Progres Raporti i Bashkimit Europian është vlerësuar si konfirmim i progresit të bërë nga qeveria shqiptare në drejtim të reformimit të administratës Publike. Gjatë një konferencë për shtyp të mbajtur sot paradite, Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito e ka konsideruar Progres Raportin si një lajm të mirë për ecurinë e mëtejshme të integrimit të vendit në BE nga.
“Progresi në administratën publike vlerësohet me nivelin më të lartë, ndër 5 prioritetet si mesatarisht i pregatitur, por është i të njëjtit nivel ekzaktësisht me Serbinë dhe Malin e Zi, të cilët i kanë çelur negociatat. E thënë me thjesht, për çështjet e Administratës Publike jemi në nivelin e nevojshëm për t’i çelur negociatat”, ka theksuar ministrja Harito.
Sipas ministres një tjetër vlerësim i Raport Progresit vjen në drejtim të konkurseve që zhvillohen nga Departamenti i Administratës Publike, për të cilat në dokumentin e BE thuhet se duhet të vazhdojnë të jenë transparente dhe meritokratike.
“Më e rëndesishmja për qeverinë, është se kjo arritje reflektohet në rikthimin e besimit të publikut në konkurset e zhvilluara, në të cilat përgjatë 1 viti kanë aplikuar për të marrë pjesë rreth 24 mijë vetë, duke u berë dëshmitarët e një sistemi që u ofron të gjithëve mundesi të barabarta”, është shprehur ministrja e Shtetit.
Ndër hapat që do të ndjekin reformën në Administratën Publike, Harito ka renditur vënien në efiçencë të plotë të sistemit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, që është prezantuar pak ditë më pare dhe zbatimi me rigorozitet i Kodit të ri të Procedurave Administrative.
Mos genje moj shoqe se keni kthyer besimin te publiku,perkundrazi,publiku e ka humbur 100%besimin ngaj DAP-it tend,ti i ke sherbyer vetem PD-se sepse nuk je e majte dhe erdhe me luge ne brez dhe po ha pilafin qe gatuan soc. e vertete me mund e djerse,prandaj zhduku nje ore e me pare se ste shohim dot me sy
Mbaeni me shkume per ne evrope, dhe po nuk e mbajtet dot vet u ndihmone ministraja e edit.
boll me me copy-paste te cdo artikull qe nxjerr per hariton se u bere i shpifur o “socialist”.shif punen tende & nqs je papune shko dhe apliko te dapi.
Ndryshimi nga e kaluara eshte tejet i dukshem dhe mesa shihet, perpjekja dhe per nje administrate te afte dhe konkurence te ndershme eshte si kurre me pare ne vije.
me ke sy e ke pare mi zonje? Dhe vete kryem… tha ca dite me pare qe stresi me imadh i administrates publike eshte nese e bejne me sukses “solitarin”… ke te besojme, minisrin e madh apo kete te voglen ?
kam aplikuar vet per pune dhe konkursi ka qene shume i drejte.fitoi me i miri po kjo sdo tthot qe duhet me shajt qeverine se pse su futa un.shqiptari e ka mani qe kushdo qe tfutet npun thojn e ke marr me mik pranaj u fute ti.jo mor jo.ik mso sic eshte per tqen dhe fito ate qe merito
… Edhe Ty te shau ne mes te parlamentit “shpellari verior kanuno, komunist-psikopat” dhe mos te denohet KY perbindesh psikopat verior ?
Tik-Tak ora po vjen dhe me familje te gjithe ne burg.
Administraten e keni skandaloze sidomos tatimet
Mbaji iso kusheri-shefit per mashtrimet mbaji
Mashtron dhe asgje tjeter.Portat e zytave te adminstrates jane thuajse tere kohes te mbyllura.Nje inaktivitet i papare.Kafenete mbushur me nenpunes te shtetit ne oren e punes.Kjo minstre sikur vjen nga Marsi.Trashegon euforine e te pareve te saj ne kohen kur vendi vuante per buke dhe per mungesen e ushqimeve baze.Sa larg realitetit!
sa kohe ke pa vajtur te administrata o petro?se mduket se e akoma tka ngelur sahati te koha e sales.eshte kohe tjeter dhe nqs nuk te pergjigjen shko ankohu pa patur frike se nuk do tngaj kush/
Nje administrate e korruptuar nen drejtimin e nje shteti mafjoze, hajdut, diktatorial.Ju mundoheni ta paraqiseni ndryshe duke mashtruar qytetaret, rilindja e famshme tani po kuptohet fare mire qe kishte dhe ka si qellim te rilind komunizmin,te rilind diktaturen. Ju bijet e komunistave qe keni marre pushtetin dhe doni te rilindeni pushtetin e baballareve tuaj nuk do te keni sukses ne aventuren tuaj, perspektiva juaj eshte vetem burgu.
sa vjen e po ikin rrenjet e fundit te korrupsionit qe la qeveria para-ardhese.se stpelqen ty se je msu tfutesh me mik eshte pune tjeter po tpakten mos hidh balt kot e mkot nga inati