Vrasja në Linzë: Ja rrëfimi i Emiljano Tashos në sallën e gjyqit

17 Nëntor 2015, 17:56Kronika TEMA

“Arrest me burg” i caktoi masën e sigurisë Gjykata e Tiranës, Emiljano Tashos dhe Erjon Biraçit, të akuzuar për vrasjen me paramendim të Enton Nikajt, në parkingun e një lokali në Linzë.

I dyshuari Emiljano Tasho, para gjyqtares Rexhina Merlika nuk pranoi të jap shpjegime për ngjarjen, por avokati Alfred Duka këmbnguli se vrasja ka qenë e momentin dhe jo planifikuar.

Avokati i tha gjykatës se klienti i tij, Tasho së bashku me tre shokët kishin hëngër drekë në lokal dhe në ikje janë takuar në parking me viktimën Enton Nikaj dhe të dëmtuarin Ismet Gaxherri, raporton ABC News.

Sipas avokatit, pas sherrit fizik në parking, klienti i tij ka nxjerr pistoletën duke goditur në kokë Gaxherin me qytën e saj dhe në momentin që ka dashur të bëj të njëjtin veprim edhe ndaj Enton Nikaj, shoku i tij Mirsad Kuçana, i ka lëvizur dorën duke bërë shkrepje të pavullnetshme.

Për këtë fakt, avokati tha se gjatë fazës hetimore do të provojmë se vrasja ka ardhur nga pakujdesia pasi nuk ishte qëllimi të vritet Enton Nikaj. Këtë argument kundërshtoi prokurori, i cili tha se vrasja është kryer me paramendim nga Emiljano Tasho, duke dorëzuar si provë material pamjet filmike të parkingut ku u krye vrasja.

Gjyqtarja pasi dëgjoi palët i caktoi Emiljano Tashos masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të afateve. Po të njëjtën masë gjykata i caktoi edhe Erion Biraçit, personi që strehoi pas krimit të shpallurin në kërkim Emiljano Tasho. Vetë i arrestuari Biraçi tha se nuk e dinte se shoku i tij ishte në kërkim.

Avokati Erind Germenji, kërkoi nga gjykata një masë më të butë, me argumentin që klienti i tij është përdorues i rregullt i lëndës narkotike për të cilin edhe mjekohet me metadon. Për ngjarjen e ndodhur në Linzë, është shpallur në kërkime Bujar Hasani dhe E. Martinaj.

7 komente në “Vrasja në Linzë: Ja rrëfimi i Emiljano Tashos në sallën e gjyqit”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Kerkon mase sigurie me te bute “AVOKATI” se e ka klientin perdorues te rregullt se lendes narkotike.. Ai me pisqolle ne xhept e te hap kafken ky thote gjynah I shkreti vuan nga stresi.. Edhe avokatura ka marr fund..

  2. laguna says:

    Hej avokato leshi, mos na i nxirni kriminelet jashte . Faktet kane treguar ,qe ata sa dalin bejne krime te tjera . Mjaft e shkrive talentin me mbrojtje te rreme .

  3. i says:

    Hengsh turinjte e tu. Gazetar bole. Kishte grene jo kishte henger

  4. niκο says:

    Nuk kishte grene o kafshe… I… Kishte ngrene

  5. Asim Semani says:

    Ekuacion te veshtire ka zgjidhur ky avokati duke bere kronologjine e ngjerjes dhe kur te hamerret pala e viktimes pas disa vitesh ky zotria fut bythen ne gardh bashke me gjyqtarin dhe prokurorin e çeshtjes.

  6. toni sport says:

    Ore cfare flisni po detyra e avokatit ajo eshte te nxjerr pa lagur klientin e vete.

  7. shqiponja says:

    MAS thenieve te kti avokatit po ishe i droguar vrit çin te do bytha dhe del pa faj se kurohesh per drog,po pse nuk vrau veten kur ishte nen ndikimin e lendes narkotike ky djali po vrau ate tjetrin,ai qe esht i pa pergjegjshem dhe nen ndikimin e droges o vret veten ose vret çin i del perpara, ky nuk vrau as veten as shoket por ate qe desh te vriste,o avokat i leshit çesht kjo llogjik,mer nje polic profesionist dhe provije ai te gjuaj nje objekt me qyten e pistoletes dhe ti levizi doren do ta shikosh shkrep pistoleta apo jo,pastaj as njeri nuk e mban fishekun ne goj te pistoletes ky e ka mbushur ne moment,ksaj i thon iku qe iku ai tjetri oburra te xhvasim noj lek nga krahu varsesit pun SHqiptaresh vari teneqet beni siç keni ber kto vite demokracie se nuk e ndryshon kerkush at lloj bote ne SHqipri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje