FOTOT/ Nis prishja e ndërtimeve mbi kolektorë në Tiranë, pas përmbytjeve të djeshme

23 Nëntor 2015, 12:08Sociale TEMA
FOTOT/ Nis prishja e ndërtimeve mbi kolektorë në Tiranë, pas

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Vendor i Tiranës ka nisur prej ditës së djeshme të prishë të gjitha ndërtimet mbi kolektorë.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë INUV, të cilat kanë konfirmuar se kanë nisur dhe prishjet e para në zonën e Selitës në jug-lindje të kryeqytetit.

Siç shihet edhe nga fotot, gjatë mbrëmjes së djeshme kanë nisur të shemben dy godina në zonën e Selitës, të cilat gjenden mbi kolektorë, duke u bërë shpesh herë shkak për përmbytje në këtë zonë shumë problematike.

Në fakt bëhet fjalë për një problematikë të mbartur prej disa vitesh, ku zona të ndryshme të Tiranës si pasojë e bllokimit të kolektorëve nga ndërtime që më pas janë legalizuar në mënyrë të paligjshme, janë përballur me përmbytje të vazhdueshme.

Burime pranë INUV bëjnë të ditur se ky aksion pas zonës së Selitës do të vijojë edhe në të gjitha zonat e tjera ku ekziston kjo problematikë.

Këtë aksion e paralajmëroi në fakt dje vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi inspektoi zonat e përmbytura në periferi të Tiranës.

Do të lirojmë kolektorët, do të penalizojmë ata që kanë ndërtuar mbi kolektorë, do të çojmë për ndjekje penale ata që kanë legalizuar dhe hipotekuar ndërtesa të tilla”, tha Veliaj për mediat.

Gjithashtu si theksoi se ky aksion do të vijojë edhe me çlirimin e të gjitha shesheve në lagjet e Tiranës, të cilat po ashtu janë bërë pengesë për largimin e ujit të shiut në kanalizime.

“Bashkia e Tiranës, siç ka filluar këtë javë, do të vijojë në njësinë 7 dhe 11 për të pastruar sheshet e uzurpuara nga garazhet dhe lloj-lloj strukturash pa leje që bllokojnë pallatet dhe i gjithë uji që në fakt do të drenazhohej nga këto sheshe, por devijon nëpër shkallët e pallateve pasi dikush ka zënë sheshin”, theksoi Veliaj.

18 komente në “FOTOT/ Nis prishja e ndërtimeve mbi kolektorë në Tiranë, pas përmbytjeve të djeshme”

  1. eni says:

    Pune o zoteri jo llafe !
    Bravo bashkise!

    1. fiona says:

      un jam banore e Kombinatit, gjithmone kur kishte reshje te medha shiu zona ime permbytej e gjitha,ishte e pamundur te levizje nga shtepia. e njejta gje ndodhi edhe diten e djeshme,por kte here pame nje ndryshim te madh,kete here te pakten bashkia u mobilizua realisht per gjendjen qe u krijua dhe pas kaq shume vitesh me ne fund pame bashkine ne pune!!

      1. endri says:

        po pra vertet,edhe zona ime eshte shume problematike ne raste shirash. un jetoj tek rruga myslym keta e sot kur po dilja per pune pashke bashkine qe po merrej me problemet ne rruge..ishalla vazhdojne me kte ritem .

    2. donald says:

      Besoj se e gjithe Tirana e di se sa shume probleme ka zona e ali demit sidomos kur bien shira kaq te fuqishem.. mir qe na permbyten rruget por kemi edhe uje brenda shtepive…dhe te gjithe kemi fajin tone ne kte pjese, kurre nuk kemi dit te kujdesemi per zonen ku banojme.
      por sot me erdhi mir kur dola nga shtepia(me veshtiresi nga ujrat ne rruge) dhe pashe qe punetoret e bashkise po punonin per te rregulluar situaten,kisha shume kohe qe nuk shihja veprime te tilla..vetem kur merrnim ne banoret punetore private se bashkia nuk kujtohej vete ndonjehere ama sot mu be vertet qefi qe bashkia reagoi kaq shpejt dhe sakte .

  2. gledis says:

    eshte per tu pershendetur fakti se bashkia eshte ne gadishmeri te plote per permbytjet qe ndodhen ne Tirane.

  3. Euro Maloku says:

    -Ç’ ben o Vas?
    -Po bej thas’….

  4. Gjon Leka says:

    Këta po i vënë pikat mbi ë-tê, ndryshe nga ju, komentues e gazetarë. U lumtë!

  5. Martin says:

    nje pyetje kisha… keto ndertimet nuk prisheshin dot para nisjes se sezonit te shirave, apo kur te shoh me sy me bie ndermend per ty?

    1. Ermal says:

      Eshte llogjike e thjeshte. Njerezit ne dite me diell do reagonin me mllef ndaj aksioneve te INUV per prishjen e tyre si renie me qafe kot me koti njerezve te thjeshte, ndersa kur u shkon uji ne katin e pare te pallatit e kuptojne qe me mire larg b.thes time.
      Po sa toka dhe kanale kane zaptuar njerezit ne Tirane as me Autocad ne kompjuter nuk i rregullon dot per 1 vit, jo me t’i besh ne terren me njerez dhe makineri.

  6. Flori says:

    Aq takat kemi si shtet. Bie shi e kuptohet problemi. O burra hajt ta rregullojme se u permbyt Tirana. E vleresoj si reagim, por me vjen keq qe ndodh dicka qe e kuptojme ku ngecim.

    Ajo qe me bezdis eshte forma e te vepruarit. Ne nje shtet ligjor, ti nuk prish dot nje ndertim te cilin vete shteti e ka legalizuar. Eshte gjykata qe e nxjerr te pavleshme kete ndertim. Jo bashkia.

    Po me iu shkrep me prish pallatin tim ky tipi?

    Albanistan jemi!

    1. lexues says:

      Cila gjykate mor zotni? gjykata e Gjin Gjonit? Ke besim te gjykata shqiuptare ti? Duhet te jesh i vetmi ne planet.

  7. ILIRIA says:

    Po koston e ketyre prishjeve kush e paguan apo singahere taksapaguesit e ndershem dhe populli fukara se po ti paguante politika apo ata qe i lejuan ato ndertime nuk do te ishin bere prandaj duhet tu sekuestrohen pronat atyre qe kane perfituar dhe te paguhen demet e shkarkuara dhe te mos lejohen te ndertohen afer rrugeve dhe afer kolektoreve sepse kjo pune do te jete tere kohen.

    1. enter''" says:

      Kush e paguan Koston?????

      Zotrote, shko njehere andej nga PD dhe kerkoju pak llogari

  8. Uskania says:

    Duhet të dalë një ligj për të prishur ndërtime të tilla edhe kur janë legalizuar hajdutçe.

  9. jeta says:

    Ashtu sic u liruan trotuaret dhe lulishtet e zena nga ndertimet pa leje, te lirohen edhe kolektoret pasi jane objekte te rendesise se vecante, dhe ligji i legalizimit e shpjegon qarte qe mbi keto objekte nuk legalizohen ndertime te cfare do lloji qofshin, gjithashtu, ne kopetencat e veta inspektoriati ndertimor duhet te veproje mbi objektet ndertimore kur ato paraqesin rrezikshmeri per komunitetin,fatura ti vihet te kundraligjshmeve.

  10. Enigma. says:

    Bravo Erjon,keshtu punohet dhe jo llafe neper kafene.

  11. enter''" says:

    Keto ndertime mbi kolektore jane dhurate e qeverise se Berishes gjate 8 viteve te mallkuara.

  12. fshf says:

    Rruga Don Bosko behet e pakalueshme kur bie shi dhe faji eshte jo vetem i tubave te kanalizimeve qe te pakten duhet te ishin sa dyfishi i atyre qe kane vene hajdutet kur kane bere rrugen por edhe i ndertimeve mbi kolektor qe nuk i prish njeri se jane te futura thelle ne lagje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje