Tiranë, Këshilli Bashkiak miraton ligjin për parkingjet me pagesë

11 Nëntor 2015, 23:07Sociale TEMA
Tiranë, Këshilli Bashkiak miraton ligjin për parkingjet me

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar mbrëmjen e së mërkurës ligjin për parkingjet me pagesë. Pas një debati që ka zgjatur për rreth 3 orë, Këshilli ka votuar projektin në fjalë, që përcakton tarifat e parkimit, vetëm me votat e mazhorancës.

Këshilltarët opozitarë e kanë bojkotuar votimin. Ndërkohë që me të njëjtat vota janë miratuar edhe pikat e tjera të rendit të ditës, mes të cilave ajo për rritjen e rrogave të administratës së bashkisë.

Në fjalimin e tij në hapje të seancës, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj e cilësoi si një domosdoshmëri çështjen e menaxhimit të parkingjeve përmes një agjencie, në mënyrë që të ardhurat e siguruara nga ky shërbim publik t’i shkojnë bashkisë dhe të përdoren më tej për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Veliaj solli si shembull projektlin pilot të parkingut tek sheshi “Italia”, të ardhurat e të cilit kanë kapur shifrën e rreth 1 mijë eurove në ditë, apo 30 mijë euro në muaj për Bashkinë e Tiranës.

“Ju i keni parë ca njerëz që vijnë vërdallë dhe marrin para cash nga njerëzit për t’u parkuar makinat. 1 mijë euro në ditë fitim bashkisë nga parkingu te sheshi ‘Italia’, një projekt pilot që rezulton një histori suksesi. Një tjetër projekt pilot është ai në rrugën ‘Dritan Hoxha’, ku kemi edhe një korsi për urbanin dhe një për biçikletat. Lajmi i mirë është për rezidentët, të cilët e kanë parkimin falas. Sheshet e pallateve ishin kthyer në sheshe për shitje automjetesh, ndërkohë që të ardhurat do t’i shkonin qytetit. Vende shumë më të sofistikuara se ne i kanë bërë këto debate, por nuk i kanë politizuar”, tha ndër të tjera Veliaj.

Sa u takon tarifave, Bashkia aktualisht ka vetëm një regjim, atë për 3 mijë vende me 1.000 lekë ora, ndërkohë që sipas Veliajt, kryeqyteti duhet të ketë disa paketa tarifimi.

6 komente në “Tiranë, Këshilli Bashkiak miraton ligjin për parkingjet me pagesë”

  1. koli says:

    E pashe ne Tv mbledhjen e keshillit bashkiak,atje cdo gje e vendosen LSI.Nuk ka me kryetar bashkie,nuk ka me kryeminister.Rrofte L S I.

  2. veriori serioz says:

    I rren mendja kot . Ka vetem PS dhe Edi Rama.

  3. ty says:

    futu te LSI merr karten dhe spagun parkim.

  4. Erjon Brace says:

    Ore Erion sharlatani, a ke bere ndonje studim ti sa rezidente me makina ke neper cdo lagje?

  5. Lili says:

    I veti vend ne bote ku Par la menti bene show ne vend te ligjeve,e ligje behen neper keshillat komunale?
    Apo gabim formulimi nga gazetat?

  6. Lulkuqja says:

    Turp i madhe per te parin e ministrave qe nuk ka votat e duhura per te mar nje vendim . Nga goja ka per tia fut L.S.I. Primit te ministrave . Ai kujton se eshte krytar bashkie dhe ben e perveteson cfar te doje . Por e fshiu bishtin kjo teori . Perse nuk e con vendin ne zgjedhje te reja apo nuk ta mban b..a. se ke frike se mbetesh pa magazine . Por mos harro se ne koshin e plehrave ke per te perfunduar . Do te perfundosh atje ku te gjeti Fatos Nano me thonje te pa prere .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje