Isuf Kalo: Enver Hoxha, një pacient i pazakontë. Shëndetësia sot është një kështjellë feudale, që kontrollohet nga baronët

24 Nëntor 2015, 13:06Sociale TEMA

Mjeku i njohur Isuf Kalo, që së fundmi ka nisur edhe një emision shëndetësor në TV Scan, ka dhënë një intervistë për gazetën Dita, ku ndër të tjera flet edhe për shëndetësinë.

Ai thotë se shëndetësia sot është si një kështjellë feudale, që kontrollohet nga baronët.

Ndodh që vendimmarrje për shpenzime disa qindra milionë euro merren në mënyrë të mbyllur, pa diskutime e ballafaqim të hapur me alternativa të tjera që shkencërisht janë provuar si me kosto efektive për maksimalizimin e përfitimit publik shëndetësor.

Sistemi ynë ka nevojë për një proces demokratizues. Proceset demokratizuese kanë depërtuar shumë pak në brendësi të tij. Në gjendjen e sotme ai duket i tipit feudal, i mbyllur në një tip kështjelle; me individ të gjithëpushtetshëm si padronë ose baronë në të”, thotë Kalo.

Ai flet edhe për kohën kur i ka shërbyer diktatorit Enver Hoxha, si mjek personal.

Perse të më bezdisë?! Ndofta përveç faktit jo të pëlqyeshëm që përmendet emri i një ish-pacienti që prej kohe nuk jeton. Për mua ishte pacient jo i zakontë, i cili më besoi, më çmoi dhe respektoi si mjek. Them se njerëzisht, dhe për të mos bërë në kontekstin e sotëm hipokritin, më takon t’i mbetem mirënjohës për këto. I jam mirënjohës edhe sepse nuk më mbajti në ato vite në dispozicion të mbërthyer pas vetes, por më lejoi të krijoj e të shfrytëzoj hapësira për zhvillimin e aftësive dhe veprimtarive të mija profesionale përtej mureve e të shtëpisë së tij e të Bllokut.

Ndërkohë e kam sqaruar publikisht që raportet e mia si edhe të kolegëve të tjerë me të cilët e mjekuam atë, si ekip, kanë qenë korrekte dhe thjesht profesionale.

Madje, nëse flas specifikisht për veten time, mund të sqaroj se ndryshe nga sa ndodhi me disa nga kolegët e atij ekipi, unë nuk u përfshiva as atëherë, as më pas në hierarkinë e “nomenklaturës së lartë” në kuptimin e ndonjë posti apo ofiqi qeveritar, partiak apo parlamentar.

Unë isha, mbeta dhe vazhdoj të jem vetëm mjek specialist. E vërteta është që në kontekstin e kohës dhe të imazhit të personalitetit që ai përfaqësonte, detyra si mjek pranë tij ishte mjaft e lakmuar. Por unë mbetem i habitur që detyra profesionalisht prestigjioze që kreva më pas si ekspert në postin që pata në Organizatën Botërore të Shëndetësisë për Evropën, madje për një kohë prej 15 vjetësh, nuk ka lënë në opinion asnjë mbresë.

Për mua, ajo mbetet arritja dhe krenaria më e veçantë e karrierës time mjekësore. E them pa asnjë kompleks për detyrën pranë Enver Hoxhës, që do ishte më e drejtë e të më përmendin lidhur me detyrën në OBSH për Evropën ku shërbeva edhe më gjatë, që ishte nder për shëndetësinë tone”.

24 komente në “Isuf Kalo: Enver Hoxha, një pacient i pazakontë. Shëndetësia sot është një kështjellë feudale, që kontrollohet nga baronët”

  1. SKENDERI says:

    O ISUF TE TAKON TE FLASESH TANI…ME MIRE PER ENVERIN SE PER SALIUN HAHHAHAHA

    1. Kusaxhe says:

      Mjek,doktordhe profesor i nderuar . Respekt ne kohen e E.Hoxhes mjeket kan pasur shume pergjegjsi per punen qe Benin , sot vdesin femijet e porta lindur dhe pacientet si pa gje te keq , edhe per kafshet trego hek me te per kujdes

  2. bimi says:

    Qen bir qeni ishe dhe qen bir qeni mbetesh.Majmuni sa me lart te ngjitet aq me shume i zbulohet bytha.p
    Ptu race e keqe

    1. era says:

      Bir qeni je ti more kopil ferrash.ky dicka beri ne jete,Enveri nuk ka nevoje per reklame se e njef gjithe bota,po gopi i sat eme qe te nxorri ne jete mos harro se ishin spitalet e Enverit qe te shpetuan dhe sot e shan.Ti duhet te jesh ndonje nga ata qe Enveri ju qinte kurvat,pra tet eme…

  3. goni says:

    Na bej nje nder te fundit mos dil neper media se na nxorre zorret.Gagac i mutit.Sojsez qe do te hiqesh si i fisem.Asnjehere su bere mjek i respektuar por vetem spiun soc ta do sera e fisi

    1. "REAL" says:

      Sa i keq do te mbetej Enveri ne histori,
      Por keta horrat qe erdhen pas tije,
      I japin cdo dite ndere e lavdi..!

      Saliu, Fatosi, Edi dhe Iliri,
      Jane sherbetoret me te medhenj te ketij qafiri.
      Ndaj dhe doktori mburret me ate dfetyre,
      Para ketyre horrave pa ndere, pa fytyre..!

  4. Student says:

    Keta spurdhjaket qe te shajne neper blogje, te benin gojore dikur. Prof. mos u shqeteso per vemjet qe te shajne.

  5. faro says:

    Mos i shani njerezit pa i njohur!
    pozicioni i tij si mjek idhte i lakmuar nga kushdo! Ai nuk mund te zgjidhej ne ate vend per arsye politike,por padiskutim kryesisht poer arsye profesionale. Ishte me i zoti ne specialitetin e tij.
    Saliu, ku ta gjente ta therriste Enveri si mjek!
    Madje, duke pare natyren e tij, jam i bindur se per ate vend pune lutej cdo dite!

  6. nji uj selite te lutem says:

    TE pakten ISUF KALO esht treguar burr duke then te verteten, se sot ka zgjyra qe ai sistem i mbajti ne pellemb te dores dhe shajn dhe çfryjn me te pa drejt me keq se ata qe kan qen te perndjekur nga ai sistem,te verteten ka then gje per te cilen sot vuajn treçereku shqiptarve,ENVERI ka qen i rrespektuar me te ter panvarsisht ligjeve qe kishte shteti ai ishte njeri me kultur dhe nuk merej personalisht me njerzit,njerzit mereshin me njeri tjetrin per pak privilegj si dhe sot qe per interes vrasin robt e shpis, nuk ja u ka fain ENVERI o popull, po sot qe ai ka 30 vjet qe ka vdekur pse vrisni pjestaret e shpis,vrisni baben se ju hengri byrekun, ose baba vret djalin per pronat se vlla me vlla jeni ber hasem keshtu keni qen historikisht si popull o njerez huqet tuaja te ulta mos ja dedikoni ati burri shteti qe çfar nuk beri tju bente njerez dhe ju su bet qe su bet dot,po hilacak qelepirxhinj mashtrus e thashethemexhi ngelet sot e ksaj dite.

    1. LORA says:

      Me te verteten tende dhe te isufit tend ,nis vdekja e simuluar e shtetit te shqiptareve.

  7. roni roni says:

    Ke te drejte te thuash dhe ta mbeshtesin te gjithe, ju te gjithe jeni baronet e ketij vendi qe cuat mjekesine ne kete derexhe, po shikoja intervisten e gazetarit te News24 qe fliste per ata djalin qe u mblodhen fonde vetem ne saje te shpirtit te ketyre njerezve qe e ndane dhe buken e gojes per tu sheruar ky femije, kurse ju baronet ne te gjitha fushat dhe mjekesi nuk ua ndjeu fare, i drejtoni njerezit ne spitale private vetem per tu majmur akoma me shume dhe nuk nenshkruani ligje qe njerezit te mund te gjejne shpetim neper spitalet e shteteve fqinj, per faktin se nuk jeni te zot te kryeni transplante te tilla, mos harroni se nje dite do te paguani cdo gje, se ketu lahen ne kete dynja, vonon po nuk harron.

  8. aleko says:

    Sa cmire zinj e zemer liq jane nje takem shqipetaresh.E vetmja gje qe bejne eshte sharja ,percmimi e denigrimi ,i mire apo i keq qofte ay.Si mund te percmohet nje specislist i mirenjohur i ketyre prrmasave si Dr Isuf Kalo ,vetem se ju caktua detyre te kuronte udheheqesin kryesor te shwiperise ne ste kohe,vetem ketz tipa qe zdine te bejne asgje mund ta kuptojne.E ka fajin geni i tyre i kontaminuar ,ske ci ben,,

  9. ww says:

    ISUF KA… PO I JEP FRYMEZIM ILIR MUTI DHE EDVIN PALLA .

  10. Aludon Ismail Kadarene apo... says:

    Doctor Calo…
    Pa dashur me qellim, hedh dyshime mbi figuren e Ismail Kadarese, po aq e njohur nderkombetare, se paku sa e doctor Kalo.
    Nuk mund ta harroni ate kohe, sic e veshtroni edhe ju dottore, me te drejte, dhe i jeni mirenjohes atij, Enveros…
    Per dike kjo eshte karakter, sado qe ai ishte diktator.
    Apo s;ka qene diktator?!
    Nuk ka te drejte Ismail Kadare, se paku, s’po themi ata te gjoret qe vuajten dikataturen. Domethene ata qe ishin edhe ata te afte e te zotte potencialisht, por te cilet enevrinua i coi atje ku s’thuhet?

    Mire eshte te na e thuash ke qene doktor i kujt?
    I krimit apo i Njeriut?
    Njeri ishte enveri, s’ishte Kale, doktor Kalo, madje keta qe nuk bene gjyqin e Tij, dhe te Lakejve rreth tij, e kane lene Hero Populli, dhe ti mbetesh Doktor i Heroit te Popullit, kur pas nje gjyqi special moral, mund te te hiqej licensa per te prekur Njeriun, perjetesisht.
    Se ju mund te percillni semundje ngjitese, Kalo…
    Si mund te thuash, per ate Shqiperi totalisht te semure e te frigur, se Enveri respektonte specialistin, doktorin, mjekun e respektonte pavaresine e individit?!
    U bere ti te aludosh ndaj atyre qe mbajten gjalle dinjitetin e Njeriut…

  11. Frederik says:

    Respekt te plote per ju i nderuar dr Isuf Kalo ! Ne vend zoteron injoranca keshtu qe s’ka pse te habitesh pse nuk ju njohin vlerat .

  12. alb says:

    Per nje mjek te sherosh nje kriminel eshte njesoj si te sherosh viktimen e tij sipas betimit te hipokratit.
    Po si njeri sherimi i kriminelit nuk ka pse te ben krenar.
    Turp per kete njeri qe e quan vehten mjek.

    1. demo says:

      Mjeku gjithmone nuk ka patur Kufinj. I tille ishte ky doctor.

  13. nji uj selite te lutem says:

    ISHTE kriminel se ju majti me pun e buk ju popull legen ju po sja u qive nonen nuk ta dini per nder per ju rroft saliu se ai ju ka degjeneru deri ne gen sa jeni ber per turp te botes po sa mostra paska pas ky vend ENVERI nuk ka burgosur e vrar as pes perqind te ksaj katekorie hajdutesh kriminelesh dall

  14. sokol says:

    o doktor Isufi.po pranveren a e shtyp dot me si dikur.per kte gje te shtrengoj doren se klem impotenti te hante mutin…

  15. mimmo says:

    @ SOKOL ! PER SHPREHJEN TENDE TE NDYRE E PA EDUKATE,JE NJI QELBESIRE E URRYER DHE E NEVERITSHME !NUK NJOH E NUK SIMPATIZOJ AS ENVERIN E AS Dr.JUSUF KALO,POR JE NJI QENIE E PERBUZUR !

  16. Arber says:

    Me ate perkushtim qe e kuronte pacientin Enver Hoxha, Dr. Isuf Kalo e ka kuruar edhe babain tim, nje oficer i thjeshte kufiri. Ifuf kalo mbetet shembull i mjekut modest dhe shume i nderuar! Faleminderit per gjithcka, i dashur mjek i vertete!

  17. jeta says:

    respekte profesor! jam shume e nderuar qe ju kam patur profesor. ju.jetoni! qeneria ekziston…

  18. Nuk eshte doctor Isuf Kalo I vetmi njeri qe ka frike te flase te verteten per aktualitetin e veshtire ne te gjitha drejtimet qe ndodhet populli shqiptar dhe shteti.Eshte Isufi,Kdareja,Saliu,Pollo,Imami,e shume e shume te tjere te priviligjuare nga ish sistemi komunist.Si ne ate kohe dhe ne kete kohe keta persona mbeten sherbetore pa karakter te sistemeve ku hane buke.Te prire nga srvilizmi dhe te qenit sherbetore besnike te sistemeve fshehin realitetin e sistemit te korruptuare,dhe kriminalizuare.Te fshehesh te keqen e te keqijeve eshte krim,dhe ti je me I keq se I keqi.Te gjithe e kuptojne qe Shqiperia eshte shtet I vdekur,dhe mbi te, nje popull gjysme I vdekur ku merr fryme mbi kete kufome qe quhet shtet.Them shtet I vdekur sepse aty nuk punon asnje institucion ne menyre democtatike ne sherbim te shtetit dhe te popullit.Ti besh elozhe nje shteti te vdekur,per interest e tua,do te thote se edhe ti ke vdekur.Keta jane pseudo intelektualet e Shqiperise.Keta jane ata qe I premtuane popullit nje jete me te mire,te lire dhe demokratike.Keta jane keta qe kane frike te thone te verteten,dhe realitetin e kalbur ku jeton nje popull qe me shprese per 25 vjet qe shteti te funksionoje ne interes te tij dhe shtetit Sovran.Shqiperia ka vdekur sepse ne fuqi jane po ata qe I sherbyene me servilizem ish sistemit komunist,dhe tani shesin theory se si shteti shqiptar eshte ne kulmin e zhvillmit te tij,ku njerzit e varfer mezi kalojne muajin me buke,Dhe njerzit e varfer te atij vendi perbejne 80 perqind te popullsise.Te gjithe shqiptaret mbas kaq vitesh te lodhur nga nje politike e keqe,jane ndergjegjesuare sepse prej 25 vjeteve ndodhen ne duart e nje grupi njerzish te inkriminuare ne korrupsin,vjedhje te pasurise shteterore,dhe mbi mos aftesine per te drejtuare shtetin,per te cilen mbajne pergjegjesi te plote per cka ndodhur atje.Askush nuk jeton dot mbi jeten e njerezve te ndershem.Nje dite drejtesia denon kedo qe abuzon mbi popullin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje