Studentët pro reformës në arsim krijojnë “Forumin për Universitet Cilësor”

16 Nëntor 2015, 18:06Sociale TEMA

Dhjetra studentë të universiteteve të pavarura jopublike dhe kolegët e tyre nga Universiteti i Tiranës kanë krijuar “Forumin për Universitetin Cilësor” në mbështetje të reformës në Arsimin e Lartë. Ata  kërkojnë krijimin e një mjedisi konkurues në fushën e arsimit të lartë si e vetmja mënyrë për të garantuar cilësinë në këtë sektor.

Në mjediset e Muzeut Kombëtar u zhvillua sot takimi mes studentëve të universiteteve të pavarura jopublike, por dhe nga universitetet publike, si pjesë e “Forumit për universitetin cilësor”. Ky takim pati për qëllim të nxisë një diskutim mes atyre studentëve që mbështesin reformën e arsimit të lartë dhe gjithashtu të informojë publikun për shumë nga faktet e shtrembëruara që janë dëgjuar këto kohë në media. Të pranishëm në takim ishin përfaqësuesit e qeverive studentore të universiteteve “Marin Barleti”, “Epoka”, “Polis”, “Universiteti Europian i Tiranës”, “Neë York University of Tirana”, “Tirana Bussines University”, “Aldent” , “Universiteti Mesdhetar”, CIT (Canadian Institute of Technology) dhe studentë të Universitetit të Tiranës.

Studentët e “Forumit për universitetin cilësor” kërkojnë akses të barabartë në fonde publike dhe konkurueshmëri mes universiteteve. Kjo kërkesë vjen në një kohë kur vetëm universitetet private i janë nënshtruar procesit të akreditimit ndërsa universiteti shtetëror jo vetëm që nuk ka asnjë program të akredituar, por edhe refuzon t’i nënshtrohet këtij procesi duke qëndruar jashtë standarteve akademike dhe infrastrukturore.

Në fund të takimit ata miratuan një deklaratë ku bëjnë të ditura qëndrimet e tyre për reformën në Arsimin e Lartë, çfarë kërkojnë dhe çfarë kundërshtojnë.

Deklarata e plotë:

Ne, perfaqësues studentësh të të gjitha cikleve të studimit, të universiteteve publike dhe jo publike, të mbledhur sot në Muzeun Historik Kombëtar, vendosim të miratojmë iniciativën e një grupi nismëtar, për krijimin e Forumit për Universitetin Cilësor.

–          Të bindur se, rreth 15 vjet pas liberalizimit të hapësirës universitare në Shqipëri, më e rëndësishmja është cilësia e studimeve;

–          Të bindur se është e pamundur të kemi një universitet cilësor pa pjesëmarrjen dhe mbështetjen e të gjithë aktorëve të shoqërisë;

–          Të bindur se qeveria duhet ta kryejë më mirë detyrën e saj në krijimin e kushteve për një edukim cilësor, por ajo e ka të pamundur t’ja arrijë tërësisht me fondet publike;

–          Të bindur se askush nga vëllezërit dhe motrat tona nuk duhet të mbesë pa studimet me cilësinë e duhur, në përputhje me meritën, por pa u kushtëzuar nga gjendja financiare;

–          Të bindur se hapja gjithnjë më e madhe e tregut global dhe lëvizshmëria e studentëve në tregun e punës ndërkombëtar kërkon një edukim të standardeve më të larta ndërkombëtare, vendosim sot të krijojmë Forumin për Universitetin Cilësor.

Ne kërkojmë:

Ne kërkojmë konkurencë të plotë dhe jo diskriminim të një sektori ndaj tjetri, jo diskriminim të sektorit privat kundrejt atij publik. Ne kërkojmë nga shteti rolin e tij si rregullator dhe garantues i cilësisë dhe mbështetës i degëve prioritare apo degëve të cilat nuk përballohen dot në kushtet e tregut, dhe lënien e lirë të konkurencës për çdo element tjetër.

Ne, si fëmijë të taksapaguesve, por edhe si taksapagues vetë, kërkojmë akses të plotë dhe të barabartë në fondet publike për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, duke bërë të mundur kalimin sa më shpejt në sistemin ‘paraja ndjek studentin’, që do të thotë lirshmërinë e përdorimit të fondeve publike për çdo student që i përfiton sipas meritës dhe politikave publike në cilindo universitet, pavarësisht nga mënyra e krijimit dhe forma e pronësisë.

