Mihal Zallari
Gazeta Kombi, 22 Dhjetor 1943
Qysh prej shekujsh vazhdon lufta midis këtyre të dy botëkuptimeve. Kjo luftë filloi aty nga i XII shekull me Kartën e Madhe. Filloi në mënyrë të dukshme kur populli englez vendosi të shkëputet prej ndikimit së kishës universale. Lufta vazhdon e ashpër edhe sot nën forma të ndryshme. Nga ana e universalistave lufta bëhej dhe bëhet në bazën e një arsyeje shumë herë gjeniale, por gjithmonë arësye të ftohtë dhe spekulonjëse. Kurse nacionalistët i ka shtytur instikti, kishte me thanë vetë natyra. Natyra i do individet, do shumëllojshmërinë ndër njerëz, ndër kafshët dhe bimët. Për me i dalë zot këtij qëllimi, jo vetëm i ka krijuar racat, llojet e kafshëvet dhe të bimëvet, por iu ka dhanë armët dhe mjetet ma të rafinuara për t’u mbrojtur.
Universalistat nuk pranojne kufi nga jashtë, por aq më të ngushtë i venë kufijtë nga mbrenda. Flasin për njerëzin mbarë, për ide të përgjithshme, për njësi dhe vllazëri të përbotshme. Forma e universalizmit eshte imperializmi, qofte fetar ose shekullar. Siç thashë imperializmi përdor si parim të domosdoshëm shprehjen: “kufi të gjërë nga jashtë dhe të ngushtë nga brenda”. Që të kuptohemi ma mirë, po iu jap disa shembuj. Çdo fe e organizuar që ka prirje universale thotë: Më fal arsyen tënde, gjykimin tënd dhe unë të zbuloj të vërtetën absolute. Imperializmi shekullar romak ose englez etj., ka thënë ose thotë: falmë urinë tande si individ ose si komb dhe une do të ngreh një shtet i cili përfshin gjithë njerëzinë dhe gjithe dheun, ku do të sundojë rregulli dhe paqa. Komunizmi, një tjetër formë e universalizmit, thotë: Hiq dore nga vëllau tënd i gjakut dhe unë të bëj vëlla me të gjithë njerëzit e kësaj bote. Kjo bie erë diçka si ajo puna e shejtanit, i cili i paska thënë Krishtit: Bjer në gjunjë, falmu mua dhe unë të fal gjithë pasurinë e kësaj bote. Shkurt, çdo imperializëm, në emrin e një ideje universale, kërkon dhe ka kerkuar: Hiq dorë nga personaliteti tënd dhe nga lirija personale. Universalizmi ka patur gjithmonë një fuqi të madhe dhe tërheqëse në njerëzit e ligshtë. Mirëpo njeriu i fortë nuk e pranon. Ai gjen në kraharorin e tij, në familjen e tij, në popullin e tij një botë pa kufi, të cilin ai nuk e shkëmben me gjithë universin dhe me gjithë yjet e panumurt të tij. Nacionalisti i ka vënë vetes kufij nga jashtë, për të ruajtur personalitetin e vet dhe kërkon kufij të gjërë nga brenda, për me qenë i lirë në zhvillimin e natyrshëm të vlerave të tij, të prirjeve të tij, shkurt të karakterit të tij. Kurse universalisti thotë: bëju si unë; nacionalisti përkundrazi lyp: bëju siç je, me fjalë të tjera, qëndro besnik i vetvetes.
E vërtetë që nacionalisti pranon që njeriu ashtu edhe kombi nuk mund të qëndrojnë për vehte dhe të veçuar, se bëjnë pjesë në një tërësi, në të cilën secili është mbështetje dhe mbeshtetet. Por njerëzia, si një tërësi, është e interesueshme dhe mund të lartësohet vetëm atëhere kur individi ose kombi ka dhe di të ruajë karakterin e tij. Nacionalisti i jep një rëndësi të veçantë personalitetit dhe lirisë vetjake. E quan për detyrë të shenjtë të ruajë dhe zhvillojë vlerat e tij; e çmon vehten dhe kërkon që ta çmojnë dhe të tjerët; lyp që ta ketë fatin e vet vetë në dorën e tij; nuk duron të humbasë në turmën e popujve; nuk duron të bëjë pjesë si një numur i një shoqërie anonime; nuk do të fshihet prapa një pseudonimi, por del para botës me gjithë personin e tij përgjegjës, si ai burri i Tepelenes i cili çdo letër e mbaronte me këto fjale: “Unë, Aliu, shkruaj”.
Që ta presim shkurt në një mënyrë konkrete: Ne shqiptaret duam idenë tonë, virtytin tonë, të mirën ose vetveten tonë. Nuk e duam idenë e këtij, atij ose të gjithë botës. Siç thashë, nuk duam të jemi pjestarë në një shoqëri anonime. As duam të jemi dëkorative brenda suazës së një perandorije. Por në një çast fatzi ligështije dhe të krrupës së madhe na sulmoi armiku befas dhe na mashtroi. Hodhi fare të keqe midis nesh dhe organizoi anarkinë e shëmtuar. Ne, që si popull kemi dhënë burra shteti dhe ushtarë të mëdhenj, jetojmë sot turpin, të na heqin nga hunda të huajt! Por krenaria e jonë kombetare na ndalon të organizohemi nën priz të huaj. Vetëdija e jonë kombëtare dhe instikti i vetëmbrojtes na ndalojnë ndër këto kohe fort të rrezikshme të vrasim njeri tjetrin. Mbi te gjitha, nderi i jonë kombëtar na ndalon të gënjejmë, të intrigojmë dhe të shpifim! Jemi vëllezër. Duhet të bëhemi shokë!
Mihal Zallari
Gazeta Kombi 17.10.1943
UAUUUU………..UU!!!!!!!!!!!!!!!
BURRE I MENCUR ……!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Zoti Mihal Zallari kam nje pyetje.
Kur ishte Aliu dhe kur u be Alfabeti Shqipetare?
A mund te ndertohet nje ndertese pa material si tulla,gure,etj?
Keshtu edhe gjuha kur nuk kishte akoma Alfabet ku i gjeti Zoti ali Turku shkronjat e alfabetit?
Çfar meson femija ne fillim,alfabetin?
Arqile,gjuha(materiali) eshte hyjnore dhe jo alfabeti.
Pikpamjen e tij e ka shpreh mjaft mire besoj. Por ky shkrim, nuk asht i shkruar ne 43 kam pershtypjen. Europa ishte nen pushtimin nazi-fashist, ndersa ky, na merr per shembell “Karta Magna” Ky shkrim duket si nonsens, per kohen kur eshte shkru. At’her kishte tema te tjera.
Pyet Pask Milon dhe Ben Blushin se ta spjegojne me mire.
zoti Aqili ne emer te kujt flet ,te gruas apo te gjitonit?
Z.Mihal i le mendimet te pa perfunduara,p.sh.
1- Cilat jane virtytet e shqiptarit?
2-Duam veten tone, por mbi c’parime te duam veten tone?
3- Kush quhet shqiptar?
4- Si e spjegon Mihali faktin qe shqiptare kame shume jashte shqioperise se brenda saj?
5-Keta shqiptare jashte shqiperise a nuk po treten neper bote,duke humbur identitetet e shqiptarit?
Diku lexova: Mihal Zallari ”në tetorin e vitit 1943 u zgjodh Kryetar i Parlamentit shqiptar (periudha 1943-1944). Kjo gjë u bë shkak që në marsin e vitit 1945 ai të dënohej nga Gjyqi Special me 30-vjet burg politik, të cilin e vuajti kryesisht në Burrel.” Shume politikane shqiptare e kane patur dhe e kane tipar kryesor demagogjine. Edhe ai fliste e shkruante bukur, por ne periudhen e pushtimit nazist gaboi shume keq. Per kete nuk mund te merret si shembull udherrefyes i atdhetarise (patriotizmit).
A deshiron ti te kishte shtet shqiptar? Ke merr per shembull atdhetarie (patriotizem nuk eshte fjale shqip): injorantin Enver, xhihadistin komunist Enver, spiunin e serbeve dhe te ruseve Enver, bashkepunetorin e pare ne masakren e Tivarit, urdheruesiun e pare te burgosjeve te mijra shkollareve dhe studenteve shqiptare sapo u “çlirua” Shqiperia londineze, urdheruesin e pushkatimeve te shkollareve shqiptare ne Tirane dhe ne tan qytetet shqiptare? Injorantet dhe spiunet e Serbise, Rusise, Greqise shkruajne siç shkruan ti.
Fati, e ke humbur fillin logjik te vleresimit te personaliteteve dhe ngjarjeve dhe kerkon te na mbushesh mendjen se pastertia morale e atdhetare vjen permes demagogjise dhe bashkepunimit me pushtuesin. Ke mjeshteri te kryesh edhe presion psikologjik kur per solucin pastertie u servir njerezve te zgjedhin mes mu… dhe shu…edhe pse njerezimi ka shpikur sapun e detergjent. Ky artikull mund te botohej ne ditelindjen e Zallarit nga ndonje organ ”te perndjekurish politike” por jo ne diten e clirimit te Tiranes nga pushtuesit e kolaboracionistet!!!
Ato qe ishin kunder xhihadizmit komunist sllav dhe me ate rast edhe kunder kopiles se jugosllaveve me emrin PKSH jane heronjte kombetare shqiptare. Nese Mihal Zallari, Lef Nosi dhe te tjere si ai do ishin kollaborracioniste, te atille do ishin edhe Ismail Qemali edhe Skederbeu dhe te tjere si ato qe ishin qeveritare dhe ushtarake te pushtuesit osman.
Çdo Personalitet, çdo njeri duhet te marre vleresimin dhe ndeshkimin qe meriton.
Ne Greqi, Komandantet e Forcave te Rezistences qe me 1940 i thane Italise Fashiste (Oxi), pavaresisht se me 1941 u bene Kollaboracioniste me Nazistet Gjermane, pavaresisht se u bene edhe drejtues te Qeverise Kuislinge Naziste te Greqise, ata perkujtohen edhe sot.
Ti je i pashkolle dhe nuk ke logjike. Spiun kefenesh.
Fati qenke koqe kandari! Nuk behet keshtu analiza apo vleresimi i njerzeve dhe situates.Komenti yt bje era m…t.
Cili eshte argumenti shkencor yt? Sharja?
Injorantet i njohin koqet e kandarit.
Ja 1 Ideolog Patriot Nacionalist,
I Kundert me F.Lubonjen,
Ideologun Komunist Antikapitalist.