Në Gjykatën e Lartë ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Myqerem Tafaj.
Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” duke lejuar akreditimin e disa programeve në universitete private.
Prokurori i çështjes tha në seancës se përmes vendimit të tij, Tafaj ka lejuar akreditimin e disa programeve mësimore në Universitetin Vitrina (i mbyllur), i cili nuk plotësonte asnjë kriter ligjor.
Sipas kallëzimit penal të Ministrisë së Arsimit, Tafaj ka akredituar 8 degë në këtë universitet. Mes këtyre programeve mësimore ishin 4 degë, për të cilat Këshilli i Akreditimit në MAS kishte dhënë vlerësim negativ, pasi universiteti nuk përmbushte asnjë kriter.
Kërkesa për hapjen e programeve të reja ishte bërë nga “Vitrina” në maj të vitit 2010. Në zbatim të procedurës, ajo i është kaluar për studim Këshillit të Akreditimit në MAS.
Në vitin 2011, ky këshill ka vlerësuar se katër nga këto degë të kërkuara, Inxhinieri Elektrike, Mekatronikë, Administrim Publik dhe Stomatologji nuk përmbushnin kriteret për akreditimit. Prokurori thotë se “urdhri i pandehurit Tafaj për hapjen e programeve mësimore është i kundërligjshëm”.
Megjithatë, sipas hetuesit nuk është provuar që ish-ministri të ketë marrë para për hapjen e këtyre degëve me firmën e tij. “Por, përmes urdhrit të tij është mundësuar përfitimi financiar dhe i janë krijuar favore të pamerituara institucionit privat arsimor ‘Vitrina’”, tha prokurori.
Ai deklaroi se nga rasti janë prekur rreth 1 mijë studentë, që kanë marrë programe mësimore jashtë ligjit.
akoma jashte qelive eshte ky i korruptuar anemik. habitem me prokurorine kur nuk e rras ne burg kete ordiner ai eshte peshk shume i vogel dhe ka kohe qe sali vicidoli e ka nxjerre ne shitje per burg
E di qe ndoshta prek interesin e qindra familjeve, por isha i mendimit qe asnje diplome e dhene nga universitetet private, te mos njihen nga tregu i punes. Jane kthyer me kohe ne fabrika prodhimi diplomash!