Një tjetër hapësirë publike i kthehet qytetarëve të Tiranës, duke u shndërruar në një parking publik me pagesë, të ardhurat e të cilit do të kthehen në investime për lulishte apo korsi biçikletash.
Gjatë përurimit të parkingut publik në stadiumin “Selman Stermasi”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nga një hapësirë e paligjshme që menaxhohej për përfitime personale, kthehet në shërbim të qytetarëve.
“Më vjen shumë mirë që sot, në një ditë të bukur, i kthejmë Tiranës një shesh të uzurpuar në mënyrë të paligjshme nga qytetarë dhe kontrata të papërgjegjshme, dhe ua kthejmë qytetarëve të Tiranës. Brenda një muaji e kemi shndërruar gjithë hapësirën përballë stadiumit ‘Selman Stermasi’ në një parking publik”, deklaroi Veliaj.
“Kjo është një mënyrë se si vetëm me 100 lekë dhe me një faturë tatimore, çdo qytetar praktikisht investon në një qytet më të mirë. Me këto para që ne mbledhim nga parkimi, mbjellim më shumë pemë se këto që kemi mbjellë këtu, bëjmë më shumë korsi biçikletash, si ajo që kemi bërë në rrugën “Dritan Hoxha”, shtojmë hapësirat e gjelbra, ashtu siç po bëjmë tek liqeni dhe hapësira të tjera. Ky është qyteti që duam, ky është qyteti që votuam dhe ky është premtimi që ne po mbajmë”, tha Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se ndryshe nga modeli kur hapësirat publike menaxhoheshin nga deputetët e Partisë Demokratike, këto prona publike do të shfrytëzohen për interes të qytetarëve.
“Kjo hapësirë ishte një parking i paligjshëm, menaxhohej nga një deputet i PD. Unë besoj se është më mirë kur e menaxhon Bashkia për të gjithë qytetarët, se sa nga një deputet që i merr dhe i fut në xhep paratë. Për të sqaruar këdo që është shqetësuar nga opozita, e di që ju janë prekur interesat, por unë jam zgjedhur për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Tiranës, kurse ata u zgjodhën që të mbronin interesat e deputetëve të tyre”, theksoi Veliaj.
Ai shprehu besimin se ka më shumë legjitimitet dhe më shumë banorë Tirana, se sa një grup i vogël deputetësh që e kishte ndarë Tiranën në zona dhe copa, ku çdo para futej në xhepin e tyre.
Përfaqësuesja e agjencisë “Tirana Parking”, Egla Zëre, tha se do të vijohet me hapjen e parkingjeve të reja publike.
“Ky është parkingu i dytë për qytetarët e Tiranës dhe projektet e radhës do vijojnë. Së shpejti, fillojnë punimet për parkimin publik “Eco-parking”, pranë Pallatit të Sportit ‘Asllan Rusi’”, tha Zëre.
Vetrete dhe sinqerishte te themi BRAVO dhe te lumte se djeme te tille i duhen Tiranes dhe jo hajdute me çizme si ai deputeti i PD qe juve nuk ja thoni emrin,dhe per kete me vjen shume keq kur kerkoni te ruani etiketen me keta kreminele dhe te shitur tek serbet.
Si jashte shtetit ?
po pra fiks!
erdhi koha qe edhe ne ta krahasojme Tiranen tone me qytetet qe te gjithe i marrim shembull ?
Me duket mua apo jeni bere nje dore e mire servilash dhe b.q qe komentoni ketu!!??
Perdorimi i fjaleve “nje deputet i PD-se” pa i permendur emrin dhe pa e paditur per vjedhje te pasurise publike, eshte thjesht nje propagande..
Sa per cmimin, nese eshte vertet “vetem 100 lek” eshte vertet nje gje e mire dhe e pranueshme. Megjithate, togfjaleshi “parkim publik” nenkupton nje hapesire te lire dhe pa pagese, sikurse quhen hapesira publike te gjitha sheshet, rruget, trotuaret, lulishtet, parqet, etj. Emertimi i sakte do te ishte “Parkim me pagese i Bashkise”.
Transparenca dhe saktesia e sqarimeve, por edhe mbeshtetja ligjore nuk le hapesire per demagogjine dhe mashtrimin qe kemi pesuar keto 25 vjet.
Orw je mire ti 1 mij lek ora. 24 mij lek dita. 720 muaji. Si qenka mire??
“Vetem 100 lek” do te thote PA KUFIZIM KOHE.
Perndryshe eshte mashtrim..
Ti qenke ai qe ke zene ndonje lulishte, idhetar i SHQUP.
Ju hajdute, te pamoral, kerkoni te pengoni punen e Kryetarit Bashkise Tiranes.
Eshte fatkeqesi, qe ne vend te ndertosh, ne fillim duhet te shkaterrosh cfare beri pisanjosi i plehrave Luli 4 vjet.
Megjithate Tirana po heq pisllekun.
Jo XhaBarka, nuk te duket ty. Me te vertete jane mbledhur nje dor servilash by**ima.
te duke ty xhabarka, kur nuk i percepton dot gjera mos merr pjese ne muhabet
Ca makinash mo Veliaj por bej korsi per bicikleta se po vdesim nga ajri i ndotur.
po kshu pra behen korsite per bicikleta si ndryshe ?!
qytetaret e Tiranes e meritonin me cdo te drejte rikthimin e hapesirave publike. Fundja eshte dicka qe na perket ne dhe eshte ne vete te miren tone. Me behet kaq shume qefi qe keto hapesira tashme do shfrytezohen per te nxjerre te ardhura per sherbime te tjera per qytetaret e Tiranes. Urime Bashkise
me ne fund u lirua dhe zona se kaq shume vite qe jetoj aty dhe nuk kisha ku te lija makinen po per te vajtur ne shpi me duhet ti bija lagjes disa here verdall.
si fillim dua te them qe jam e lumtur qe keto zona po i kthehen perseri qytetareve te Tiranes, iku koha ku Luli bente ci donte qefi me qytetin tone.
Se dyti, mendoj , se eshte mese e drejte qe vete ne qytetaret te paguajme per keto zona..fundja a nuk duam te gjithe investime te reja ne qytet,a nuk duam te gjithe kushte me te mira? epo duhet qe te gjithe te japim kontribudin tone
Bravo Erion, liroja kto hapsira qytetareve te cileve ju takon kjo hapsire se paguajne per to e per mirmbajtjen e tyre kshuqe kshu vazhdo.
Ia hoqen Cim Babasit te PD se Luli ia jepte per te rrjep njerezit. Turp
Tani u rrjep erjoni njerezit normal, turp qe j rropi cimi
Spaska me na ardh mo Laciani me na gervisht makinen. Ajo zone eshte shume problem me parkingjet, shume mire qe keni ndertu nje te hajrit.
Pse nuk e thoni emrin e deputetit?
Parkova dje tek sheshi Italia dhe sherbimi ishte si dita me naten. Nuk te vinte me pijaneci me barkun ke goja me te kerku leket si harbut. Makina ishte e paster dhe e sigurt. Shtojini sa me shume
Ca thua o plehre, aty paguan 24 mij lek dita dhe u dashkan shtuar. Me 24 mij lek ne dite une parkoj dhe tek mami jot
mire ia bere se u ben tgjith me grabit. Ne populli thjesht nuk morim toka dhe keto dalin zot ntiron kur kan lind 300 km larg
me vjen mire qe po lexoj lajme ku hapesirat publike i kthehen qytetareve.
ne kte menyre te kthehet shpresa se tashme iku koha ku PD-ja bente ci donte qefi me hapesirat qe i perkisnin me te drejte qytetareve te Tiranes, iku koha ku Luli ua linte kto hapesira miqve te klanit PD ,nderkohe qytetaret paguanin per kto vende dhe asnje te mire nuk merrnin prej tyre.
Uzurpuar ne menyre te paligjshme ?
Menjifjale vjedhje haptas
Ore do ndeshkohet njeri per keto vjedhje apo vetem ato nena te moshuara qe spagojne dot dritat ?
Shteti ndeshkone cubat e jo te vobektit more te fandaksur !
i kthehet hapesire per ti rrjepur qytetaret nga leket dhe kto leke te rrjepura jane shume transparente nga bashkia se ku shkojne? o pika gazetarit e sojit te tije per pacavure qe servir
SHUME MRE U BO ME TE VERTETE PER JABANXHIJTE SE VIJNE PASDTE DHE PARKOJNE KOLLAJ DHE NJELLOJ E KANE BLES DHE ME MIRE SE KANE VENDE ME SHUME ,DHE TANI PAGUAJNE BASHKINE ME PERPARA PAGUANIN ARKAXHIUN,POR SI TJA BEJME NE VENDALIJTE KU TA LEME MAKINEN SE DHE CA VENDE QE ISHIN RRETH STADIUMIT KU MUND TE GJENIM NDONJE VEND I HOQI DHE I VURI TABELA ,APO TE PARKOJME CDO DITE ME 100 LEK OREN DHE PUNIJME PER BASHKINE?
Pse nuk thuhet emri i deputetit…???!!! Ose është gënjeshtër, ose “mbrohen të drejtat” e shkelësve të ligjit…!
hiku muti erdhi kaka shqiperise ju vu flaka
Ndryshimi shum i madh!
Po ai perpara pse nuk i bente?
Ne Europe ka studjuar!
Ne Europe ka vilen, sic ka pranuar vete!
Nuk dinte?
Apo nuk donte?
E mjera Shqiperi, c’alternative ka perpara!
per te qene korekt zoti veliaj thuaji emrin ati qeni qe e kish bere sikur ja kish lene amanet babai ate parking
Bravo Erion, me djem si ty do te behet shteti dhe do te shkermoqet antishteti i Lul Sali Bashe Berishes.
Bravo, suksese dhe qyteteret e ndereshem te majte e te djathte te pershendeshin.
Bravo Erion Veliaj! Per keto njerez ka sot nevoje vendi yne i bukur! Mjaft me me nivele zero ne parlament qe po shohim cdo dite cudira. Po na dalin deputetet me middle school dhe imagjino ligjet qe prodhojne ato!
SI E KA EMRIN DEPUTETI …..????!!!
Nuk ka parkinge pagese ne asnje vend te botes. Edhe ne Kuba Fideli i ka me pagese.
po per emrin e deputetit ke frike ta thuash apo eshte nje shashke tymse nga ato te zakonshmet
Me qene se z. Veliaj do qe te leftoje korupsionin nuk e thote emrin.Me c’te drejte ti ZOTI veliaj indinjon nje popull dhe per me teper ata qe te kane votuar. Ti je basahkepunteor me te koruptuarit ndryshe do tja jepje drejtesise.Mos ben pjese ne ata ministrat qe permendi ambasadori i Amerikes para dy ditesh?
Po ç’deputet o Erion…Bashkim Ulaj e kish zaptuar!
Te lumte bre Erion Velia. Po i mban premtimet. Hallall ma pac. Po ja ndryshon surratin Tiranes.Shendet te kesh.
Ai deputet i pd duhet ti ktheje te gjitha fitimet bashkise e te pergjigjet edhe penalisht nese vertetohet se e ka zene padrejtesisht ate siperfaqe.Keshtu vihen gjerat ne vend nese ini te vendosur.
Emrin e deputetit te Pd …nxirre mos mashtro….
Deputeti ….hahahaha Bashkim Ulaj ai qe ti ske bythe ti anullosh lejen e ndertimit per pese 17 katshat vetem 20 m nga Diga e Liqenit,ore milet e dini se do te parkoni me para ne rrugicat dytesore gje qe sben vaki ne Afrike jo ne Eu..se harrova po lejen e ndertimit te Erjon Jusufajt Kunatit te Bashes pse se anullove eshte akoma ne themel,turp ndertohet ndermjet shkolles se Gjuheve te Huaja dhe Zyber Hallullit…ta mblodhen Cunat e Artes se jane ortak me Kunatin qe Mero e ka qejf…
po ne cdo vend te botes ka vende parkim shteteror pa lek kurse ky izraliti do ti bej vetem me lek u te q,,,ropt
Erion! Cili eshte deputeti qe ka abuzuar me pasurine publike? Pse i ruani emrin? Ai duhet hedhur ne gjyq dhe te ktheje te gjitha leket e fituara ne aq vite sa ka dominuar parkimin. Etika juaj bije ne kundershtim me etiken e paraardhesve tuaj qe akoma pa patur fakte, jo vetem nxjerrin emra, por edhe i shumfishojne bemat!
Si ne te gjith boten parkegjo paguaj mbaro pun liroj venin tjetrit
Pyete bithen kur te rish me shum