"Do të shemben ndërtimet mbi kolektorë në periferi të Tiranës"

23 Nëntor 2015, 10:35Sociale TEMA

Ndërtimet pa kriter ndër vite mbi kolektorët e ujit, kryesisht në zonat periferike të Tiranës, do të shemben. Sipas Elisa Spiropalit, këshilltares së majtë në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, do të vlerësohet e gjithë situata për të vijuar fillimisht me prishjen e atyre ndërtimeve që shkaktojnë dëm më të madh për njerëzit dhe pronën. E ftuar në studion e Report Tv, këshilltarja e majtë nuk përjashtoi mundësinë që të shemben edhe pallate nëse ata cënojnë jetesën normale të pjesës tjetër të banorëve pranë tyre në raste të motit të keq. Përgjegjësinë për këtë situatë kaotike, zonja Spiropali nuk e gjen tek personat që i kanë ndërtuar bizneset dhe shtëpitë e tyre mbi kolektorë, por tek ish-kryebashkiaku Lulzim Basha i cili qeverisi Tiranën për 4 vjet.

“Bashkia e Tiranës ka evidentuar të gjitha zonat ku ka probleme të tilla dhe nuk janë të pakta zonat ku është ndërtuar mbi kolektor, kryesisht zona periferike. Bashkia është zotuar dhe do shqyrtohet edhe në këshill buxheti, që jo në çdo reshje shiu të kemi përmbytje të qytetit të Tiranës. Një prej tyre është prishja e ndërtimeve pa leje që janë bërë mbi zonat e kolektorëve. Njerëz të papërgjegjshëm kanë dhënë leje në mënyrë të tillë, ne po vuajmë pasojat e një zhvillimi urban në të gjithë Shqipërinë. Kemi një moratorium ndërtimesh, për të ndalur hemorragjinë për të parë ku janë problemet. Bashkia e mëparshme nuk ka marrë asnjë masë, kjo është pasojë e 4 viteve keqqeverisje. Kryebashkiaku Veliaj dje tha do të ketë një vlerësim, aty ku shkaktojnë dëm të madh për njerëzit dhe pronën, do të ketë rishikim të hipotekave, janë të papranueshme. Këta njerëz kanë ndërtuar në një zonë ku prona e tyre është e pambrojtur. Për këtë nuk e kanë fajin ata por informacionet shtetërore që kanë lejuar një gjë të tillë, për shkak të këtyre problemeve nuk mund të penalizohet i gjithë qyteti. Bashkia e Kamzës, Paskuqani – pamjet janë të tmerrshme, njerëz që kanë ngritur shtëpi dhe biznese në një zonë të tillë dhe i shohin tani të përmbyten”, – u shpreh Spiropali.

Ajo theksoi se dje Bashkia e përballoi situatën e përmbytjeve me fonde emergjence që ka ngritur nga bizneset e kryeqytetit, por shtoi se në buxhetin e vitit 2016 i cili do të nisë të diskutohet në Këshill, do t’i kushtohet vëmëndje maksimale investimeve në mënyrë që vitin e ardhshëm të mos ketë më përmbytje në Tiranë,

“Situata e emergjencës ka kaluar, por pamjet që pamë dje nuk kënaqin askënd. Bashkia ka operuar në kushte emergjence me fonde emergjence që ka ngritur nga bizneset e kryeqytetit. Do kemi një zgjidhje permanente që të mos kemi më përmbytje vitin e ardhshëm. Deri më sot janë bërë arnime të pjesshme për të rregulluar situatën, tani ka nevojë për studime të mençura dhe zgjidhje më efikase”, – tha këshilltarja e majtë në Bashkinë e Tiranës.

Sa i përket përmbytjes së autostradës Tiranë-Durrës, zonja Spiropali tha se duhet bërë një analizë e thellë dhe më tej të alokohet buxheti.

Këshilltarja e majtë solli edhe një përvojë personale në vitin 2009 në zonën e Bregut të Lumit, përmes së cilës ngriti nevojën për zhvendosjen e barakave në atë zonë dhe gjendjen e një vendbanimi të përhershëm për komunitetin rom.

“Në 2009 isha kandidate në një zonë pranë bregut të lumit, në njësinë 8 dhe përmbyteshin. takova një familje rome kishte një vajzë të vogël, që e kishte për rastësi të fatit ose për të më prekur edhe më shumë, emrin Elisa dhe ja kishin blerë libra një kishë që ishte pranë. Kishte dalë lumi i kishte marrë librat dhe vajza nuk mund të shkonte në shkollë, kishte rënë në gjendje depresive dhe nuk fliste më. Çdo barakë ka historinë e tyre, nuk mund të jetohet aty, i duhet gjetur një vend i përhershëm për të jetuar”, – tha Spiropali.

7 komente në ““Do të shemben ndërtimet mbi kolektorë në periferi të Tiranës””

  1. roni says:

    Ja kjo eshte cfare e bene kete vend nje tufe horrash per te mbushur xhepat e tyre,,, dhe nese ky vend nje dite do kete nje shkendije shprese per tu bere me mire, do jete vetem atehere kur ketyre horrave to jete dhene ajo qe meritojne, qe kurre mos guxojne ata apo pjellat e tyre te bejne prape cfare bene me qellim kriminal keto vite.

  2. hysen daci says:

    per autostraden zonja e doganave me humbje nuk flet se kanalet anash I zvogeloi biznesi I palmave dhe projekti I bere per “zbukurimin e Autostrades “, se deri me sot asnjehere nuk ishte permbytur

  3. geri says:

    KJO ESHTE DEBILE E LINDUR. FAJIN E KANE 4 VJETET E FUNDIT KEQ QEVERISJE!!!1
    DHE PASTAJ JEP SHEMBULLIN PERSONAL TE 2009 KUR LAGJET PERMBYTESHIN.
    PO 2009 ESHTE ME PARE SE 2011 MOJ TUTKUNE. DUKE DASHUR TE BESH B….LEPIRESEN PROPAGANDISTIKE JA FUTE DHE KRYETARIT!!!
    aPO SKA FAJ ASNJEHERE AI PER GJENDJEN!!!!!

  4. Gjergji says:

    Doli kjo hajdutja e miliona eurove!!! Normale atje ku krimi nuk ndeshkohet minjte hedhin valle!!!

  5. Robi says:

    Dmth per 4 vjet e ka fajin Basha. OK. Po 12 vjet koha e Rames qe shkaterroi Tiranen. Lyeu ca bojra per te hedhur hy syve – s’ka trotuare, s’ka parqe – vetem beton e beton per Ramen e shoket e tij. Turp t’ju vije per kete propagande boshe.

  6. zeqiri says:

    po kush flet moj aman aman. o zoti km a e hoqe se vidhte? po ca na e le te na rregulloj kjo punet? mos o zot mos na le te cmendemi nga veshte dhe syte. gjynah gjithe ky popull inteligjent ca po heq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje