Policia e Tiranës ka njoftuar shoqërimin e 1 personi, i cili dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka dërguar një e-mail kërcënues në adresë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Mesazhi është dërguar nga një adresë me emrin “Brigadat e Kuqe” në orën 10:44 të paradites së të shtunës dhe përmbajtja e tij nuk lidhet me ideologjinë e këtyre grupeve komuniste, por përcjell një mesazh kërcënues me prapavijë fetare dhe në të lihet të kuptohet se pas sulmeve në Paris, është radha e Tiranës.
“Tani e keni radhën ju! Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundër shtetit islamik. Do dridheni dhe do gjunjëzoheni para Allahut”, shkruhet në mesazh.
Nuk kane faj” keta psikopetr, por ata we i mesojne. Keta jane viktima te edukimit. Nuk behet kontroll i librave fetare we futen ne Shqiperi si edhe nuk behet kontroll i xhamive.
Komunistet(Br e kuqe) ne bashkepunim me Allahun !!!-Dmth djalli u be bashke me Zotin ?!-Per te qare e per te qeshur me keta MJERANE.