INTERVISTA/ "Gjendja e myslimanëve në Shqipëri, jashtë kontrollit!!!"

16 Nëntor 2015, 20:35Sociale TEMA

Nga Ben Andoni

E veçanta e teologut të njohur Gjinishi është se gjithmonë ka qenë një zë i arsyeshëm, por njëkohësisht dhe shumë real për problematikën shqiptare, që lidhet me Islamin. Pa stërhollime, por me një logjikë të kujdesshme ai shpjegon në këtë intervistë se ISIS-i po arrin një nga qëllimet e tij kryesore, duke ndezur një debat të paqenë dhe jo real për karakterin terrorist të Islamit. Nga ana tjetër, ai vendos gishtin e fajtorit, edhe për shumë njerëz me tagër, që përmes gjykimeve sipërfaqësore bëjnë pohime të pamenduara.

Në fakt, sot, jemi të gjithë nën terror dhe në këtë ai nuk ndan dhe komunitetin mysliman në vend. Pyetjes së JAVA, në lidhje me gjendjen e Komunitetit Mysliman dhe deklaratën e një zyrtari të tyre, që disa xhami nuk i kanë nën juridiksion, ai jo vetëm nuk e mohon, por e thekson më tepër, duke na plasur një pohim të frikshëm: Komuniteti Mysliman Shqiptar (KMSH) nuk e ka në kontroll territorin (xhamitë) dhe nuk është marrë me fenomenin e terrorizmit. Arsyet fillojnë nga mungesa e profesionalizmit, vullnetit, legjitimitetit e deri tek interesat e rrymave dhe e lëvizjeve që kanë ndikim pranë tij, e të cilat sorollaten nëpër Ballkan për të ringjallur fantazmat e mesjetës. Kam frikë se këtyre rrymave u intereson prezenca e ekstremizmit fetar në Shqipëri ndryshe nuk ka si të shpjegohet mosangazhimi serioz i KMSH-së, shprehet ai. Nëse kjo është në këto përmasa, atëherë të gjithë duhet të shqetësohemi, për atë që na pret…

Dhe, në fund, por jo më e pakët nga rëndësia është fakti që ka gjurmë që harmonia ndërfetare është vetëm në sipërfaqe. Ai në këtë intervistë hedh vetëm një ide, por që të bën të mendosh thellë se gjërat po marrin precipitim jo normal…

Ka një barazim vlerash dhe opinionesh të këtyre ditëve, pas ngjarjeve të Parisit, të cilat e identifikojnë Islamin me terrorin. A ju duket normale?

“Sigurisht që nuk është aspak normale. Një barazim i tillë është i frikshëm. Ai shpreh:

a-Injorancën e të gjithë atyre të cilët janë mësuar thjesht të imitojnë apo të servilosen neveritshëm me ligësinë e tyre edhe në raste kaq dramatike. Në mungese të shfletimit të literaturës do të mjaftonte debati i gjerë publik pas 11 shtatorit për të shuar së paku kureshtjen mbi motivin e këtyre akteve kriminale. Në vend që të bashkohemi përballë kësaj të

keqe të madhe do të duhet të djegim energji e t’u shpjegojnë se ç’nuk është Islami disave, të cilët realisht nuk janë aspak të interesuar të dinë se ç’është ai në të vërtetë. Thjesht u intereson përfitimi. Këta janë kanibalë që ushqehen me mishin e të vdekurve si korbat.

b- Individualizmi, mungesa e një solidariteti real dhe aparencializmi janë hipokrizia e dukshme e këtyre reagimeve. Këto akte po ndodhin midis nesh. Është një papërgjegjshmëri totale ta ndash veten prej ngjarjeve dhe ta perceptosh jetën kaq cekët, si në një ishull të vetmuar, i cili ekziston vetëm në imagjinatë. Terrorizmi po na kërcënon të gjithëve. Ai është një ideologji apo doktrinë e deformuar kriminale e cila nuk ka asnjë bazë fetare. Është një ngushëllim i gabuar t’i drejtojmë gishtin e fajtorit njëri-tjetrit.

c- Është fatale dhe e rrezikshme të barazosh ISIS-in me Islamin. Ky do të ishte aleati i shumë pritur i terrorizmit, i cili pret rritjen e Islamofobisë për të mbajtur në këmbë veten. Gjykime të tilla i shtojnë jetën vetëm ISIS-it”.

Ka qenë i frikshëm disi pohimi që bëri numri 2 i Komunitetit mysliman shqiptar, sipas të cilit, ata nuk menaxhojnë dot disa xhami në Tiranë? Mendon se është thjesht problem i brendshëm apo ka indikacion terrorizmi?

“Gjendja është shumë herë më keq se kaq. Komuniteti Mysliman Shqiptar (KMSH) nuk e ka në kontroll territorin (xhamitë) dhe nuk është marrë me fenomenin e terrorizmit. Arsyet fillojnë nga mungesa e profesionalizmit, vullnetit, legjitimitetit e deri tek interesat e rrymave dhe e lëvizjeve që kanë ndikim pranë tij, e të cilat sorollaten nëpër Ballkan për të ringjallur fantazmat e mesjetës. Kam frikë se këtyre rrymave u intereson prezenca e ekstremizmit fetar në Shqipëri ndryshe nuk ka si të shpjegohet mosangazhimi serioz i KMSH-së. Janë të gjitha mundësitë të zhduket kjo doktrinë por kjo kërkon një impenjim gjithëpërfshirës profesional, i cili lidërshipit të KMSH-së i mungon krejtësisht. KMSH-ja, në dijeninë time, nuk ka bërë asnjë përçapje për të marrë në administrim dy xhamitë e njohura në periferi të kryeqytetit, ndërkohë që ka ndërhyrë çuditshëm madje dhe me policinë e shtetit në raste të tjera për të larguar nga puna imamë korrekt dhe model në punë. I tillë është rasti i Xhamisë së Medresesë, ku imami i pushuar nga puna (me motivacion ekstremist) fitoi gjyqin kundra akuzës së stisur të KMSH-së. Sjellje si kjo kanë dëmtuar reputacionin e KMSH-së, të cilën besimtarët nuk e kanë më në referencë. Ky është një problem i madh”.

Si e shikon mundësinë e dialogut të sotëm të Islamit me Kristianizmin në Ballkan. A ka pika nga ku mund të fillohet?

“Fillimisht në gjendjen që ndodhemi është i domosdoshëm forcimi i raporteve ndërfetare në Shqipëri sipas modelit të trashëguar. Tek ne po shfaqen dukuri, të cilat nëse vazhdojnë, do të deformojnë deri në acarim marrëdhëniet ndërfetare. Është i pajustifikueshëm fakti që në festat fetare të komuniteteve të tjera shpesh nuk marrin pjesë titullarët e parë të institucionit (KMSH), sidomos në nivel lokal. Çdo të thotë kjo? Bashkëjetesa fetare ka nevojë edhe për imazh. Kur kjo çalon ç’mund të thuash për bashkëpunimin ndërfetar? Kemi nevojë imediate të rikonfirmojmë bashkëjetesën e trashëguar si model kombëtar.

Sa i përket dialogut rajonal sigurisht që është i domosdoshëm, madje jemi të vonuar. Ka modele dhe eksperienca që mund të shfrytëzohen. Krishtërimi dhe Islami janë besime abrahamitë, monoteistë. Kjo është një platformë mbi të cilën mund të ngrihet një bashkëpunim ndërfetar rajonal. Respekti për jetën, identitetin, etninë, gjuhën… etj., të cilat sipas këndvështrimit Abrahamit janë vullnet i Zotit, përbëjnë bazën teologjike e praktike të një dialogu të mirëfilltë, i cili do të zbuste dukshëm marrëdhëniet mes popujve në Ballkanin e përgjakur, e do ti vendosë politikanët para një presioni për krijim e një klime të re bashkëpunimi fqinjësor e rajonal. Klerikët nuk duhet të sillen si politikanë. Feja nuk është politike. Ajo që e bën më imediate këtë dialog është pjesëmarrja e shqiptarëve si luftëtarë të ISIS-it dhe serbëve të rreshtuar në ushtrinë e Asadit. Ky raport diametralisht i skajshëm mund t’i shtojë konfliktualitetit prezent në Ballkan një dimension të ri të rrezikshëm. Është koha qe komunitetet fetar të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre”. (JAVA)

36 komente në “INTERVISTA/ “Gjendja e myslimanëve në Shqipëri, jashtë kontrollit!!!””

  1. eklipso says:

    Avash me pikëçuditëset se na trembe…

    1. pashai plak says:

      dje ne pike te sabahut shejh ul islam MERO BAZE dha fatva se si duhet te jete islami i pasuar nga eskortart ateiste se si duhet te sillen muslimanet….
      shejuket e kufrit e nxerrin koken sapo u prishet rehatia…me duken se balancat po shiften…..inshiallah

    2. anonim says:

      Zgjidhja e vetme per te shpetuar nje her e pergjithmone eshte kthimi ne katolicizem

      1. Bazarhesap says:

        Dhe pastaj pedofilizmi dhe sodomy do behen te ligjshme!!!
        Tipa si puna jote duhet te shkojne 6-7 shekuj mbrapsh ne kohen e ikuzicionit

      2. Genti says:

        Kreret e kombit duhet te krijojne BESELIDHJEN e DYTE TE LEZHES dhe te vendosin fatet e kombit. Duhet KONVERTIM MASIV ne fene e Perendimit. Larg nga Lindja e Mesme dhe larg nga hienat greko-ortodokse. Shqiperia ne Europe, me Perendimin!

        Ku eshte Aleanca Kuq e Zi? Ku jane organizatat patriotike kur rrezikohet kombi? Duhet BASHKEPUNIM i ngushte me vellezerit tane ILIRE KROATE. Me ndihmen e Gjermanise, Italise dhe gjithe Europes Perendimore dhe Amerikes vetem fitore do kemi. Poshte Serbia, Greqia dhe ideologjite mesjetare te Lindjes se Mesme. RROFTE ILIRIA, ZANAFILLA E EUROPES!

        1. anticensurë4654 says:

          anonim e gent,por dhe bazarhesapit!
          që të dy palët tërhiqni seicili nga ana juaj!!njëri nga e zeza tjetringa e bardha(ska rëndësi se kush është e bardha apo e zeza në dorë të palës)!ju jeni njerëz që mbi gjithçka vendosni besimin!!atë besim për të cilin shkruani faleni dhe si duken fjalët tuaja jeni gati dhe të vrisni!!
          përse mor njerëz nuk vini në plan të parë atë që ju bashkon!!thjesht që ju bashkon në këto shkrim eqë bëni për të përfituar,që bëni për tiu mbushur mëndjen palës kundërshatre!?
          përse nuk vini në plan të parë gjuhën gjakun tuaj,por vendosni besimin tuaj??
          përse mor njerëz nuk doni të jeni shqiptar??përse mor trutharë e mohoni gjakun tuaj dhe kërkoni të jeni vëllezër me arabë,afrikanë,aziatikë,amerikanë e australianë vetëm e vetëm sepse ata mendojnë njëlloj si ju!!sepse i krishteri i të gjitha konteinenteve,rracave,ngjyrave e kombeve të ndryshme ju duket më i mirë se myslymani shqiptar që ka të njëjtin gjak,të njëjtën gjuhë dhe të njëjtën pamje si ju!!

  2. Fotaqi says:

    Shqiptaret nuk e kuptojne se Turku po perdor fene per ti futur hundet ne Shqiperi duke ndertuar qindra xhamira e shkolla islamike. Nuk jam kunder myslimanizmit por ta dini qe thjesht po perdoreni. Ju akoma vazhdoni e i quani Turqit e Arabet vllezer e besoni se jeni nj gjak me ta,injorante…

    1. Splinter says:

      Fotaq

      Nuk I considerojne vellezer gjaku o hut pot vellezer be religion.
      Mos I ngaterro stacionet

      1. Illirya-Shqiperia says:

        Me te njejten llogjike i bie te kemi vellezer by religion greket e serbet, dhe italianet, francezet etej. Apo ju vellezerit e turqeve harroni qe kur flisni ne vend te shqipetareve nuk flisni Vetem emer te muslimaneve se nje 30 % jeni! Feja e shqipetarit eshte shqipetaria! Nese ndonje shqipetar kerkon vellezerit by religion atehere vendi I tij nuk eshte ne Shqiperi (kjo eshte per te gjithe)!

    2. ed says:

      se mos ka gisht edhe serbi tek kjo puna e islam bythes ne shqiperi.

      islami vetem mjerim, skllaverim, dhe injoranci sjell. dhe kete e them se faktet flasin me mire se fjalet. dhe sa ere qe vijne… e kan armik pastertine.

    3. Mbreti says:

      Te njejten bejn Grket ore Foto!!!!! Turqet e greket kan te njejten strategji, zgjerim influence nen petkun e religionit!!

  3. Ismail.lile says:

    Respekte per zotin Gjinish qe e vlersoj shume per qendrimin e shprehur dhe me vjen mire qe eshte po ai qe kam patur rastin te diskutoj. E vertet qe grupe te caktuara nga jashte ne petkun e islamit kane ndertuar stradegji te caktuar investimesh me xhami duke afruar dhe lemosha per jetimet duke i kthyer ushtare te tyre per qellim e nje te neserme te frikshme dhe ne Shqiperi. Shikoni sa xhami jane ndertuar rreth Tiranes, pa fuksjon pa hoxhe jane vete pika te kuqe me qellime antikombetare te tyre. Te gjithe heshtin, dhe bejen teatrin e kukullave ne festa, -por thika po i hyn mbas shpine Shqiperise nga grupe ekstremistesh me emere shoqatash apo inprovizime te ndryshme mashtrusish . Hidhni nje sy xhamis te rruges Kavajes, demostrimit per ndikim qe ben ne rruge duke dashur te terheqin vemendje rreth saj.jetojm ne nje presjon te autopalandeve te ashtuquajtur perfaqsuse te fese vine ke xhami e rruges Kavajes deri nga qytete te tjera diten e premte per te dale ne televizor kur tashti cdo fshat ka ndertuar xhami per vete. Heshtja ndaj tyre dhe oportunitet gjoja me lirin jane mashtrime per opinjonin. Por e nesermja nuk eshte larg dhe mund te jete me pasoja dhe ne qe banojm karshi xhamise rruges Kavajes e dime me shume se c,fare ndodh aty.

  4. shqiptar says:

    mjafton te shikosh rrjetet sociale si shqiptare nga maqedonia me shume kosova dhe me pak nga shqiperia shajne gjithcka kristiane

    mbi 10.000 shtetas turq kane marre pashporte shqiptare ku shumica jane agjente turq qe kan ardhur me urdher te erdogan dhe finacojne islamin radikal me organizaten turke TIKA

    shikoni faqen ne facebokk TheOsmanlit ne gjuhe shqipe dhe e kupton ca qellimi kane po shteti jone cfare ben

    1. Pip says:

      mos ubshqetesoni,shqipot me nder te hane m…in.nuk kane bythe per asgje jo me per terrorr dhe radikalizem.popull i perdhunuar neper shekuj,nuk ka kellqe per lufte.nuk e ka bere asnjehere .tek tuk vrasin vellane apo shokun per tu dukur ne syte e shokut tjeter.popull pa bythe

    2. Casperas32 says:

      Me cfare preteksi e ngaterron tiken me kete teme? Pse flet pa asnje fakt? Si nuk te vjen turp..

  5. Zgjohu SHqipo ! says:

    shteti.qeveria,Z.Rama.duhet te marin masa,mjaft me ! populli yne ka gati 50 vjet qe nuk njef fe !!!! nuk mund te behemi pre e muxhahedineve ne kete menyre…..
    feja e shqiptarit eshte SHQIPTARIA..nuk me hyne ne pune arabet ,turqit etj,etj,
    neve jemi Europiane..DUHET DORE E HEKURT….Z.RAMA,BEJ DICKA .

  6. tfgs1 says:

    e cna bet mor te pacipe………………shkoi per lesh vatani!

  7. Iliria says:

    Duhen mbyllur xhamite, keto çerdhe terroriste, qe pregatisin ushtare per allahin. Duhen kapur hoxhallaret prej mjekre dhe duhen shporrur nga trojet arberore. Duhen vene ligje te forta kunder veprimeve antikombetare, çdo lloj veprimtarie qe cenon, rrezikon dhe ofendon vlerat, kulturen dhe figurat kombetare, duhet shpallur e jashteligjshme. Vetem keshtu vihen gjerat ne vend dhe keto troje pastrohen nga llumi i qelbur islamik. Islami eshte kanceri i kombit shqiptar.

  8. kuq e zi says:

    duhet ligji qe pati shkruar fan noli per shqiperine per detyrat dhe te drejtat e cdo feje
    por kjo eshte e pamundur sepse sherbimet sekrete bejne te veten greket sjellin mjekrren e anastasit arabet mjekrrat e veta dhe shteti shqiptar ben budallain ne kembim te ardhurave qe sjellin keto shtete
    shteti shqiptar e ka per detyre te qendroje jashte cdo feje por kur e ben shteti yne asnje shtet nuk duhet te fuse hundet dhe kte duhet ta garantoje kushtetuta shqiptare

    pra jashte janulla
    jashte pantallonat trecerekshe
    mbase do kemi me pak por do e gezojme
    kush do mjekrrat wahabite le ti ndjeke ne siri kush do mjekrren e janulles le ta ndjeke ne greqi

    1. Koqezi says:

      Ik o luaj counterstrike apo ndonje loje tjeter

  9. KOMUNITETI MUSLIMUT SHQIPTAR……..eshte i zhytur ne halene e nevojtores islamike !

    Imamet dhe hoxhallaret ,nuk ju intereson fare qe te frenojne fenomenin xhihad !

    Kemi shembullin e mutfiut ne Kosove ,dhe ai trapi tjeter ,Krasniqi ,sa nuk ja di dhe nuk dua tja di emrat ketyre kerrmave antishqiptare ,qe kane krijuar grupet xhihadiste ATJE .

    Keshtu edhe ne vendin tone ,te gjithe keta qe quhen udheheqes muslimute ,jane hijena qe ushqehen duke i bere lavazh truve te te rinjve te pashprese ,dhe i paketojne per ne lufte .

    Hipokrizite kane edhe fundin e tyre.

    Duhen te mbyllen edhe kishat edhe xhamite ,qe te mos kete te tilla fenomene.
    Theme per kishat,ato nuk perbejne ate rrezik ,ose zero rrezik ,por te pakten te mos kete goje askush te flase per anembajtje per komunitetin kristian.

    Dhe theme se per hire te rrezikut qe i kanoset vendit nga kanceri islam,kristianet , besoj se do ta bejne ate sakrifice.

    Duhen marre masa sa nuk eshte vone nga organet kompetente shteterore ,qe te jene ne kontroll zhuleqte qe per allah ,i presin kokat femijve ,dhe vrasin pa meshire kedo qe u dele perpara !

    1. Gjirokastriti says:

      Me fal nje pyetje kam?
      Cte keqe te ka gjetur Nga te krishteret????

      1. Papa Jani pe Korçe says:

        Jo Krishteret po Katoliket. Greko-orthodhokset skane asnje lidhje me krishterimin

  10. Realisti says:

    Sakte mor djale, te barazosh sot ISIS me Islamin do te thote ti shtosh jeten ISIS. Terroristet ate duan, qe te krijohet nje front antiislamik dhe si rrjedhoje, duan nuk duan, TE GJITHE myslimanet e botes do ta gjejne veten perballe kristianeve.
    Ne Shqiperi kjo eshte fare paradoksale, po te mendosh qe mbi 60% e shtetasve nuk duan tia dine fare per fene, por thjesht do kategorizohen “gabimisht”.
    Nese duam te ndohmojme veten dhe kombin, sot duhet te ndihmojme besimtaret e vertete myslimane duke iu thene qe dime ta bejme dallimin mes praktikuesit te besimit dhe nje sh..kerdhate terroristi pa din e pa imam.

  11. ben says:

    Injoranca ,papunesia,varferia,gjendja e veshtire e pasigurte dhe e pashprese e vendit ne kaos , si pasoje e politikes se zhytur ne korrupsion e krim ,te gjitha keto sjellin fanatizmin ,radikalizmin ,ekstremizmin.
    Prandaj mos na ndezin dritat e trikolorit francez dhe as mos te perulen me hipokrizi e te ndezin qirinj politikante se nuk zgjidhen problemet me hipokrizi.

  12. Pelasgian says:

    Sic thote pip pipaqis kkarrregullishtngrenesi …mos u merakosni kot

    Shqipkart gjithcka jan vec myslo jooo

    Shqipkarve ja u ngre greku flamurin brenda ne shpi dhe s’levizin e jo me te luftojne per Allah e Kuran!

    Rrini te qete se edhe vet myslot e dine se po qe per shqipkart ka marr fundi islami dhe allahu!

    Delebageti qe kan frike te protestojne edhe kunder qeverive te tyre te PJERDHURA !

    PS- Ndeshje BLOZE ,nese deri dje kishit dyshime per blerjen ne armeni, sonte ju hiqen kto dyshime.

    1. Pip says:

      Shshshsht Gelasian,shko ça ndonje pako djathi grek me biçak ,mos u ngatero me te thella shejtan.

      1. Gjirokastriti says:

        Shkurto pak mjekren dhe zgjati pak pantallolonat.

  13. hasan says:

    Xhamite qe nuk jane nen kontroll duhet te shemben pertoke dhe ne truallin e tyre te behen lulishte.

    1. Bobi says:

      Ti qenke komunist prandaj nuk behet shqiperia se akoma njerzit e kane te shperlare trurin nga teorite e enverit qe te prishin kultet e fese pse disa njerez qe I perkasin kultit nuk Jane me rregull te prishet kulti komplet

  14. kreator says:

    Qe ta kuptoni gjendjen tragjike te vendit degjoni
    olsi jazexhiun kete moment te alban dudushi.si eshte e mundur qe nje plehre e tille antishqiptare lejohet te flase me kete gjuhe.

    1. Barbon says:

      Ja ke fut kot.Ndryshimi midis Olsit(emer i bukur jo Arab) dhe suniteve te tjere bashkombas eshte se ata bejne sikur nuk pine raki apo hane mish derri.

  15. ermal gjoni says:

    Per interesat tona kombetare duhet te behemi te gjithe te ndergjegjshem qe te gjthe shqipetaret kudo qe jane te kthehen ne fene e te pareve tane te kohes para pushtimit Osman.
    Myslimanizmi dita dites po kthehet ne orgjinen kriminale qe nga krijmi i kesaj feje.
    Nqs nuk behet vllnetarishte duhet te ndalohet me ligj,
    Te zhduken nga faqja e dheut Shqipetare gjithe xhamite, keto qendra antikombetare, kriminale.

  16. Shaba says:

    Dialoge nerfetar, Absurd! Fete u sherbejne politikave shteterore dhe komandohen nga politikat shtetrorore. Kur nje shtet nxite shovenizmin duke perdorur agresionin fetar nepermjet formave te fsheheta dhe mjeteve diplomatike, e bene te pamundur dialohun ose do te beje dialoge per te dominuar feja me e fuqishme permni me te dobetat. Po te ndodh keshtu dialogu do te acaronte me tej konfliktet fetare ne shernim te politikave te bera nepermjet sherbimeve te fsheheta, Ne shqiperi dru e shtrember per harmonin nderfetare eshte greku Janullatos qe lot rolin e Shqiptarit. Janullatos duhet ndjekur para se te ngordhe.

  17. fieraku NGA ferrasi says:

    @anonim bota behet katolike
    Po prifterinj po japin shembullin e keq ti e di shume mire.
    Sa per zotin Gjinishi
    Eshte besimtar praktikant
    Me gjithe respektin,dua ti them
    Se skan faj myslymanet e devotshem shqipetaret se sje ti kryetar i Kmsh.
    Shoh se gjate gjithe kohes permend Kmsh.Ne myslymanet jemi fale ne kisha
    Te rrenuara ne kohe te enverit.
    Festojme Bajramin e pashket bashke.

  18. shqiponja says:

    Nuk mendoj qe dhe ne daljen jasht kontrollit te myslymanve e ka ber komunizmi se ktu nuk do mbante me uj pilafi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje