OSBE dhe BE: RTVSH në krizë, gazetarët të pambrojtur nga problemet financiare dhe deformimi i së vërtetës

20 Nëntor 2015, 18:50Sociale TEMA

Shndërrimi i Radio Televizionit Shqiptar në një transmetues publik të qëndrueshëm, të pavarur e të përgjegjshëm; sfidat e dixhitalizimit; standardet profesionale të gazetarisë; liria e media; statusi social dhe kushtet e punës së gazetarëve në vend. u diskutuan sot në një Forum për Zhvillimin e Medias, të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Ambadori Florian Raunig tha se, për momentin, në Shqipëri, vihet re një disbalancë e theksuar ndërmjet stacioneve televizive private të avancuara, dhe transmetuesit publik kombëtar të margjinalizuar. Raunig theksoi se Prezenca e OSBE-së mbështet plotësisht anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së që të zgjedhin sa më shpejt dhe në mënyrë të pavarur drejtuesin më të lartë të transmetuesit publik kombëtar. “Ky është një parakusht për transformimin e RTSH-së në një transmetues publik vërtet të qëndrueshëm, të pavarur, llogaridhënës dhe cilësor”, tha ai. Duke folur për punësimin dhe pozitën sociale të gazetarëve, Raunig tha se shumë gazetarë mbeten pa mbrojtje, jo vetëm përballë punëdhënësve, por edhe përballë presionit dhe influencës së jashtme. “Kjo gjë ndikon për keq në standardet e përgjithshme profesionale dhe në pavarësinë editoriale. Për më tepër, mbart rrezikun e vetëcensurimit”, tha ai. “Përmirësimi i pozitave të medias në Shqipëri kërkon angazhim të qartë dhe të gjerë politik, por edhe angazhimin dhe aktivizimin e vetë gazetarëve dhe shoqërisë civile me profil mediatik. Për këtë arsye, nevojitet dialog profesional, si ky që parashikohet të zhvillojmë në këtë forum sot,” theksoi Raunig.

Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadorja Romana Vlahutin, tha se liria e shprehjes është një tregues kyç i një shoqërie të lirë dhe një demokracie funksionuese. Ju jeni jashtëzakonisht të rëndësishëm – njohuritë tuaja, pavarësia juaj, integriteti juaj. Nuk është një betejë e lehtë, por ia vlen çdo përpjekje”, tha ajo. Vlahutin shoti se të drejtat dhe mirëqenia e gazetarëve duhet të jenë një pjesë qendrore e diskutimit tonë për median e lirë. “Nuk ka media të lirë pa gazetarë të lirë. Të lirë nga çdo lloj pushteti politik apo financiar, të lirë nga vetëcensurimi dhe të guximshëm në thënien e së vërtetës, çka shpesh shkon kundër grupeve të interesit dhe njerëzve të fuqishëm”, tha ambasadorja Vlahutin.

3 komente në “OSBE dhe BE: RTVSH në krizë, gazetarët të pambrojtur nga problemet financiare dhe deformimi i së vërtetës”

  1. astrit says:

    Z. Rama pat premtuar ne fushate elektorale se puna e pare qe do te bente kur te vinte ne pushtet, do t’i kthente publikut RTSH. Ka hyre ne vitin e trete te qeverisjes dhe nuk degjon me ne ate vesh. Turp.

  2. RTSH O POPULL ESHTE PREJ 2006 NE DORE TE MALOKERISE PRANDAJ ESHTE KATANDISUR KESHTU.
    ESHTE INSTITUCIONI ME TIPIK QE VIDHET NE MENYREN ME BARBARE DUKE QENE 300-METRA LARG KRYEMINISTRISE.
    NE KRYE TE KETIJ INSTITUCIONI LEGJENDE TE MEDIAS SHQIPTARE ESHTE ME STATUS “I KOMANDUAR” DREJTOR I PERGJITHSHEM NJE FARE MARTIN LEKA, NJE PRODUKT NGA LEZHA QE NA U BE GAZETAR DUKE BERE DO ZHGARRAVINA E ASPAK GAZETARI TE VERTETE NE GAZETEN E LEZHES E ME PAS NE TIRANE “KOHA JONE”, ME QARTE “KOHA MALOKEVE”.
    KY PERSONAZH TOTALISHT INJORANT (ESHTE PROTOTIPI I MALOKUT TE LEZHES, SE PO TE ISHTE QYTETAR I LEZHES NDOSHTA DO KISHTE PAK TRU) ESHTE HAJDUT, PIANEC DHE BIXHOZCI.
    EDHE TEK SKANDALI I RADHES ME 8.5 MILION EURO PER DIGJITALIZIMIN AI DHE NJE DORE SHUME E AFERT ME TE (PO MALOK E FYCKE EDHE KY, DREJTOR I RADIO-TIRANES, ALFONS ZENELI, PO NGA RADHET E “KOHA JONE” QE NE 1991) JANE KRYESORET, PASI PERVEC VJEDHJES GJITHE KETO VITE QE NGA 2006 ALFONS ZENELI DHE 2009 MARTIN LEKA, KJO DYSHE DHE BANDA QE KANE PUNESUAR KETO VITE JANE NIVELI ME I ULET PROFESIONAL I GJITHE KOHERAVE, POR ME PERVERSI, ME IMORALI E ME BASTARTI.
    MARTIN LEKA ESHTE NJERIU I LSI DHE ME INTIM I ILIR METES, ALFONS ZENELI ESHTE NJERIU I PD DHE ME INTIMI I SALI BERISHES DERI NE GRUPET E ARMATOSURA TE PUSHTIMIT TE RTSH NE 1997.

  3. Arber says:

    RTVSH nuk eshte publik, por duhet te beje propaganden e qeverise ne fuqi, pasi jeton me te ardhurat e buxhetit te shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje