Myslimanët e Shqipërisë kërkojnë ndihmën e shtetit për të kontrolluar xhamitë rebele

20 Nëntor 2015, 14:26Sociale TEMA

Nga Fatjona Mejdini

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, KMSH po kërkon ndihmën e shtetit për të shuar rezistencën e një numri xhamish në lidhje me disa probleme që lidhen me pronat dhe takimet e imamëve që predikojnë në to.

Pas masakrës së Parisit, që ka rritur alarmin kundër ekstremizmit fetar në të gjithë botën, KMSH ka dyfishuar përpjekjet për të vënë xhamitë rebele nën kontrollin e tij dhe po kërkon ndihmën e shtetit në këtë detyrë.

Shqetësimet rreth ekstremizmit u shtuan në mars 2014 kur dy imamë të vetëcaktuar që drejtonin xhami të pavarura nga KMSH u arrestuan me akuzat e rekrutimit të xhihadistëve për të luftuar për grupet radikale islame në Siri.

Kreu i komunitetit islamik në Tiranë, Ylli Gurra, tha për BIRN se përfaqësuesit e KMSH po takohen me institucione shtetërore përfshirë policinë në lidhje me çështjet e sigurisë brenda komunitetit mysliman dhe do të takohen së shpejti me përfaqësues për t’u përballur me legjislacionin e pronave, në lidhje me pronësinë e disa xhamive rebele.

“Ne nuk duam të përsëritet e shkuara dhe po bëjmë çdo përpjekje ligjore për të parandaluar lulëzimin e ideve ekstremiste në këto xhami. Këto ide kanë inkurajuar dhjetëra shqiptarë të shkojnë në Siri për të luftuar mes terroristëve,” tha Gurra.

Ai tha se është detyra e tyre të vëzhgojnë çdo aktivitet fetar që lidhet me besimtarët myslimanë.

“Ne duam të ruajmë harmoninë fetare në vend dhe traditën paqësore të islamit që myslimanët shqiptarë kanë predikuar historikisht. Ne duam të kontribuojmë në ruajtjen e reputacionit ndërkombëtar të Shqipërisë si një vend ku fetë e ndryshme jetojnë në paqe,” vazhdoi ai.

KMSH, formuar në vitin 1923 dhe rikrijuar në 1990 pasi u kthye e drejta e praktikimit të fesë në Shqipërinë dikur ateiste, është e vetmja organizatë myslimane që shteti njeh dhe bashkëpunon.

Duke pasur këtë pozicion ekskluziv, pretendon të drejtën për të administruar dhe mbikëqyrur çdo xhami në Shqipëri, pasi organizata të tjera fetare myslimane nuk janë të regjistruara zyrtarisht në gjykatë apo të miratuara nga Komiteti Shtetëror për Kultet.

KMSH administron pronat e rreth 850 xhamive në vend, por rreth shtatë xhami rebele veprojnë jashtë juridiksionit të saj.

Ilir Hoxholli, ish-kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet – institucioni qeveritar që ndërvepron me institucionet fetare – tha për BIRN se këto xhami jashtë juridiksionit të KMSH janë ndërtuar ilegalisht.

“Këto xhami janë ndërtuar pa leje, nuk janë legalizuar dhe nuk janë mbështetur nga ndonjë organizatë e miratuar apo krijuar me vendim gjykate,” tha ai.

“Nëse ata marrin mbështetjen e KMSH, legalizimi i tyre është i mundur. Nëse jo, ato do të kenë vështirësi për të marrë lejen ose nuk do ta marrin fare,” shtoi ai.

“E drejta e fesë është e mbrojtur nga kushtetuta, por kjo nuk do të thotë se kjo e drejtë mund të shkelet pa ndjekur ligjin e shtetit,” vazhdoi ai.

Pavarësisht problemit të pronave, çka e shqetëson KMSH më shumë është fakti se imamët e këtyre xhamive nuk janë të caktuar nga struktura e tij por janë vetëshpallur.

Një nga imamët rebelë, Armand Ali, që predikon në xhaminë e Unazës së Re, e mirënjohur pasi imami i mëparshëm, Abdurrahim Balla, u arrestua dhe u burgos nën akuzat e terrorizmit.

Armand Ali, xhamia e të cilit vepron jashtë juridiksionit të KMSH, tha për BIRN se KMSH po shkel ligjin ndërkombëtar mbi lirinë e fesë duke u përpjekur të drejtojë ekskluzivisht dhe të ketë kontroll mbi xhamitë shqiptare.

“Kjo shkon kundër ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, që garantojnë lirinë e fesë për këdo pa dallim,” tha ai.

“KMSH do të kontrollojë çdo xhami në Shqipëri, duke shkelur të drejtën e fesë për ata që i frekuentojnë këto xhami,” shtoi ai.

Imami i vetëshpallur gjithashtu thotë se liderët e KMSH janë të caktuar dhe të kontrolluar nga shteti shqiptar, duke shkelur parimin e mosndërhyrjes në çështjet e brendshme të komunitetit.

“Pretendimet e tyre do të vlenin vetëm nëse Shqipëria të drejtohej nga sheriati, jo nga një shtet laik siç është tani,” pretendoi ai.

Pyetur rreth reputacionit të xhamisë së tij, meqënëse imami i mëparshëm u arrestua për terrorizëm, Armand Ali tha se ajo ishte diçka e së shkuarës.

“Nuk ka akuza të tilla të bëra ndaj meje. Predikimet janë të hapura dhe kushdo mund të vijë e të dëgjojë,” tha ai. “Akuzat e bëra ndaj paraardhësit tim nuk janë provuar ende edhe pas 30 seancash gjyqësore,” vazhdoi ai.

Në censusin e fundit në vitin 2011, rreth 60 për qind e shqiptarëve janë deklaruar si myslimanë.

Artikujt investigativë të publikuar nga BIRN Albania kanë zbuluar se rreth 90 burra, gra dhe fëmijë shqiptarë kanë shkuar në Siri nga viti 2012 deri në 2014 për t’iu bashkuar forcave të ISIS.

15 komente në “Myslimanët e Shqipërisë kërkojnë ndihmën e shtetit për të kontrolluar xhamitë rebele”

  1. faikonica says:

    Po ne te gjithe boten kerkojne ndihme keto muslimanet per te mbajtur ne zap muslimanet e vet.A kane beth te rreagojne nje here ne jeten e tyre popujt musliman apo..gjithmone fajin e kerkojne te tjeret?!Cudi e madhe se pretendojne se jane paqesore,me kulture,trima….e ku di une

        1. Al Harrami says:

          Shko pa humbur kohe ne Kalifat ta hash dhe ti si vllaznit.

    1. komunalja says:

      Qijani robt ketyre alieneve! Duhet shfarosur sorollopi i ndotur psiqikisht!

  2. Arber says:

    shteti duhet te nderhyje vertete te xhamia e Unazes se Re pasi nga megafoni i saj cdo dite vendoset nje lloj thirrje teper terrorizuese dhe me ze teper te larte,,

  3. shqiptar says:

    ore me xhamine me te madhe ne ballkan cu be po ndertohet apo jo??

    miku yne i madh turku vella po punon me mish e shpirt per islamizimin e shqiperise dhe shkombatrizmin e saj frutet e para po i merr ne maqedoni edhe kosove kur thone jemi myslyman pastaj shqiptar

    erdogani eshte finacuesi numer 1 i islamit radikal ne shqiperi

    greku edhe serbi ferkojne duart keshtu i thone europes ja jane ismaike duhet shperbere shqiperia per faj te islamizmit humbem shume toka ne 1912 se na shikon si prapambetje turke dhe islame

    ajo orgainzta turke TIKA po hedh miliona per xhamira syente kolektive sharje te skenderbeut etj etj kane edhe adrese ne Facebook
    faqja ne faebook eshte Theosmanlit ne gjuhe shqipe ne maqedoni kane bere kerdine nga shqiptare shumicen i kane kthyer ne turqeli

    ska europe pa dale nga organizta islamike jemi i vetmi vend europian

  4. Gentile... says:

    Dil Shtet e vepro !

    Imamet e moderuar po te sfidojn .

    Je shtet serioz qe e di Shqiperine ne Europe
    ose je pro Islamit rradikal , ktu do duket

  5. shqiptar says:

    vendet me te prapambetura ne europe me te degjeruarat tre vende myslymane shqiperi kosove bosnje edhe pak maqedoni per shkak te myslymane shqiptare atje a thua te jete rastesi????

    1. Al Harrami says:

      Heu be nonen, a kaq rrota trapi jeni a? Feja e shqiptarit eshte shqiptaria! Harram kush beson ndryshe! Meso nje zanat dhe bej nje pune. Kujto kerraben qe i coi Skenderbeu Ballabanit. Vlen me shume me kerrabe ne dore.

  6. Jeta says:

    Eshte e qarte qe pritet te jete e veshtire per shtetin!

  7. WEB says:

    Dhe ashtu sic theksova ne nje nga komentet ,,,skenderi nuk ka as guximin me te vogel ti afrohet atyre xhamive ,skender brucaj e di shume mire se te kujt jane ato xhami ,dhe nga se kush eshte finacuar deri tani ,,,me dollaret e terrorit !!!nga njerez te terrorit

  8. SHQIPO, EUROPIAN says:

    Xhamite e ndertuara palejen e ligjeve te shtetit jane [PROBLEM].

    Hierarket fetare te padiplomuar ne universitete jane [PROBLEM].

  9. Shqipetaret viktime says:

    @@ nuk Njohe ndonje shqipetare qe me parate e xhepit dhe Djeresen e tije te ballit te na ndertoj Xhami…pra duke Njohur “Zemergjeresine ” e shqipetareve delPyetja me c´fare parashe na u ndertuan keto Xhami te pa-ligjshme??Me parate e “Marikes” apo Investime-nga Segmente islamike, nga vende te fuqishme myslymane…qe gjeten se kujte tja jepnin parate..
    Pastaj 650-te Xhami ne Shqiperi??kur shikoj se kemi krist-ortodokse dhe katolike..si dhe shume ATEIST..del se keto Xhamia qe bejne nje Investicjon te rendesishem, pse u dashkan bere..dhe kaq shume??Thua se Shqipetaret qenkan te “Djegur” per tu Falur..te Tjera probleme kane Shqipetaret…papunesin..dhe Buken e Gojes..nuk di qe ndonje Xhami ne Shqiperi te kete ndertuar nje Mense , dhe te ndaj nje Luge Supe per te varferit..athere me c´fare merren keto Fole-“Grenzash”???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje