.