Plani Durana: Gjermeni shpjegon si do bashkohet Durrësi me Tiranën

22 Nëntor 2015, 10:52Sociale TEMA

DURANA do të ofrojë një siguri për investimet strategjike në këtë rajon duke u ofruar bizneseve dhe bashkive një orientim të qartë mbi tipologjinë e biznesit që mund të zhvillojnë dhe promovojnë për të qenë sa më konkurrues në treg. Pra investimi i kryer nga një biznes në zonën ekonomikeTiranë – Durrës është shumë here më i sigurt dhe i mbrojtur duke qenë se koordinohet nga një plan rajonal dhe Planet e PërgjithshmeVendore përkatëse të hartuara nga secila bashki…

 

Ka ngjallur mjaft interes një plan i ri i Ministrisë së Zhvillimit Urban për integrimin ndërsektorial të Zonës Ekonomike Tiranë-Durrës. Ai është pjesë integrale e Planit të Përgjithshëm Kombëtar dhe do të orientojë përdorimin dhe shfrytëzimin e kësaj zone, duke krijuar infrastrukturën e përshtatshme për një zhvillim të qëndrueshëm.

Ministrja e Zhvillimit Urban znj.Eglantina Gjermeni ka dhënë detaje për Monitor, se si do të zhvillohet ky projekt, sa mundësi do të sjellë për bizneset, si do të krijohen mundësi për klasterat (grupimin e bizneseve të ngjashme, apo të zinxhirit të ciklit prodhues) me synim rritjen e konkurrueshmërisë së tyre etj.

Është pikërisht pozicioni strategjik i rajonit Tiranë – Durrës, me dalje të gjerë në Detin Adriatik dhe ndërlidhje të mira ndërkombëtare, i ndikuar nga vendndodhja edhe e Aeroportit kryesor në vend, që ka ofruar mundësi të mëdha për zhvillim ekonomik dhe të shpejtë të kësaj zone.

Korridori rrugor, i cili lidh këto dy qendra urbane, është kthyer tashmë në qendrën ekonomike të vendit, fakt që dëshmohet edhe nga fluksi i lartë i lëvizshmërisë dhe prezenca e bizneseve dhe shërbimeve të ndryshme.

Duke vlerësuar rëndësinë strategjike të kësaj zone, ku kemi të përqendruar edhe një numër të madh biznesesh, menduam dhe ndërmorëm nismën e rëndësishme për hartimin e një plani, të cilin e pagëzuam me emrin “Durana” e që projekton zhvillimin e integruar të këtij rajoni.

Ky plan është tërësisht i dedikuar për rajonin Tiranë – Durrës dhe synon zhvillimin e projekteve të zhvillimit në fushat e planifikimit të territorit, të infrastrukturës së transportit, ujit, energjisë dhe projekte të tjera në menaxhimin e mbetjeve, të përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe zhvillimit ekonomik”, thotë znj.Gjermeni.

Ky plan është tërësisht i dedikuar për rajonin Tiranë – Durrës dhe synon zhvillimin e projekteve të zhvillimit në fushat e planifikimit të territorit, të infrastructures së transportit, ujit, energjisë dhe projekte të tjera në menaxhimin e mbetjeve, të përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe zhvillimit ekonomik.

DURANA do të ofrojë një siguri për investimet strategjike në këtë rajon duke u ofruar bizneseve dhe bashkive një orientim të qartë mbi tipologjinë e biznesit që mund të zhvillojnë dhe promovojnë për të qenë sa më konkurrues në treg”.

Gjermeni shton se investimi i kryer nga një biznes në zonën ekonomikeTiranë – Durrës është shumë here më i sigurt dhe i mbrojtur duke qenë se koordinohet nga një plan rajonal dhe Planet e PërgjithshmeVendore përkatëse të hartuara nga secila bashki.

Gjithashtu, ky plan strategjik mundohet të plotësojë edhe infrastrukturën e nevojshme dhe veçanërisht aksesueshmërinë, që është dhe një nga prioritetet kryesore të këtij plani me qëllim lehtësimin e aktivitetit të biznesit.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm i planit DURANA është edhe krijimi dhe funksionimi i”Cluster të biznesit”, për të cilat janë parashikuar një sere politikash që nxisin zhvillimin e clusterave të biznesit, duke synuar rigjenerimin e zonës.

Vetë ky dokument strategjik përcakton qartazi zonën fizike ku do të mund të zhvillohet një “cluster”, kryesisht e pozicionuar në zona që kanë hapësira industrial jo – funksionale.

Më duhet të shtoj se, përtej përcaktimit fizik në këtë dokument strategjik janë ofruar dhe disa rekomandime për mënyrën e funksionimit të një cluster, dhe në këtë drejtim mendoj se roli i universiteteve dhe institutive kërkimore do të jetë esencial për zhvillimin e qëndrueshëm të koncepteve “cluster””, pohon znj. Gjermeni./Monitor

26 komente në “Plani Durana: Gjermeni shpjegon si do bashkohet Durrësi me Tiranën”

  1. Shen Thomai says:

    Po si mund te bashkohet emri I Durresit mijeravjecar me shkronjat e
    nje qyteti qe vetem 100 vjet me pare ishte thjesht nje fshat.

    Vazhdon kompleksi I vjeter I kryeqytetesave per histori pak a shume
    si maqedonasit e sotem ?

    Bashkojeni me projekte shume mire beni po quheni thjesht Durres cte keqe ka.

    1. tfgs1 says:

      njekohesisht edhe nje firme shume e njohur turke ”Dogadavut” do te merret me ndertimin e bourdhelove sunite,te ashtuquajtura xhami pa qitap ose te palicensuara…………..

    2. Urban Hero says:

      Shën Thomai, o injorant i gjorë! Tirana para 100 vjetësh kishte 12000 mijë banorë dhe rrekej në numër popullsie dhe tregtie me Shkodrën dhe Korçën. Për kohën që flet ti o injorant, Durrësi dhe Vlora kishin nga 3000 banorë!! O injorant, o analfabet funksional!!! Ç’e keni gjithë këtë mllef me Tiranën? Unë jam nga Tirana autokton, por i dua njësoj edhe Shkodrën, edhe Durrësin edhe Vlorën! Po ti dhe shumë si ty jeni njerëz të frustruar e me paragjykime. Dhe për më tepër, kokrrat e injorantëve!!!

      1. dashi says:

        hahahahaha u bon katunart e tirones me fol per histori si puna malokve qe po ti pytesh ca je thjon tirons e re ju qe e mani veten per autokton tirons nuk jeni gjo tjeter se haxhi qomila se ne tre fjal dy i keni turqisht

        1. Urban Hero says:

          Ti mëso të shkruash shqip, pastaj flasim. Karabush!

          1. Gjergj says:

            Historia e Durrsit mori fund diten qe Durrsaket s qene ne gjendje te mbronin qytetin dhe Wiedin nga haxhi Qamili… Pra para 100 vjetesh.

    3. Gregor says:

      Keni marre kot me duket. Ti dhe Dashi. E para punes ne Shqioeri ka shume pak qytetare. Ata qe jane qytetare nuk pjerdhin neper komente gazetash se kush e di ku jane.
      Nuk e di pse ke zgjedhur te quhesh Shen Thomai por supozoj qe e ke si simbol te mosbesimit, sepse Shen Thomai tha: “Po nuk e pashe vete Krishtin, nuk e besoj qe eshte ngjallur.”
      Shpresoj t’a dish qe ishte vellai binjak i Krishtit. Megjithate po qe se e je zgjedhur se nuk e beson kete projekt, te kuptoj se nuk e besoj as une.
      Po flasim per nje projekt 20-30 vjecar. Keta qeveritaret nuk e dine nese do jene prape mbas dy vjetesh, e jo mbas 20 vjetesh. Sic kane ecur punet ne Shqiperi, sa te humbase zgjedhjet Rama, do ngrihet ai bajlozi sunit nga Tropoja qe prishi edhe mbikalimin e Zogut te Zi dhe do cirret si gjithmone:
      – “Duraaana, ky asht turpi i Edvin Kristaq Rames. Te dashtun qytare te Durrsit. I biri i Kristaqit ka dashtun me ju vjedh emnin e bukur Durres, sepse e ka pas inat Durresin qy i vogel.” E te tjera idiotesira si keto.

      Ore njerez! A jeni ne vete? Cfare jane keto budallalleqe qe flisni per emra qytetesh dhe ziheni kush e ka emrin me te vjeter. E para e punes, mut njeri, kak tjetri. Njerin e vune romaket dhe tjetrin turqit. I vetmi emer qyteti qe kemi vene ne vete eshte Qyteti Stalin. Edhe ai ishte mavri fare sa e hoqen dhjerokratet.
      Qe te flini gjume rehat, nuk do kete ndryshime emrash. Behet fjale vetem per nje zone ekonomike qe do quhet simbolikisht Durana, dhe kaq. Durresi do mbetet Durres dhe Tirana Tirane.
      Ceshtja ketu eshte ne tjeter vend. A do kene me nder bythe keta t’i bejne keto gjera se me cfare po degjoj me veshe, i lumi une, por me cfare po shoh me sy, i mjeri une more, – tha ai tek filmi.

    4. report.al says:

      Durrsak tarrallak, puno nji jave ha nji tave…

  2. figaro says:

    Po Tirana si do te quhet ?? TIDUNA
    APO TIDURRES??

  3. sikur te isha djale says:

    Une mendoj te quhet “Durresi i Ri”,jo ai emer i shpifur.
    Shkencetaret duhet te gjejne nje emer jo Ed palloshi.

  4. cici says:

    ndertoni hekurudha or kufoma te gjalla, jemi vendi me i vogle ne bote dhe nuk kemi anjie hekurudhe normale, kemi jje kryeqytet pa stacion treni, TURP, po te kishimnjerez dhe jo kufoma te gjalla qe vetem vjedhin dhe shkaterrojne, do te kishim cdo fshat edhe ate me te humburinte lidhur me hekurudhe.

  5. next says:

    Sì emër prezervativi, po kështu është kur zhduken intelektualët dhe ia lënë vendin dallkaukëve që përpiqen të flasin me fjalë të mëdha dhe nuk e kanë haberin fare për çflasin. Znj. ministre ju e dini përkthimin e fjalës “cluster” në Shqip?

  6. aaa says:

    Ky projekt eshte budallalleku i rradhes dhe nje projekt pa asnje kuptim. Ne vend qe te krijojme mundesi komunikimi, ky do jete nje nga “projektet” me kosto me te larte, i pa perputhshem me qendrushmerine zhvillimore ndaj ambjentit. Eshte vetem megallomania bosh e rradhes. Jam fare i bindur se do jete germadha e rradhes.

  7. pupulli says:

    jeni te gjithe naiv. projekti ka lidhje me tregtine e tokave ne kete zone. parcelat jane shitur me pare tani duhet nje projekt investimi per te rritur cmimin e tokave t eblera me pare e per ti shitur me fitim apo per ti dhene me qera.

    eshte e organizur per fitim – kjo qe thone eshte mekanizmi zyrtar i nje vjedhje te madhe

  8. pupulli says:

    vjedhja nuk qendron tek shitja me fitim. Vjedhja qendron tek fakti qe perdoret qeveria e mekanizma qeveritare per te orientuar projekte drejt interesit personal

  9. Cezma ferres says:

    Emri me i drejte duhet te ishte TURRES.

  10. Lil Toronto says:

    Durana is a village in Álava, Basque Country, Spain.

  11. zekthi says:

    Mua nuk me shqeteson emri Durana. Mw shqeteson me shume emri Gjermeni.

  12. Ferdiu says:

    …ky projekt ne dukje interesant, do te jete perfundimisht shkaterrimi i shqiperise, duke ndertuar nje pol unik shvillimi dhe duke neglizhuar ate shqiperine tjeter te MARIN MEMES, e cila do te zhytet edhe me thelle ne harrese, do te lindin iluzione te medha dhe do te kete migracion te brendshem qe deri ne fazen e supozuar te stabilitetit social ekonomik te nje familjeje te pashprese do te doje me e pakta 1 apo dy dekada, qe jane kohe e mjaftueshme qe lulja e rinise te 1 apo dy gjeneratave te venitet, me cfilitjet per te siguruar nje jetese dinjitoze per femijet e vet, nga ana tjeter fajkonjte e biznesit kliente te qeverise se rradhes do te marrin para nga djersa dhe gjaku i shqiptareve te gjithe trojeve per ti derdhur ne “vepra publike” te kimeres durres-tirrane, dhe pjesa tjeter do te zhytet ne obskuranizem i cili do ti quaje banoret e qyteteve si gramshi, puka , librazhdi, skrapari, kucova, permeti tepelena , qe deri sot etiketoheshin si PROVINCIALE ne …BANORE JASHTE PROFILIT NORMAL MODERN njerezor, si ata mesuesit jashte profilit te ministres leshverdh arsimore mesimore

  13. br says:

    Nuk eshte ide e keqe. Tirana ka permledhur gjithe fshatrat pereth.
    Si qender koperative qe jemi po fusim dhe fermen e Durrsit.

  14. Bib3roni says:

    Vari karios,

  15. Ed tironci says:

    Sjom durrsak/jom tirons/jom scorpions!!!ca durane mer…smjaftojne cecenet po tani ene kenetoret!!!

  16. Emer says:

    Po si mund t’i ndryshohet emri nje qyteti me 3000 vjet histori?! Si mund t’i ofendosh banoret e tij duke i vendosur ne emrin e bukur germat e nje katrahure qe histori ka vetem qerpicin dhe banjon ne fund te oborrit?!

  17. sionisti says:

    Po per Rrogopeqin a ka ndonje plan?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje