Veliaj: Parking falas për rezidentët, tarifat më të ulta nga ato të vitit 2003

11 Nëntor 2015, 20:12Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak se parkingu për banorët rezidentë do të jetë falas. Në fjalën e mbajtur përpara këshilltarëve, Veliaj sqaroi  se projekti për tarifimin e parkimit të automjeteve sipas zonave nuk prek banorët që parkojnë në zonë ku jetojnë.  “Garantojmë që rezidentët të kenë parkimin falas. Kjo disiplinon sistemin e transportit, shton të ardhurat e Bashkisë, është shumë e avantazhuar nga shumë alternativa të tjera që i kanë ardhur këtij këshilli Bashkiak, të gjitha të ardhurat i shkojnë Bashkisë, qyteti fiton të ardhura, hapësirë, një jetë shumë më të shëndetshëm, shpëtojmë nga një kulturë zaptimi”, deklaroi Veliaj.

 Për sa i përket çmimeve të propozuara për tarifat e parkimit, kryebashkiaku theksoi se vlera është më e vogël nga çfarë është aktualisht çmimi i vendosur në vitin 2003 ku çdo parkim i bashkisë tarifiohej me 100 lekë/ora, ndërsa përmes këtij vendimi do të ketë një vlerë nga 20 lekë deri në çmimin që është aktualisht. “Bëjmë një zbritje për regjimin aktual që ka Bashkia e Tiranës. Sot kemi një regjim ku janë 3000 e ca vende me një mijë lekë ora. Ajo që po na mundëson ky lloj tarifimi për të thënë, nuk janë të gjithë rrugët njësoj, rrugët në zona më të largëta duhet të kenë kosto më të ulët. Na jep fleksibilitetin që të kemi disa paketa”, tha Veliaj. Ai sqaroi se kushdo që dëshiron të rri më shumë orë mund të pajisjen me abone ku çmimi do të jetë i reduktuar.

 Ndërsa për projektvendimin mbi indeksimin e pagave, kryetari  i Bashkisë së Tiranës tha se nëse ky vendim do të kalohet në këshill do të kërkojë amendimin  që vetë ai dhe nënkryetarët të përjashtohen nga ky rishikim. “Ju kërkoj që të bëjmë një amendim ku kryetari i bashkisë dhe  nënkryetarët e bashkisë që janë titullarë politikë, të përjashtohen nga indeksimi  i pagave që propozon ky  projektvendim. Për pjesën  tjetër që është administrata e bashkisë, për këdo që ka punuar një ditë në shtet, dua t’i jap një të drejtë , indeksimi pagave është një rutinë që ndodh, ju e dini fare mire, ka inflacion në Shqipëri prej 2-3 % dhe ka 7vjet që nuk është bërë indeksimi i pagave”, theksoi Veliaj. Sipas tij, tani që bashkia ka filluar nga pak të shëndoshë financat ka mundësi që të bëjë indeksimin e pagave .

17 komente në “Veliaj: Parking falas për rezidentët, tarifat më të ulta nga ato të vitit 2003”

  1. ??? says:

    Parking ne Anglisht – parkim ne Shqip!

    1. Klimax says:

      Si keshtu, vendosem nje “m” ne vend te “ng” dhe na doli “parkim” shqip??!! Ne qoftese duhet te flasim shqip atehere perse mos te thuhet “vend pushimi per mjete te levzsshme”?

      1. ??? says:

        Eh cfare te them ty une, ti ke kaluar ne orgazem.

      2. TR says:

        Edhe fjalet me origjine te huaj pershtaten.

  2. Iliria says:

    Veliaj, mos e pirdh edhe ti gjuhen shqipe tani, thuhet parkim, jo parking, vendbanues, jo rezident.

  3. adeci says:

    Mos u merni me lojra fjalesh por shihni thelbin e problemit. te zhduket me ne fund kaosi me parkimet ne Tirane.

  4. Lili says:

    Vendime me vend!

  5. dulla says:

    ky idiot po na fal parkimin kur jemi rezidente gjysem e kusur shekulli ne tirane dhe vete ka ardhur nga fshati bythegrisuri,hapu dhe, dhe fute edvin pallen brenda

    1. Dulla bolja says:

      O dulle bolevarur po se ata qe jetojne ne paris a londer e qe jan denbabaden aty nuk paguajne fare per parlim sickerkon ti?!hajde dulle bolja hajde! As varrin nuk e ke falas mor koqe po gjynof erjoni qe merret me copa mishi si puna jote! Me siguri se ke kalu Voren mor daj tirons i trashe si ky milu im qeja morsh te keqen o dulle! Hajd tung tash e bli ene nje makine tjeter e futi ne byth

  6. Labi says:

    O gazetar di s’di shqip,pse shkruan me terma italisht.Rrot ti dhe redaktori??

  7. Tarrasi says:

    Cfare do te thote parkim falas per rezidentet?
    Makinat nuk blihen per ti mbajtur poshte shtepise.
    Dikush qe shkon ne pune ne cepin tjeter te Tiranes, nga rezident do te kthehet ne “jorezident”. Pra, do te paguaje per parkimin.

    Dhe hesapi eshte shume i thjeshte:

    Kush punon 8 ore, 800 leke ose 30% te rroges do t’ja jape Erion Fikut “falas”.

    T’ju rroje Rilindja !

    1. ??? says:

      O tallash se ku iken ti me makine eshte puna jote, ai e ka llafin per parkim te shpia kur je to bo nani-nani. Na myten budallenjte e zgjut.

  8. elton says:

    parkova 2 dite rresht te parkimi bashkise te stadiumi 16 mije lek paguajta. sa 4 dite pune ne fason.

  9. ben says:

    Vetem per te rrjepur popullin dine keta .

  10. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Duroni o popull !
    Na e futen edhe nje takse.
    Erioni I fiqve , po na e fut perdite njelloj ose me keq se Berisha dikur.

    Mendojme per qytetaret thote Erioni !
    Prisni tani kur ta parkoni makinen te shtepia , te ngjiteni te hani drake , dhe kur te zbrisni te gjeni faturen mbi xham. Per banoret eshte falas thote Erioni , por nuk citon rreshtin ku shkruhet : Nga ora 8 e mbremjes deri ne 7 te mengjesit eshte falas.

    Rama dergon tatimoret qe e shqepen popullin me gjoba.
    Tani do dergoje edhe Erioni taksaxhinjte.

    Mjere ky popull , Berisha , Rama , Basha , Erioni vetem per popull qe nuk mendojne.

    Nuk eshte e larget dita kur do te vijne dhe te na thone : Duhet te paguani taksen e Ecjes ne rruge.

    Tani vetem gomari ngeli pa takse. Shisni makinen dhe blini gomarin.

  11. Erjon Brace says:

    Ka bere ndonje studim ky sharlatani se sa rezidente, makina, e parkingje ka neper cdo lagje te Tiranes?

  12. cami says:

    po ne gjith boten keshtu eshte. ka autobus po nuk do te paguash parkimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje