Në një letër drejtuar kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Avokati i Popullit sugjeron heqjen dorë nga iniciativa ligjore, që e përfshin shpifjen si vepër penale të dënueshme me burg.
Totozani i konsideron si të pamatura dhe të pastudiuara mirë ndryshimet kaq të shpeshta të Kodit Penal. Për këtë arsye sugjeron që Kodi Penal të shihet njëherë e mirë në gjithë tërësinë e tij dhe të mos pësojë ndryshime të cilat i përgjigjen çdo lloj situate të re që krijohet në vend.
“Përfshirja si vepër penale, do të keqpërdoret dhe në atë që mund të shihet si përpjekje nga autoritetet për të heshtur kritikat e medias. Kjo gjithashtu do të çojë në një vetëcensurë të mediave duke shkaktuar tkurrje progresive të debatit demokratik dhe të informimit të publikut, duke mos ndihmuar aspak në zhvillimin e vëndit dhe anëtarësimin e saj në familjen europiane. Ky është një shqetësim i shprehur edhe nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Europës për vende të cilat nuk kanë dekriminalizuar shpifjen si vepër penale”– shkruhet në letrën e Avikatit të Popullit.
Sipas Totozanit përfshirja si vepër penale e shpifjes ndaj një funksionari të lartë shtetëror ose të zgjedhur do të shënonte hapa mbrapa dhe nuk do të ishte në të mirë të demokracisë së vëndit dhe në procesin e anëtarësimit në BE.
Për sa më sipër, Avokati i Popullit sugjeron heqjen dorë nga kjo iniciativë ligjore, duke mos e përfshirë shpifjen si vepër penale.
shpif shpif se dicka do te mbetet kane frike se nuk u shiten gazetat se vetem llafe kane
tjeter eshte kritika dhe tjeter shpifja ndaji mire mor zotni
Z. Totozani! Mos u ben zedhenes i shkelesve te etikes dhe te ligjeve. Mos e harro se, sipas Kanunit, nje fjale e thene pa vend, kushtonte nje jete njeriu. Tani, si gazetaret edhe poltikanet tjerrin pa fund çfare u bie ne koke, pa marre mundimin t’i faktojne, dhe ti thua te mos ndeshkohen. Po dinjiteti i atij qe fyhet ku te shkoje. Apo mos do te fillone vetegjyqesite.