Pas vrasjes së dy ushtarëve të Armatës së Bosnjës nga një ekstremist fetar në Sarajevë teologu boshnjak Muhamed Veliq ka reaguar ashpër kundër keqpërdoruesve të fesë.
Të mërkurën në mbrëmje vahabisti Enes Omeragiq ka vrarë afër një kazerme të Armatës së Bosnjës dy ushtarë – një boshnjak (mysliman) dhe një serb. Pas këtij krimi ai ka hapur zjarr kundër një autobusi dhe ka plagosur disa persona, pastaj është barrikaduar në shtëpinë e tij dhe i rrethuar nga policia nuk ka pranuar të dorëzohet, por ka bërë vetëvrasje. Omeragiq ishte i afërt me qarqet vahabiste, një version rigjid i islamit, të cilin Arabia Saudite përpiqet ta përhap në botë, duke financuar ndërtimin e xhamive dhe duke dhënë bursa për shkollarë të teologjisë. Kështu ky vend ka vepruar edhe në Bosnjë, në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri që nga viti 1990. Klasat politike kryesisht të korruptuara dhe të kriminalizuara kanë toleruar këto veprimtari, përfshirë edhe imamët që në predikimet e tyre më shumë kanë përmendur shpatën se paqen. Një familjar i Omeragiqit ka marrë pjesë në luftën e Sirisë në anën e të ashtuquajturit «Shtet Islamik». Shtëpia e tij u bastis të enjten nga policia e Bosnjës.
Në Bosnjë dhe në përgjithësi në Ballkan ka imamë që i kundërvihen ashpër ideologjisë nihiliste të vahabizmit. Ndër të parët që ka reaguar kundër vrasjes së dy ushtarëve të Bosnjës ka qenë imami nga Sarajeva Muhamed Veliq. Në një postim në Facebook, të cilin e kanë transmetuar mediumet boshnjake, Veliq ka denoncuar ashpër veprimet kriminale të pjesëtarëve të «Shtetit Islamik». Ai ka shkruar se ashtu siç duhet të denoncohet dilerët e drogës në polici, të cilët shpërndajnë dhe shesin drogë, duhet denoncuar edhe ata që besimtarëve u ofrojnë bileta të rrejshme për në parajsë. «Për ta nuk ekziston asnjë shenjtëri. Ata shkatërrojnë shtëpitë e zotit, djegin njerëz të gjallë dhe pengje dhe vrasin njerëz dhe fëmijë të pafajshëm. (…) Ata janë qenë të xhehenemit. Këta dilerë të shpirtrave janë të më rrezikshëm se të gjithë dilerët e tjerë. Denonconi publikisht, pra të gjithë neve, me zë të lartë dhe trimërisht».
Veliq, Omeragiq…qatia,qekiqi,qmimi….ah u qiqofshi ju..
e mo mire e ke ti, po prap politike islamike do besh dhe demokracine ske per ta pranuar si element ne konceptet e tua.
kamikaz pa mjekerr ?!?!?
turp ! Merr pak shembull nga janullatosi e baba mondi !!
NE kte artikull le per te deshiruar menyra si shkruhet gjuha shqipe.