Ne jemi kundër:

23 komente në “Studentët pro reformës në arsim krijojnë “Forumin për Universitet Cilësor””

  1. Eri says:

    Duken si shoqatat anti miting

    1. Berja Durresit says:

      Eri……….ma more nga mendja ,bravo ashtu duken se jane te tille.
      Qeveria nxitoi qe te krijonte kete forum si kundrapeshe e vezes po veza hyri ne histori ketu.
      Me kujtohet se dy a tre dite mbas hedhjes se bustit te enverit me 20 shkurt 91 komunistet krijuan -shoqaten e enverit ku si spurdhjake qe jane dilnin si te cmendur me portretet e enverit ne duar,ne Durres prej nga jam kishim Spartak Brahon kryetar te kesaj shoqate…..

      1. Arturi says:

        Mos harro te permendesh edhe Boden, o koke-loqe, edhe “president” Bujar Nishan mustaqe-fshesen.
        Saliu te çon te fala. Po kenaqet duke pare fotot dhe videot qe ka bere ne varka dhe ne darka me femijet e Enverit!
        Shko futi ndonje veze te zier, se te paska zene pizga!

    2. tt says:

      Formi i Studentve Pallariu per Universitet Privat.

      Keta parazite te ardhshem mashtrues, kontigjent LSI-je dhe nenpunsish shteti, mashtrojne si derri kur thone se nuk ka universistet publik falas.

      Mjafton te shikosh protestat e fundit ne Kili, Argjentine apo dhe Itali para pak ditesh per te kuptu sa e nxehte eshte kjo teme per studentet neper bote.

      Po qe te perfitojne para publike Universitetet Private kjo eshte kulmi. Ne bote s’do guxonin as ta conin neper mend ket gje, pa le ta miratonin.

  2. i dashur Mero says:

    Po nuk eshte inteligjenca shqiptare vetem Saliu; Lulezimi dhe Qorri. Qorri le te formoje partine e tij ashtu si i tha dhe Arjan Cani te premten dhe te mos na shese dengla.Kerkesat e Arlind Qorrit jane kerkesat e Saliut, njesoj si video e Saganit e Celes qe ishin porositur me leket e shqupit. Ata vazhdimisht po dalin bllof, por ata kane ate karakter kriminal sa nuk u pushon goja. Shoqeria e ndersheme, sado qe nuk flet shume, do ti hedhe ne koshin e mbeturinave keta bastarde qe e bene jeten e shqiptareve te ndershem aq te merziteshme per hajdutlleqet e tyre kriminale.

    1. Studenti says:

      Pse, te duken gje inteligjente keta tipat qe jane mbledhur ketu ty? Te genjen mendja. Keta jane prototipi i qenieve me hajvane qe mund te gjesh sot ne shoqerine shqipetare, bythlepires qe i nxjerr aty pronari i universitetit, dhe nuk kane asnje mendim te tyrin, po riprodhijne shemtuar dhe pa shije retorikat bajate te shefave te tyre.

      1. i dashur Mero says:

        O “student”; e di pse me duken inteligjente keta; sepse kam disa dite qe shikoj e degjoj Arlind Qorrin me dy sy se bashku me nje femer neper televizione dhe del qarte se ose Qorri do te behet kryetar partie; ose jane paguar mire qe te bejne ate propagande te thate e shterpe ashtu si jane dhe vete. Nje gje qendron qe kushdo qe del kunder nje reforme dhe nuk mbeshtetet nga njerezit perveç pedagogeve te PD; kete e kane pohuar vete, tregon se s’kane te drejte. E kupton qe dhe kryetari Pd thote qe na vodhen mendimet! Kur mendimet jane te mira duhen ne vene ne pune per te miren e shoqerise dhe mendimet , eshte absurde, nuk vidhen kurre sepse detyra e nje qeverie eshte qe te beje me te miren. Na vodhen mendimet! Thua se u futen dhe ne trute e Lulezimit per te vjedhur; thua se Qorri do universitet falas qe dhe ne kohen e Enverit ata qe kishin mbi 2000 leke ne familje e kishin universitetin me leke; thua se une, taksapaguesi, duhet te paguaj qe Qorri te beje universitet falas dhe shoqja e tij qe e shoqeron te fryje buzet me leket e mia. E po duhet te jeshe i çmendur te pranosh keto, duhet shkuar ne pavionin 17 ne Vlore ose Elbasan. Ndaj ai forum ka ne perberje njerez inteligjente se lexova ato çfare kerkojne.

