Mat, tritol për herë të dytë makinës së ish-kreut të komunës

18 Nëntor 2015, 11:01Kronika TEMA

I vihet eksploziv mjetit të ish-kreut të komunës Baz në Mat.

Lënda plasëse tritol mësohet se ishte vendosur në krahun e djathtë të shoferit, por ka shpërthyer vetëm ndezësi.

Mësohet se ka qenë vetë ish-kreu i komunës që konstatoi lëndën plasëse para se të hipte në makinën e tij, që e kishte të parkuar përpara pallatit.

Menjëherë ai lajmëroi policinë për rastin dhe në vendin e ngjarjes mbërritën forcat xheniere, që bënë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Kjo është hera e dytë që ish-kryetarit të komunës Baz në Mat i vendoset eksploziv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje