Drejtoria e Tatimeve i ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se nëse nuk paraqesin më parë vërtetim nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit rrugor se kanë shlyer taksën vjetore të mjeteve të përdorura që kanë në pronësi, atëhere nuk do të mund të marrin vërtetim që ata nuk kanë detyrime të papaguara.
Më parë bizneseve, për ta marrë këtë format, u mjaftonte të mos kishin detyrime të pashlyera tatimore.
Ky njoftim i tatimeve ka ardhur në zbatim të udhëzimit Nr.26 datë 04.09.2008, “Për Taksat Kombëtare”, të ndryshuar me Udhëzimin Nr.25 datë 05.10.2015, botuar në fletoren zyrtare Nr. 176, datë 9 tetor 2015.
Drejtoria e Shërbimit të Tatimpaguesve për lëshimin e vërtëtimit “ Format Nr.4”, për Tatimpaguesit, me qëllim çertifikimin e faktit që nuk kane detyrime tatimore të papaguara në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, përveç procedurës së ndjekur sipas rregullores Nr.3 datë 11.10.2010, “ Për ofrimin e Asistences dhe Shërbimeve për Tatimpaguesit e Regjistruar dhe Individët nga funksioni i shërbimit ndaj Tatimpaguesve në Drejtoritë Rajonale Tatimore”, çdo Tatimpagues duhet të kërkojë më parë vërtetim nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit rrugor për shlyerjen e “ Taksës vjetore të mjeteve të përdorura”, të mjeteve në pronësi të tatimpaguesit./ Monitor
Po cfare ju ka gjet more shkerdhata qe talleni me biznesin.
Sistemin online e keni po qe se doni te beni verifikime. Lereni ore biznesin te punoje se po ja merrni frymen me letra debile pa fund.
E kuptoni tani pse ikin nga shqipria edhe hallexhiu edhe ai qe ka, sepse per te marre nje vertetim duhet te marresh nje vertetim qe vertetohet nepermjet nje vertetimi qe merret pas vertetimit qe verteton vertetimin. Dhe pasi ke bredhur sportel me sportel e institucion me institucion mund dhe te mos e marresh vertetimin pasi per nje arsye apo tjeter mund te mos jete hedhur ne sistem apo qellon qe sistemi nuk punon ate dite. Dmth per nje vertetim duhet te humbasesh 1 jave pune te cilen sigurisht nuk ta kompenson askush. Ja pse verdhojne njerezit nga shqiperia digitale.
?
I madh je. Tragjikomedia shqiptare.
budallallek i radhes. Te kerkojne edhe pagesae dritave,ujit,gjobave te policise etj,etj Ka me zyra per te bredhur,ku jane investimet on line,ku jane institucionet qe marrin rrogen e spunojne