        1. Studenti says:

          Te te duken ca njerez inteligjent se Qorri dashka te behet kryetar partie nuk me duket argument logjikisht i qendrueshem. Nje njeri eshte inteligjent kur thote dhe ben gjera inteligjente, dhe jo kur kundershtaret e tij qenkan me demek jo te sinqerte. Fakti qe nuk arrin te konceptosh se si dikush mund te dale dhe te artikuloje fuqishem kunder politikave te qeverise pa ndonje interes personal nga mbrapa (si te behet kryetar partie, hahaha) eshte fatkeqesi qe prek jo vetem ty por gjithe kete popull oportunist qe nuk ka ditur ndonjehere ne historine e tij te mendoje pertej interesit vetjak dhe afatshkurter.
          Sa per kete punen e vjedhjes se ideve te Bashes, ti qenke tmerrsisht naiv qe beson me shume Bashen dhe jo nje figure te re e te paperlyer ne politike, kur nderkohe reforma qe eshte kaluar eshte pikerisht reforma qe do bente PD para ca vitesh, por me nej lluster dhe dizajn te ri. Dhe akoma me naiv tregohesh kur thua qe detyra e nje qeverie eshte te beje me te miren dhe supozon se ajo po ben me te miren. Nje qeveri mundet fare mire te genjeje apo te punoje per “me te miren” e pakices se njerezve prane saj duke demtuar shumicen dhe interesin afatgjate te vendit, dhe per kete s’duhet te kesh nevoje per shembuj besoj.
          Por prape, problemi mbetet qe ju nuk arrini te konceptoni dike qe propagandon per nje ide pa pasur ndonje interes material madhor nga mbrapa, ju e shihni kedo si te korruptuar, dhe me kete logjike nuk mendoj se ja vlen te vazhdohet kurrfare disuktimi.

  3. arta says:

    Sigurisht që ka mjaft studentë që nuk kanë fjalorin e studentëve dhe pedagogëve të antireformës. Do të ishte cudi që ata të heshtnin e të mbanin mbi kurriz coroditjen e antireformistëve. Të gjithë e dinë se projekt ligji para se të votohej në parlament u diskutua me të interesuarit, pse s’ishin ata që tani e kundërshtojnë se ndoshta akoma s’kishin marrë udhëzim nga SHQUPI, s’është faji i atyre që e miratuan. Kjo është rruga për të zhvilluar mendimin demokratik, bashkimi i forcave dhe konkurenca e ndershme.

    1. Filan Fisteku says:

      O arta o budallaqe, ku e pe ti qe studentet kunder reformes i nxirrka shqupi ne proteste? Dhe te genjen mendja se keta palo studentet qe kane dale ketu kane ndonje fare intelekti? Nuk e kuptoj, ky popull ka marre fund, o jane budallenjte e rilindjes nga nje ane, ose jane budallenjte e shqupit nga ana tjeter.

  4. Demokrati says:

    Mitingashet e Saliut, qe frymezohen nga nje fare akademiku me orientim te mirefilte politik te djathte, Artan Myqerem Fuga – ish minister i Enver Hoxhes, synojne te krijone premisat e nje revolucioni qe e deshiron Sali Berisha, kwerkojne te bejne per vete nje numer perhere e me ta madh studentesh. Gjepura dhe perralla me mbret. Na vijne edhe ca kosovare, qe nuk dihet se nga u fryn era qe i sjelle ne Shqiperi!

    1. Filan Fisteku says:

      Mor ku na dolet te gjithe kaq te zgjuar ju more, qe i demaskuat gjithe “mitingashet e saliut”. Lexoni more cfare thone studentet qe kundershtojne! Kane arsyetime shume me te mira se keto palacolleqet konformiste te ketyre kukullave te pronareve te diplomoreve. Artikulimin politik qe ka pasur levizja “Per universitetin” rralle se e gjen ne keto 25 vjet politike, pa e llogaritur fare me perpara. Hapni mor syte, mos u beni te gjithe marionetat e Rames!

  5. england says:

    Tani eshte per tu pare se kutj do i bashkohet Basha dhe Topalli,atyre qe hedhin veze dhe shajne me fjale te ndyra,apo keta qe studiojne dhe sillen si njerez.

    1. Z says:

      Ata qe “hedhin veze dhe shajne me fjale te ndyra” nuk kane nevoje tu bashkohet as basha, as topalli, as ndonje soj tjeter injoranti ne pozite a ne opozite. Ata jane nje levizje shume parimore, qe s’kane nevoje per plerat e konsumuara te ketyre 25 viteve. Po kujt t’ja thuash, popullit fshatar (ne kuptimin e keq te fjales, se dhe nje fshatar mund te jete me qytetar se ju), qe nuk koncepton asnje levizje politike jashte klaneve te medha politiko-tregtaro-mafioze. Per te ardhur keq.

