SHBA apel amerikanëve në Tiranë: Raportoni çdo aktivitet të dyshimtë te Policia

23 Nëntor 2015, 09:58Politika TEMA

Rreziku i sulmeve terroriste edhe në vendin tonë, ka vënë në alarm edhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka paralajmëruar qytetarët e saj që të tregohen të vëmendshëm.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare të publikuar që në datë 20 nëntor, Ambasada amerikane i fton ata që për çdo dyshim të njoftojnë Policinë e Shtetit.

“Sulmet e fundit terroriste, qoftë nga ata lidhur me subjekte terroriste, apo autorë të veçantë, të shërbejë si një kujtesë se qytetarët e SHBA duhet të mbajnë një nivel të lartë të vigjilencës dhe të marrin hapat e duhura për të rritur ndërgjegjësimin e tyre të sigurisë.

Ata duhet të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë te Policia e Shtetit duke formuar numrin 129”, thuhet në faqen e Ambasadës amerikane.

2 komente në “SHBA apel amerikanëve në Tiranë: Raportoni çdo aktivitet të dyshimtë te Policia”

  1. valbona says:

    e lane ne dore te amerikaneve spiunimin tani,cpopull idiot sme ka zene syri

    1. Barboon says:

      Nuk e kupton qe Lu Lu po tall BY..n me masat qe ka marre apo ka trumpetuar kjo qeveri e Edi Rames.Se po te ishte Lulzim Basha, Lu Lu e dinte qe sunitet e Bashes e Salehut, nuk do ishin asnjehere kercenim.

      Dhe Lu Lu nuk e di qe spiunet ne Shqiperi apo mileti e ben pa leke kete pune.Plus perhap frike dhe nxit pasiguri te panevojshme ne Republiken Ambsadoriale Banane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje