Të gjitha kërkesat e personave me aftësi të kufizuara apo invalidët e punës do të marrin një përgjigje më të shpejtë në kohë dhe të drejtë nga ana e zbatimit të ligjit.
Kjo pasi, në zbatim të vendimit të qeverisë të disa muajve më parë, janë betuar sot 40 mjekët dhe 20 juristët që do të përbëjnë 10 Komisionet Eprore të Caktimit të Aftësisë për Punë.
Ceremonia e betimit është bërë sot në ambientet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ku i pranishëm përveç ministrit Blendi Klosi, ishin edhe ministrat Ilir Beqja, Shkëlqim Cani dhe Ylli Manjani, titullarët e institucioneve që kanë të bëjnë direkt me procesin e caktimit të aftësisë për punë. Në fjalën e tij, ministri Klosi theksoi se kjo ceremoni përbën një akt solemn që kurorëzon përmirësimet ligjore e nënligjore të miratuara, të cilat atribuojnë një nivel më të lartë profesional dhe ligjor, si struktura të specializuara, garantuese të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe invalidëve, por edhe mbrojtëse të sistemit nga abuzimet dhe shpërdorimet e fondeve publike.
“Përbërja e komisioneve me specialistët me tituj e grada shkencore, me eksperiencë mbi 10 vite në fushën e vet, me figurë të pastër morale, tregon vëmendjen e duhur dhe vlerësimin maksimal nga ana e qeverisë shqiptare për garantimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara”, – tha ministri Klosi në fjalën e tij.
Për t’u dhënë fund zvarritjeve por edhe për të realizuar një proces sa më transparent dhe të shpejtë në kohë, qeveria në datën 10 qershor miratoi një vendim për shtimin e numrit të Komisioneve Eprore të Aftësisë për Punë nga 1 në 10, nga të cilat, 6 do të funksionojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për komisionimin e Invalidëve të Punës dhe 4 të tjera pranë Shërbimit Social Shtetëror për Personat me Aftësi të Kufizuara.
Përbërja e këtyre komisioneve sipas specialiteteve dhe emrat e nominuar të anëtarëve të tyre janë miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa janë parashikuar qartë të drejtat dhe detyrat e çdo anëtari, bazuar në parime që kanë të bëjnë me eliminimin e konfliktit të interesit dhe ruajtjen e konfidencialitetit dhe të dhënave personale të të gjithë individëve.
Përbërja e këtyre komisioneve sipas specialiteteve dhe emrat e nominuar të anëtarëve janë miratuar me Vendimin nr. 787 të Këshillit të Ministrave, datë 22.09.2015. Për herë të parë në përbërje të këtyre komisioneve është përfshirë edhe figura e juristit, i cili bën të mundur sigurimin e një procesi transparent dhe efikas për procedurat ligjore.
Ik more shkerdhata qe merreni duke cuar neper gjyqe pensionistet. Mire shkalla e pare por ne shkalle te dyte pse i dergoni apo për mos i leju me marr buken e gojes. Padrejtësi.I grite nga leket me avokate dhe nuk i jepni pensionin qe u takon. Shkerdhata
ha ha po navjen per…… Qenkan betuar antaret e komisioneve te kempit he more invalide besoni ju kete .o zoti minister I punes sociale dhe I lumturise zbato ligjin qe keta vemje tu vihet mimkrocip dhe te sbohen he CDO gjashte muaj atehere te semuret do the jene me pakete traumatizuar dhe do te kene me shume para per the blere ilace me mecilsi Jo falese. E dini ministra ,prokurore e gjyqetare kushe Jane mafiozet e ketij sistemi ne komisionet kmcap Jane mjeket e axhesive the sigurimeve shoqerore he CDO bashki atye miren dhe shperndahen zarfat.