  6. Ai says:

    Na thirren sot si studente dhe na thane qe 20 studente nga ju duhet te shkojne tek muzeu kombetar sepse ka organizuar Henri Cili nje shoqate. Ne shkuam atje si pa ditur gje sepse keshtu na urdheroi pronari i universitetit. Aty e morrem vesh se per cfare behej fjale dhe ne ishim sa per te mbushur sallen. Aty ishin perfaqesues nga univeristetet private. Kjo qe po ju them eshte realiteti.

  7. Kostandin says:

    “Ne jemi kundër:
    Universitetit publik falas: Universiteti publik falas nuk ekziston, përvecse në Korenë e Veriut, madje është i rrezikshëm sepse nxit papërgjegjshmërinë nën petkun e aksesit të barabartë të të gjithëve, nxit papërgjegjshmërinë e studentëve dhe pedagogëve dhe askush nuk kërkon llogari për paratë publike që harxhohen. Përkundër kësaj, ne kërkojmë një universitet i cili financohet nga ata që munden dhe merret falas, pjesërisht ose plotësisht, nga ata që e meritojnë dhe nuk munden ekonomikisht.”
    Me falni per kopjimin e ketij fragmenti, por ne Itali ne me shume se 90% te rasteve jane publike e do te thosha gati gratis sipas mundesive ekonomike te studenteve. E keta proreformiste, te fryre nga “socialistet” e kamur, me Sulltan Edon ne krye, jane ose te paditur, ose bejne sikur! Po çte themi per Politeknikun e Milanos a Torinos a ndonje tjeter Universitet publik Italian. Dihet cilesia e tyre dhe me suribe dine edhe keta gojeprishur.. Palo reforme, ekstremiste e djathte e me shume prapaskena!

  8. Studenti says:

    Universitet punlik falas ka vetem koreja e Veriut thone. Une nuk e di si mund te merren seriozisht te tille lloj injorantesh qe bejne komunikata te cilat mund te pergenjeshtrohen vetem me nje kerkim te thjeshte.
    Brazili, Finlanda, Gjermania, Norvegjia, Sllovenia nuk me duken si Koreja e Veriut, s’jane as te ngjashme ne kurrfare aspekti. Hapni syte o njerez, lexoni ndonje gje, mos merrni per te mireqena dokrrat qe ju shesin mediat mainstream dhe politikanet
    http://www.collegeaftermath.com/life-adventures-after-college/5-countries-with-free-university-education/

  9. de... says:

    jam student në unvr aldent…më duket krejt normale dhe e mbështes fuqishëm këtë nisem sepse më duket jo llogjike qe ne që jemi pro këtij sistemi nuk kemi patur ku ta ngrem zerim..përgëzime edhe mbështetjen ton të përhershme

  10. Zamorano says:

    ne asnje vend te botes nuk ka shkollim falas, dhe kjo eshte e vertete. edhe nese ka, ose ka nje cilesi skandaloze, ose eshte ne prag te falimentimit, ose ose(degjoni degjoni) FILLOJNE KERKOJNE LEKE PER TE KALUAR!!!! dhe nga ky sistem na ka ardhur ne maje te hundes. nuk kam ndermend qe te financoj qorrat e dynjase me leke ne dore per dicka qe ata te mbajne peng. te behet qe c’ke me te reforma, dhe keta maskarenjte qe dolen ne proteste ta paguajne per ate qe kane bere.

    1. Studenti says:

      Po ti ja ke idene per cfare po flet? A e kupton se cfare lloj reforme po kerkojne te bejne? A i njeh shembujt ku eshte bazuar kjo reforme? Cfare ideologjie perzanton ne arsimin e larte? Cfare efektesh kane praktikisht ndryshimet qe do te beje qeveria? Si ka mundesi qe jeni kaq te verber e bertisni si militante, a thua se keta qe po kundershtojne reformen po e bejne per inat apo se i ka paguar ndokush (agjenturat e huaja me siguri, se aty ju ka mbetur sahati juve).

      Reforma bazohet ne nje model te arsimit te larte qe zbatohet ne Angli dhe ShBA, dhe ne keto vende ka pasur mjaft problematika, qe nga borxhi studentor, mungesa e lirise akademike (me pedagoge qe punesohen part-time dhe me rroga te ulta e pune te pasigurte), rrogat super te majme te menaxhereve (vleresohet me shume roli i menaxherit se akademikut, skandal!), po juve nuk ju shkon mendja te kerkoni njehere per keto fakte. Ka plot modele te tjera te arsimit ne te cilat mund te bazoheshim, si ai Gjerman, Norvegjez, Skocez, Finlandez etj etj, te cilat e konsiderojne arsimin me shume si nje te drejte se sa nje mall tregu qe shitet e blihet dhe “i rritet cilesia permes konkurences” (dhe mos me thuaj nuk krahasohemi ne me Gjermanine se per ate pune nuk krahasohemi as me ShBA as me Angline).

      Jo vetem qe kemi zgjedhur modelin e gabuar, po dhe zbatimi ka per te qene nje katastrofe, se kjo reforme eshte e kompromentuar qe ne krye te heres kur ka Henri Naim Cilin si promovues kryesor. Klinetet private kane kapur qeverine e sotme, sic kishin kapur dhe ate te djeshmen, dhe duan me doemos te nxjerrin fitimet e tyre nga diplomoret e pavlera ku kane hedhur leket.

      Ju kujtoni se reformen e kundershton PD dhe mbeshtetesit e saj, po e keni shume gabim. Levizja “Per Universitetin” ka kundershtuar kete reforme qe ne kohen e PD (atehere quhej levizja “Universiteti ne rrezik”), dhe do vazhdoje ta kundershtoje mbi baza parimore, per arsim publik te lire dhe cilesor, per arsimin e larte si nje e drejte dhe jo privilegj, per arsim publik ne te mire te shoqerise dhe jo te pasunareve pronare te diplomoreve private. Ju lutem ndiqni faqen e levizjes qe te kuptoni me shume rreth saj dhe argumentave te tyre, dhe te tejkaloni paragjykimet dashakeqe https://www.facebook.com/Për-Universitetin-651561178215203/

      1. Zamorano says:

        ah, more. duket sa ja paske haberin si “punoka” bota. c’ma tregon mua sistemin gjerman? ata ngelen duke bere shkurtim pas shkurtimi ne fonde. studentet aty po dalin neper protesta per shkak te atij sistemi falimentar. kjo nuk do te thote qe nuk duhet te jete ashtu sistemi, perkundrazi. por kur nuk mbledh taksa per shkollen, mos prit qe te kesh shkollim falas, se do perfundosh ne dicka pa cilesi, me fonde te marra vetem ne menyre abuzive, se ato qe do jape shteti nuk do mjaftoje per gje. dhe e besoj qe kjo levizja “per universitetin” nuk eshte as majtas as djathtas, mos ki merak…..vetem se eshte me teper majtas sec duhet, aty afer pershendetjes me grusht ne temth.
        edhe, qe ta dish ti, “shoku studenti” qe hedh veze, pa ja pare hajrin dickaje mos merr si pushka e jevgut, se humbet dhe besueshmerine. nuk paskerke leke per t’u futur ne shkolle? merr kredi ne banka, nga ato afatgjatat, futu ne shkolle, dhe cfaredolloj inati te kesh per ndonje gje qe nuk te pelqen aty adresoju rektorit/dekanit po ta mbajti bytha, por mos dil ne shesh duke ndjekur qorrat e dynjase, se s’do nxjerresh gje ne drite, kuptove?

  11. sokol says:

    Ky lloj grupimi eshte jo vetem i turpshem, por lexohet fare qarte se si pronaret e tyre e kane mireorganizuar me mbeshtetjen e qeverise kete lloj palo “pro reforme”.
    Eshte e lehte te kuptosh se pse universiteti “Marin Barleti” eshte i pari ne listen kesaj “organizme”, dhe a e dini se pse? Sepse shoqja Adriana Berberi, shefe kabineti e ministres eshte pronare e ketij universiteti. Pastaj vijne me radhe, Cili, etj, etj. rilindas qe po e degradojne keq e me keq kete vend.

  12. Iriu says:

    dituri falas kerkon rinia ,dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete.udhetoja nje dite te hene nga bashki e larget per ne Tirane,Autobusi I mbushur plote me student ,secili ne punen e vete shume te perqendruar me aifona teshtrenjt.prane kisha nje vajze due e pyes per cfar sdudionte dhe e kujt ishte, ja njifja prinderit ijati ishte invalid pune dhe para ca ditesh ikisha plotsuar dokumentet qe dy femijet e tij perfitonin te drejten falas per pgesen e tarifes se sdudimeve, te femijeve vajza nuk me njihte e Pyes se me cfar mesatare more vitin edyte mu prgjigj , i them e di ti dhe vellau yt sa kredi ka marre babai per te marre shkollen tuaj dhe ti me mban kete telecom, e dini ju sa harxhon buxheti dhe ata qe punojne qe ju te beheni te ditur care arsimi falas kerkoni ju kur AI qe keni ne dore kushton pesqind ero po me shikonte eshasstisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje