Sulm terrorist në Bosnje/ Vret dy ushtarë, plagos 5 persona dhe vetëvritet

19 Nëntor 2015, 09:02Rajoni TEMA

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë në Sarajevë.

Një person i armatosur ka vrarë dy ushtarë dhe ka plagosur pesë persona të tjerë në periferi të Sarajevës në Bosnje, ndërsa u vetëvra kur policia rrethoi banesën në të cilën ishte fshehur.

Autori i sulmit është identifikuar si Enes Omeragiç, një mbështetës i Lëvizjes Salafi, një ideologji ultrakonservatore e islamit, e cila shpesh promovon xhihad të dhunshëm.

Sulmi ka ndodhur në një dyqan bastesh në rajonin Rajlovac, ndërsa në tentativë për tu larguar autori ka qëlluar edhe në drejtim të një autobusi me pasagjerë.

Pas kësaj ngjarjeje Qeveria e Bosnjës ka thirrur një seancë urgjente.

“Nëse vërtetohet se është terrorizëm dhe ka mundësi që kështu të jetë, atëherë kemi një situatë të pasigurisë së përgjithshme të qytetarëve dhe duhet të veprojmë shpejt dhe me efikasitet”, ka thënë Ministri për Siguri i Bosnjës, Dragan Mektic.

5 komente në “Sulm terrorist në Bosnje/ Vret dy ushtarë, plagos 5 persona dhe vetëvritet”

  1. Albania says:

    filluan islamiket e Bosnjes luften e Kalifatit

  2. Klimax says:

    Si po vete ndertimi i residences se qeverise se ardhshme islamike me kater minare gjigande ne qender te Tiranes me bekimin e Erdogan? Po i pershpejton punimet “vella” Edi Rama?
    Lufta e sapo nisur nuk pret per vonesa! Islami pretendon Vatikanin, Madritin, Parisin e deri Londren, per Tiranen, Prishtinen e Sarajevon qe e quajne token dhe popullin e tyre do shqetesohemi??!!

  3. portokalipsi says:

    skan folur xhihadistat qe veprojne ne shqiperi akoma apo presin ok nga baba tomori erdogan

  4. Realiteti says:

    Duhet sa me shpejte qe te jete e mundur te kontrollohen te gjitha burimet financiare te xhamive,kishave dhe tempujve tjere te besimeve genjeshtare.Vetem keshtu mund te ndalohen infiltrimet dhe ndikimet radikale te agjenturave terroriste ne besimet radikale.Ti thuhet stop ndertimit te tempujve dhe falletoreve te besimeve genjeshtare.Ti thuhet stop pranimit te refugjatve arab dhe afrikan,qe ne mesin e tyre ka Terrorist dhe kamikaz te rrezikshem.Nga regjionet e lufterave vijne edhe njerez qe kane lidhje me keto Gruppe te rrezikshme.Shtetet ballkaniuke jane te mbushura me huligan,rrugac,vehabist,xhihadist,terrorist ortodoks etj.

  5. kuq e zi says:

    Z.klimax
    Kalifati kerkon edhe stambollin pse nuk e permend???
    Apo ate e ka merak janulla me magaidene
    Gjarpri nuk i tregon Kembet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje