Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vlerësoi gjetjet e Progres-raportit të Komisionit Europian për punën e policisë dhe tha se dokumenti është lista e detyrave që ka në tavolinën e punës, MPB-ja.
Ministri theksoi nevojën e reformës në drejtësi, pas rezultateve të strukturave policore.
“Konstatimi se bota e krimit është më e pasur se policia, vlen për çdo vend por më shumë për Shqipërinë.
Është kjo asryeja pse ne besojmë se mundësia më e mirë për të luftuar kriminalitetin, është varfëria e botës së krimit. Ndaj ne në 2 vjet i kemi shkuar pas botës së krimit, duke u hequr mbi 50 milion euro asete kriminale, pa përfshirë aksionet kundër lojëraev të fatit, informalitetit, ndërtimeve pa leje”, tha Tahiri.
Ai shtoi se progres-raporti vlerëson puna e policisë, por theksohet nevoja për të luftuar pandëshkueshmërinë, pra nevojën për reformën në drejtësi. Këtu ministri tha se ngritja e Byrosë pritet të japë rezultate në luftën anti-korrupsion.
“Byroja Kombëtare e Hetimit do t’i japë zgjidhje procesit nga do të kalojë rruga dhe njerëzit e duhur për ndjekjen penale ndaj zyrtarëve të korruptuar”, u shpreh Tahiri.
Ministri iu referua dokumentit të KE-së për të rikujtuar shifrat dhe rezultatet në luftën antidrogë, sidomos operacionin në Lazarat në 2014.
Më tej ai veçoi reformën 2 vjeçare në strukturën e policisë.
“Në 2013, Progres-raporti theksonte problematikën në lëvizjen e shpehstë të punonjësve të policisë. Ndërsa këtë vit, vlerësohet miratimi i Ligjit të ri të Policisë së Shtetit. Këtu kujtoj se kemi gjetur policinë më të plakur, më të paarsimuar, dhe të gjitha këto i kemi adresuar duke rekrutuar djem e vajza të reja dhe në kurrikulën e Akademisë së Sigurisë”, tha ministri.
“Është bërë punë në kuadër të luftës kundër trafikimi të qenieve njerëzore duke nxjerrë vendin nga lista e turpshme e vëzhgimit, të DASH”, theksoi Tahiri.
Në fund edhe një mesazh i ministrit të Brendshëm për opozitën, e cila në 2 vite e ka patur në qendër të akuzav, madje pa marrë ende detyrën.
“Opozita mund të zgjedhë rrugën e shpifjes, por jo ndaj punonjësve të policisë që rrezikojnë dhe sakrifikojnë shumë për të ndërtuar sigurinë në vend”, e mbylli deklaratën Tahiri nga selia e Kryeministrisë.
z.tahiri,perderisa policia nuk i ka qi robt tfgs,nuk keni bere asgje.