Superaksion i policisë: Shkatërrohet grupi me 30 vetë në Tiranë, mes tyre edhe femra

18 Nëntor 2015, 20:32Politika TEMA

30 persona janë vënë në pranga dhe mes tyre ka pasur edhe femra.

Është ky superaksioni i Policisë së Tiranës që ka shkatërruar një grup të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Policia ka zbuluar edhe një pikë të përgatitjes së heroinës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Tiranës ka përmbyllur orët e fundit operacionin më të gjerë anti-drogë të kryer vitet e fundit në Shqipëri.

Falë një pune të gjatë hetimore, është shkatërruar një ndër grupet më të strukturuara të shpërndarjes së narkotikëve, duke nisur nga Organizatorët, Koordinatorët dhe Shpërndarësit e drogave të forta në rrugët e kryeqytetit.

Strukturat Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë zhvilluar operacionin e koduar “EPILOG” në drejtim të goditjes së veprimtarisë kriminale të shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Tiranës.

Si rezultat janë ndaluar, arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 35 persona, si anëtarë të një grupi kriminal të strukturuar në shitjen e lëndëve të forta narkotike “Heroinë” dhe “Kokainë” , por jo vetëm, në zonat më frekuente të qytetit.

Kështu, janë arrestuar 25 shtetas:

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas:

–  E. B., 27 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë

–  I. Ll., 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

–  M. G., 27 vjeç, lindur në Itali dhe banues përkohësisht në Tiranë

–  A. O., 24 vjeç, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë

–  R. M., 22 vjeç,  lindur në Pukë dhe banues në Tiranë

 

Si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas të tjerë:

 

–  R.D, 21 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

–  A.Gj, 35 vjeç, lindur në Milot e banues në Tiranë

–  E.M, 24 vjeç, lindur e banues në Tiranë

–  B. J., lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

–  M.A., lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

Ky operacion është finalizimi i një hetimi 6-mujor kryer nga Seksioni Kundër Narkotikëve në drejtimin e Prokurorisë ku është dokumentuar veprimtaria kriminale e një prej grupeve më të mëdha të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë.

Nga hetimi ka rezultuar se ky grup kriminal ka vepruar në disa zona të Tiranës, si “Shkolla e Bashkuar”, rruga “5 Maji”, “Tirana e Re”, rruga “Fortuzi”, lagjia “Laprakë”, dhe zonë e ish-Bllokut.

Për një periudhë 2 vjeçare mendohet se ky grup ka shpërndarë lëndë narkotike me vlerë tregu rreth 900 mijë euro.

Gjatë zhvillimit të operacionit të shtrirë në kohë dhe hetimit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

–  1 kg dhe 50 gram Heroinë

–  180 doza kokainë

–  1 armë pistoletë e markës Zastava

–  150 fishekë

–  10 automjete të markave të ndryshme

–  30 telefona celularë

–  10 mijë euro, peshore elektronike.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurosrisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Prodhim shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim“, parashikuar nga neni 283/2 i K. Penal.

 

20 komente në “Superaksion i policisë: Shkatërrohet grupi me 30 vetë në Tiranë, mes tyre edhe femra”

  1. Hyqmet Hasko. says:

    Pune e bukur,,,ishalla marrin lavderime nga Liu i ambasdes Amerikane..HAHAHA

    1. Tahypi says:

      Ata qe jane kapur I jepni me emra… po ata qe jane ne kerkim pse me iniciale? Apo keni frik se mos ua kap policia edhe ata?

      Dobica njerez!!

    2. LIKE XUMARAJA says:

      Po e ka Lu more, e ka Lu, Lu, e ka Lulush fare.

  2. Tunxh, bir says:

    E kan dash per perdorim vetjak qafirat

  3. Spiro says:

    Pune e shkelqyer e policise se Tiranes ! Profesioniste te vertete . Urimet me te mira nga ne qytetaret e Tiranes .

  4. enter''" says:

    Pergezime Policise.

  5. Selim Rroshi says:

    Mire tja bejne te gjith te arrestuarit kane refuzuar vendet e punes qe ju dha rilindja.

    1. LIKE XUMARAJA says:

      Selim Koroshi

  6. portokalipsi says:

    shumica jane denuar per te njejten veper penale dhe me pare,futini brenda nja 20 vjete pastaj do shohesh qe sa te dalin do shesin misra ne ane te ruges

  7. LORA says:

    Respekt dhe mirenjohje per punen e Policise se Tiranes.

  8. Anonim says:

    Po pse mereni me kto qe e shesin me gram e nuk kapni kto te Rilindjes qe e fusni me kile.Populli varfer do bej cdo gje per te mbajtur familjet me buke.

    1. nick says:

      Po ke te drejte! Populli i varfer, per buken e kalamajve do t’i bej te gjitha; droge, vjedhje vrasje, vetem pune mos jete, nga ato qe te dhembin kerbishtet….

  9. arta says:

    e këto komente që justifikojnë njerëzit e krimit unë nuk i kuptoj…prandaj s’guxoni as të dilni me emër, anonim…I lumtë policisë…kështu vepron shteti.

  10. shvejk says:

    Me kto tru qe paske, shyqyr qe qenke anonim. Sepse idiote jo anonime kemi sa te duash.

  11. kashi says:

    ju i arestoni por prokuroria le pas tre muajsh te lire

  12. Anonim says:

    Popull legen kemi qene dhe popull legen do vdesim.Dhe irritohemi se bota eshte rraciste me ne,merzitemi se na shan greku e serbi..Po mir o ju te zgjuarit e rilindjes se hajdarit meqe policia qenka kaq e zonja pse nuk kap ate qe e fut me kile ne Shqiperi.

  13. Tomorri says:

    Respekte dhe bravo policise se Tiranes.
    Ja ku del dhe qellimi qe Edi Rama nuk do te beje ndryshime ne qeverise ministrat kane planet e tyre per te realizuare more njerez qe nuk ju mbyllet goja nje here.

    Bravo biri i vertete i Tiranes Sajmir Tahiri,pushka top tu befte per te miren e atij shteti dhe atij kombi.
    Ne brime te miut gjeje dhe nxirri keta kreminele vrases dhe kurre mos beni falje se keta jane me te rrezikshem per brezat qe vijne.

  14. Iliria says:

    Aurora… 28 vjeç ??? Mashkull me emer Aurora, hera e pare qe degjoj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje