Shtatë xhami në Tiranë janë jashtë kontrollit të KMSH-së

16 Nëntor 2015, 11:40Sociale TEMA

Në Tiranë janë shtatë xhami që janë jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Nënkryetari i KMSH-së, Ali Zaimi deklaron se këto xhami janë kryesisht në rrethina dhe se ato janë të pavarura financiarisht nga institucioni qendror.

Sipas tij, ka tendenca për rekrutimin e besimtarëve për t’i dërguar në Siri.

“KMSH është institucion i pavarur nga shteti, ka bashkëpunim me shtetin por duhen pasur parasysh edhe mundësitë tona të kufizuara sidomos financiare që nuk na lejojnë të mbulojmë të gjithë vendin me punonjës, të kemi dhe aq mundësi kontrolli. Çështja financiare është në krye të listës së problemeve”, tha numri dy i KMSH-së.

Duke folur për Shtetin Islamik, Zaimi deklaron se ai është kancer për botën islame. Ai nënvizon se vuajtjet më të mëdha po u shkaktohen vetë myslimanëve.

“ISIS kancer për botën islame, një e keqe më e madhe që po i bën të keqen më të madhe islamit, se po shkatërrojnë imazhin e islamit, duke e vendosur në një linjë me terrorizmin. Në një tragjedi e para që njerëzit duhet të bëjnë, mos të bëjnë paralelizma, jo pse ndodhi aty pse ndodhi këtu, ai është një njeri s’ka rëndësi i krishterë apo mysliman, dhe ka nevojë për solidarizim.  Terrori nuk mund të ketë lidhje me fenë. Ata që ndërmarrin veprime të tjera, janë njerëzit më të ulët, më të poshtër. Ne duhet t’i dënojmë pa asnjë ekuivok, pa asnjë por”, u shpreh nënkryetari i KMSH-së për “Raport Tv”.

3 komente në “Shtatë xhami në Tiranë janë jashtë kontrollit të KMSH-së”

  1. ben says:

    Xhamijat e kishat qe mbijne si kepurdhat jane rezultati i injorances,dembelizmit por edhe i gjendjes se pashprese qe ka krijuar politika shqiptare e zhytur ne korrupsion e krim.

  2. Tomorri says:

    Nuk e di perse mbas 24 oreve keto xhami te pa kontrolluara nuk jane rrafshuare ne toke dhe te gjithe ata qe jane brenda te arrestohen pa asnje ekujvok .çfar ben shteti apo merret me gjera te medha duke i quajtur keto te vogla dhe te pa kontrolluara,jo mor jo shteti do bythe dhe tru dhe vendosmeri duke mos patur frike nga askush se po me pergjon jashte dritares siç bejne politikanet e qelbur shqiptare qe edhe ne kete histori kane pa tjeter pjesen e tyre te pa diskutushme.
    Turpe te kene kur rrine duarkryq para ketyre eventeve te felliqura per gjithe njerzimin.

  3. trfgs says:

    Ka edhe një kishë në Elbasan, aty ku përrallis Nikolla Marku, qe nuk ështën nën kontrollin e Kishës Autoqefale Orthodhokse të Shqipërisë, sepse është objekt fetar i rrëmbyer nën kujdesin shtetëror. Aty vetëm myslimanë shkojnë dhe mund të përdorët edhe ajo për punë të liga. Nuk ka tjetër shpjegim fakti se ajo nuk i kthehet, në ybatim të ligjit, të ybatimit të vendimit gjyqësor Kishës Orthodhokse, e njohur me ligj. Kur të ndodhë ndonjë mesele ose ndonjë hata atje, mos na thoni pastaj se nuk e dinim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje