Qeveria ka vendosur të shtyjë edhe me një vit vendimin për të nxjerrë jashtë qyteteve lojëra e fatit, kryesisht kazinotë.
Propozimi është bërë nga deputeti socialist, Pandeli Majko, i cili kërkoi që afati të shtyhet për më 31 dhjetor të vitit 2017, ndërsa afati i mëparshëm ishte 31 dhjetori i vitit 2016.
Në komisionin parlamentar të Ligjeve është diskutuar neni përkatës, ku e pranishme ishte edhe zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj, e cila sqaroi se brenda qyteteve do të jenë vetëm bastet sportive.
Por, kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj tha se zgjidhja e vetme është mbyllja e tyre. Kjo do të shkaktonte qindra të papunë, thotë zëvendës ministrja. Ligji është dërguar në Kuvend prej 6 muajsh, ndërsa u miratua vetëm me votat e mazhorancës. Fatmir Xhafaj abstenoi. Kujtojmë se në Tiranë janë 12 kazino dhe katër bingo të licencuara.
Debatet:
Xhafaj: Çfarë problemi ka që ta pengojë qeverinë të vendosë një moratorium për lojërat e fatit, e t’i mbyllë plotësisht lojërat e fatit? Vetëm kështu mund t’i disiplinojmë lojërat e fatit!
Beqiraj: E kemi diskutuar por tashmë është industri e ngritur që punëson disa njerëz. Nëse do të vendosim moratorium do të ishte një vendimmarrje ekstreme. Është një industri botërore jo shqiptare. Lojërat e fatit janë edhe në Evropë dhe me këtë projektligj duam ta kthejmë nga plagë sociale në mjet argëtimi, ta disiplinojmë me ligj. Ka rreth 5600 të punësuar
Xhafaj: Lotaria kombëtare nuk ka shumë punonjës pse duhet lënë. Është problem financiar apo social për vendet e punës që mbylleshin.
Beqeiraj: Problemi social nuk zgjidhet me masa drastike. Në këtë industri janë investuar para nga bizneset. Marrja përsipër e mbylljes totale të tyre mund të zgjidhte plagën sociale por do të sillte një problem ekstrem
Beqiraj: Me ketë ligj mundohemi ta kufizojmë pa marrë vendim ekstrem. Të ardhurat në vitin 2013 kanë qenë 3.6 miliardë dollarë në 2014-ën 5.4 miliardë lekë. Ligji ndryshon metodën e taksimit. Taksim i do të jetë mbi fitimin bruto, çka do sjellë më shumë të ardhura . Në Tiranë ka 4 licenca bingo dhe 12 kazino. Kryesisht lejen e kanë pasur pa afat. Çdo lojë fati online do jetë e lidhur me njësinë, ne do shohim sa është xhiroja dhe në bazë të saj do të taksohet
Bylykbashi: Pse s’i hiqni të gjitha lojërat e fatit jashtë qyteteve?
Beqiraj: Po heqim kazinotë, kemi lënë bastet sportive me distancë 200 metra nga qyteti.
Bylykbashi: Pse ka preferncialitet dhe klientelizëm? Ata që kanë kohë të caktuar nuk ndërpritet…
Beqiraj: 1 vit kohë të lëvizin nga qendra e qyteteve.
Majko: Mos është e nevojshme ta shtyni me 1 vit, pra nga 31 janari 2016 në 31 janar 2017 lëvizjen e kazinotë në zonat turistike?
Beqiraj: Ky do afat do të rishikohet./ Dita
Pordhe me rigon. Problem social mbyllja e lojrave te fatit. Rama ne fushate tha ti mbyllim se po vjedhin parate e shqiptareve tani na del qe qenkan te punesuar 5600 punetore. Po a e keni idene se sa familje kane marre ne qaf lojrat e fatit o te marre? Turp tju vije jeni koke e kembe te shitur te bizneset e gangestereve. Turp, turp, turp. Maskarenj qe sbajtet asnje premtim.
Xafaj nuk kupton nje gje, poe ndalove bixhozin me ligj si kohe te enverit ai do zhvillohet bodrumeve dhe klandestin. do kete me shume te ardhura per krimin dhe me shume probleme rrugeve. Te studioje ci ndodhi amerikes kur ndaloi alkolin, ishte periudha e arte e Mafias italiane ne amerike kur dhe u fuqizua financirisht aq sa korruptoi senator e kongremene dhe me ato para ju fut trafikut te droges me vone. bixhozi te lejohet i kontrolluar nga shteti
O shoku, Nqs njerezit do lozin bodrumeve, leku do mbetet prape ketu dhe nuk do ike jashte Shqiperise. Nqs luajne 4 veta, fiton njeri prej tyre dhe jo mafia nderkombetare.
Nqs jane 5600 te punesuar, keta punojne per per te drobitur 560000 njerez te tjere.
sasia e te ardhurave qe prodhojne lojrat e fatit per shtetin eshte shume here me vogel se kostoja e mbajtjes ne burg e njerzeve dhe krimit qe prodhojne lojrat e fatit
keta hane mut kot se lojerat e fatit i kontrollon Olsi Rama me Leskajn…U fol qe do mbylleshin para ca kohesh dhe u be zhurme u mbyllen e u hapen prap vetem se ndryshoi destinacioni ku derdhej perqindja.mjere populli
Verehet qarte se keta politikanet dhe zv.ministraja jane te lidhure kembe ekryqe me padrinot e lojrave te fatit ,,,,,,,,,,,, nqs do te mbyllen keto per nje periudhe 3-vjecare , vertet do dalin pa pune 6000 veta , por ama do shpetojne 2000000 te tjere bashke me keta 6000 , se dhe keta qe punojne atje pjesa me e madhe I lene leket atje ,,por problem qendron se te gjithe ata qe I kane keto lojra fati jane persona me precedent penal , dhe nuk mundet te mbyllen keto vetem per nje arsye shume te thjesht krimineleve do ju priten te arrdhurat, dhe automatikisht zarfat per keta qe po diskutojn qe te shtyhet afati I mbylljes ,, por kam nje deshire I urroj te gjithe keta politikanet qe femijet e tyre do zoti te perfshihen sa me shpejt dhe shijojne kenaqesin e ketyre lojrave ,,,turp turp per kete qeveri qe nuk di te vendose doren ne plage , e cila nuk ka ndonje ndryshim, ndermjet qeveris se saliut e cila e ngriti kete industri dhe kesaj qeverie te sotme e cila po e konsilidon kete industri