Bllokimi i produkteve shqiptare/ Tirana i jep ultimatum, Shkupi reagon dhe heq embargon

24 Nëntor 2015, 20:58Rajoni TEMA

Pas bllokimit për të dytën herë brenda një muaji të produkteve shqiptare nga pala maqedonase, Tirana zyrtare ka reaguar duke i dërguar një “ultimatum” autoriteteve të Maqedonisë se, në rast se situata nuk gjen zgjidhje, nga e dita e mërkurë do të nisë zbatimi i reciprocitetit.

Pas qendrimit te pales maqedonase per bllokimin e importit te perimeve te fresketa nga Shqiperia, Ministri i MZHETTS, Arben Ahmetaj zhvilloi nje bisede telefonike me zv.kryeministrin dhe njeheresh Ministrin e Financave te Maqedonise, si dhe me Ministrin e Ekonomise, per t’i kerkuar sqarime mbi ceshtjen dhe per ti bere te ditur qendrimin e Shqiperise.

I pyetur mbi biseden e zhvilluar Ministri Ahmetaj tha se:

Është e dyta herë që unë komunikoj zyrtarisht me palën maqedonase,  edhe para një muaji kur produktet bujqësore u bllokuan në doganën maqedonase për shkak të një rregulloreje, e cila keqpërdoret shpeshherë ndaj produkteve bujqësore shqiptare dhe krijon humbje për fermerët apo për kompanitë që organizojnë eksportin, në rastin konkret të domates. Rregullorja në fjalë e Maqedonisë ka një afat kohore deri në 5 ditë për tu kthyer përgjigje analizash që, siç e theksova, shpesh herë edhe keqpërdoret nga  institucionet dhe unë kam kërkuar sot nga ministri i Ekonomisë së Maqedonisë dhe nga ministri i Financave që situata do të duhet  të zgjidhet menjëherë brenda ditës së sotme. Nëse jo, ne, brenda të gjithë të drejtave që na jep dhe marrëveshja e tregtisë së lirë CEFTA me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, ne kemi të drejtë të ndërmarrin akte reciprociteti ndaj eksporteve maqedonase, importit të tyre në Republikën e Shqipërisë dhe kuptohet që në këtë aspekt jemi në të drejtën tonë legjitime për  ta kthyer aktin një  akt reciprociteti. Sigurisht që nuk është zgjidhja më e mirë. Ne po presim deri ditën e nesërme  kur besoj do të kemi informacion për fillimin e procedurës së ndryshimit të rregullores, e cila do të bëjë të mundur që prodhimet bujqësore të mos presin në kufi por të shkojnë në destinacionet e tyre, qoftë në tregjet frigoriferike dhe kur flas për tregjet frigoriferike, kompanitë që përdorin frigoriferë për të mbajtur produktet e bujqësore, dhe në vendet e përshtatshme, dhe jo të rrezikojnë në prishje dhe në prishje biznesi gjithashtu në doganat e vendit fqinj.

Nëse deri nesër nuk është zgjidhur çështja dhe problemi atëherë ne, bashkëpunim me ministrinë e Bujqësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Doganat, marrim masat menjëherë dhe sigurisht që shpresojmë të mos shkojmë deri atje.

Vendet preken në mënyrë të konsiderueshme në disa lloj shkëmbimesh, qoftë në shkëmbime bujqësore, blegtorale, qoftë në shkëmbimet e lëndëve të para apo edhe në produkte të përpunuara, qoftë industriale, qoftë tekstilesh. Pra, këto janë praktika të cilat kur aplikohet reciprociteti shkojnë në ekstrem sigurisht dhe janë rrjedhojë e veprimit të një pale ose të disa palëve. Maqedonasit e kanë bërë shumë shpesh këtë gjë. Është bërë rrugë. Herën e parë nuk ndërmorrëm masa reciproviteti për të treguar që ne i zgjidhim çështjet në mënyrë bashklëpunuese dhe i ngremë problemet në tryezën e CEFTA-s, ashtu siç e meritojnë çështjet tregtare. Rasti konkret është i përsëritur.

Unë sot zyrtarisht e paralajmërova ministrin e Financave të Republikës së Maqedonisë  dhe ministrin e Ekonomisë. I kërkova të informonin kryeministrin për këtë problem. Më kthyen përgjigje që deri në fund të ditës sot çështja zgjidhet dhe nesër, informacioni i tyre është që fillon përmirësimi i rregullores”, tha Ahmetaj.

Per ministrin e Ekonomisë nuk është vetëm e rëndësishme se sa kamionë janë, e rëndësishme është politika tregtare dhe fenomeni. Pra, jemi në reaksion të një politike të gabuar tregtare që ndjek Maqedonia, që bën një mbrojtje të fshehur të tregut të vet duke nxjerrë barriera jo tarifore të fshehura siç është një rregullore, e cila përkundrazi duhet të lehtësonte tregtinë dhe jo ta pengonte atë.

Por, burime pranë Ministrisë së Ekonomisë bejne me dije se pala maqedonase ka reaguar dhe ka hequr embargon.

19 komente në “Bllokimi i produkteve shqiptare/ Tirana i jep ultimatum, Shkupi reagon dhe heq embargon”

  1. tfgs1 says:

    te shiten ne Turkye e cila sot mori STOP-in e pare ekonomik nga rusia e Putin.
    vezet me glasa nga Shijaku mund te shiten per ”bio” ne Istambul………

    1. tfgs 1 tsobani says:

      do ti dergojme ne athine. tani qe ka filluar dhinamiti dhe andej, edhe mut tju hedhesh e hane

      1. Klajsi says:

        Kta meritojn te njejten gje nga pala shqiptare per heqjen e perdorimif tw portit shqiptare.

        1. Andi says:

          Kjo tregon mbeshtetjen e madhe qe qeveri i jep sipermarrjeve shqiptare. Duke i mbrojtur ato brenda edje jaahte vendit

          1. Janullatos terroristi orthodhox says:

            Shume pak, shume vone

      2. endri says:

        pra edhe kur qeveria shqiptare vepron per interesa te vendit tone ,do ankohemi ?!
        Aman cfare populli jemi !

    2. dulla says:

      TGFS1 ,o loqke patjeter duhet te kesh ndonje diagnoze kronike se nuk ka mundesi qe te mbashe rradhen i pari ne komente ose ose je ndonje krijim i redaksise se temes,edhe nga pamja duhet te jesh i manget

      1. tfgs1 says:

        pe Devolli je o tu mbyllte e mendjes!!??
        ik o loqke mbill ndonje cironke………..

      2. Argita_B says:

        Mos i bie kot ne qaf tfgs, eshte çuni kapterrit qimariot, kerkon babane biologjik se i ka then mamaja qe e kazen me njétjeter kur kapterri ishte me sherbim. Se ze gjumi naten deri sa te gjej babane, nd dhe e ke te parin ketu ne komente. Ah mamane e ka qimariote greke, ja ka ber kapterrit te shkret me hile..Rezultati sot kemi njétfgs ketu.

    3. Agamemnoni says:

      I drejte reagimi dhe shqetesimi i pales shqiptare. Ne rast se perseritet duhet qe edhe ne ti pergjigjemi me te njejten monedhe, te shpallim embargon, pavaresisht fqinjesise dhe nevojes se domosdoshme per bashkepunim.

    4. tfgs sumesakatumi says:

      tfgs, e hengre rrocken sot?

  2. XYZ says:

    shyqyr me ne fund arritet ti tregoni dhembet nje fqinji…

    1. Katunari says:

      Mos eshtë gjë 1 prill??

  3. Liri says:

    Po qijani rracen e ndyre maqedonasve te pabese. Te paken ta tregojme nje here qe edhe ne dime te qime jashte kufijve tane.

  4. kuq e zi says:

    Duhet te ishte bere pas nje ore nga momenti i bllokimit kjo deklarate

  5. albaniafirst says:

    Keshtu I do mushka drute thote populli yne I mencur

  6. Entela says:

    Kercenime Kineze! Mbas dy javesh. E dini sa ishte demi? Te pakten kompesojini

  7. Arber 100% Arjan says:

    Ah o Shqiptare, mos u besnoni ketyre lojrave…. keto jane lojra te monopoleve te krijuar qofte ne Shqiperi, qofte ne Fyrom, dhe biles ne te dyja anet nga Shqiptaret….

    Nga ana tjeter nuk mund te bllokohet krejtesisht fyromi, se eshte mbi 30% Shqiptare, dhe demtohen edhe Shqiptaret ne kete forme.

    Ka menyra te tjera fiskale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje