Teksa gjithnjë e më shumë vihet theksi tek barazia gjinore sipas raportit botëror të barazisë gjinore të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria renditet e 70-ta mes 145 vendeve.
Sipas të dhënave të raportit, 65% të të diplomuarve e zënë femrat.
Por prej tyre 52% janë në punë, ndërsa nga meshkujt 74% e tyre janë në punë, raporton TCH.
Referuar shifrave, një në pesë zyrtarë është femër, që përkon me 23% femra dhe 78% meshkuj.
Në qeveri ministret femra përbëjnë vetëm 35% të kabinetit.
“Nëse ndryshimi vazhdon me këtë ritëm, gjendja nuk ndryshon deri në 2133”, thuhet në raport.
Shqipëria ka lënë pas nga vendet e rajonit për barazinë gjinore Rumaninë, Malin e ZI, Çekinë, Greqinë, Sllovakinë dhe Hungarinë. Maqedonia renditet e 69-ta, një vend para nesh, Kroacia në vendin e 59 dhe Serbianë vendin e 45-të.
Në renditje e para është Islanda, dhe e fundit, në vendin e 145 renditet Jemeni.
po ne privat, vetem 10% e te punesuarve jane ne shtet, mos na nxirrni statistika boshe pa lidhje
Nuk i kuptoj këto budallallëqe që priren të përkeqësojnë qeverisjen përmes veprimesh artificiale. Nëse raporti meshkuj-femra në administratë sot është 5-1, kjo do të thotë se me gjithë shtysën artificiale që bën ligji, nuk është shkuar tej 20%-shit, çka tregon se ai ligj është pa bazament dhe është thjesht një paranojë e nismëtarit.
Nuk ndryshohet me zor ai raport! Nëse një femër është e aftë, këtë le ta dëshmojë dhe ajo ta provojë veten në një konkurrim të barabartë, jo të marrë një post vetëm pse është femër dhe pse kështu e thotë ligji.
Ky ligj absurd është diskriminues për të dyja gjinitë: meshkujt i privon padrejtësisht nga pjesëmarrja në administratën publike e më tej, ndërsa femrat i poshtëron, duke vënë kritere për numrin e tyre, a thua se ato janë të gjitha të paafta dhe që të punësohen u duhet zënë rruga burrave, të cilët ndoshta e meritojnë më shumë se secila prej tyre.
Nismat për barazinë gjinore kanë lindur nga organizatat e grave, për të qenë të barabarta me burrat, por kjo s’do të thotë se mbështetja me ligj e kërkesave të tyre duhet të privojë meshkujt nga të drejta që të dyja gjinitë i kanë të garantuara. Është e pakonceptueshme të kërkosh barazi gjinore në postet publike! I punësuari në poste publike nuk ka GJINI, por AFTËSI. Nuk ka rëndësi nëse është mashkull a femër, por a është i/e aftë. Sipas logjikës antikushtetuese të këtij ligji duhet të privojmë meshkujt dhe të gjithë shoqërinë nga kontributi i të aftit, vetëm e vetëm për të përmbushur disa raporte që janë artificiale dhe që s’rrjedhin nga logjika e të bërit të gjërave “si duhet”, por që rrjedhin nga logjika e të bërit të gjërave “si duam”. Kushtetuta e ka të garantuar barazinë gjinore dhe çdo ligj tjetër në këtë kuptim bie ndesh me parimet e saj. Një ligj që favorizon artificialisht femrat, në dëm të meshkujve është antikushtetues dhe i bën dëm shoqërisë (ashtu siç di t’i bënte një ligj që favorizon padrejtësisht meshkujt në raport me femra, e kësisoj edhe vetë femrat si pjesë e kësaj shoqërie.
Sipas shifrave të vitit 2013, edhe në ShBA femrat zënë 18,2% të posteve në Kongres (ndërsa Japonia, ku vlerësohen aftësitë më shumë se kudo, femrat kanë vetëm 10% të vendeve në parlament), ndërsa në Shqipëri raportet flasin për 20%. Ndërsa në Shqipëri kjo shifër është e induktuar, në shembujt më sipër është rrjedhojë e logjikës së aftësisë në një konkurrim të barabartë. Angela Merkel është bërë kancelare sepse në një çast të caktuar u dëshmua (vijon të dëshmohet ende) më e zonja se burrat, jo për shkak të barazisë gjinore.
Mirëpo ne jetojmë edhe në një absurd tjetër. Këtu kryeministri bërtet me forcë për barazinë gjinor dhe në emër të saj e ka dobësuar shtetin (siç tregon rasti i Tatimeve, Doganave, etj.), duke vendosur në krye njerëz të paaftë vetëm sepse janë femra. Po mirë, ky kryeministër që aq shumë i “qan” zemra për aftësitë e femrave, për se nuk jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe i shtetit dhe të punojë me mish e me shpirt që në krye të tyre të vendosen femra? Apo ai vetë është më i aftë se femrat, ndërsa meshkujt e tjerë jo.
Nuk ka asgjë të keqe në se femrat zënë edhe 100% të posteve nëse ato e meritojnë, por jo me raporte të sforcuara përmes ligjesh të padrejta dhe shkatërrues. Po nuk e merituan, sado e vogël të jetë ajo përqindje askujt si prish punë, veçse i bën mirë shtetit dhe shoqërisë. Dëm do të ishte nëse vijohet me ndryshimin artificial të atij raporti.