Nga Rudina Xhunga
Te “Someg”, marr bukën përditë, te “Mulliri”, kafen. Dhe, besoj, jo vetëm unë, përderisa në çdo cep strategjik Tirane, i gjen tashmë si ‘Someg’ dhe ‘Mullirin’, gjë që më bëri të ndaloj dhe mësoj historinë e dy linjave “Made in Albania”.
“Mulliri i vjetër” vetëm emrin ka të tillë. Kur hyn, kupton që është një “mulli rinie”. Aty gjithçka është e re. Klientët dhe gumëzhima e tyre, aroma e kafesë së sapopjekur, vajzat e shërbimit, harmonia e ngjyrave, shkëlqimi i dritës dhe stolat e bukur, nga ku nuk të vjen të çohesh.
E gjitha nisi si një kafe lagjeje, aty tek ATSH. Me një pajisje të vjetër për bluarjen e kafesë, që ngjante si plaçkë për t’u hedhur, por Lulëzimit dhe Melisës u hyri në punë. Nga ajo e filluan. E pastruan dhe vunë në punë. Çoheshin herët dhe piqnin, bluanin kafenë dhe e paketonin për gratë e moshuara të lagjes, të cilat, të parat, u dhanë besim e zemër dy 24-vjeçarëve. Ju thanë që kafe si e tyrja, kishin pirë vetëm dikur dhe ata të dy bashkë, do bënin para.
Në 2004, hapën dyqanin e parë të ri, duke ikur nga dyqani i familjes. Me të njëjtin përkushtim dhe cilësi. Por me diçka më shumë, jo vetëm kafe, por edhe kafené. Që blerësit të rrinin më gjatë, të shërbeheshin më shumë, të shkëmbenin biseda e këshilla, si dikur në kafen e lagjes.
Kështu mori jetë linja e re e dyqaneve “Mulliri i Vjetër”, e cila ka tashmë tetë dyqane – kafené në gjithë Tiranën dhe një në Durrës. Kompania e prodhimit të kafesë është një sukses më vete. Kafen e saj e gjen jo vetëm në çdo market e supermarket cilësor të Shqipërisë, po edhe në Kosovë, Athinë dhe deri në Amerikë. Të blesh kafen “Mulliri i Vjetër” në Amerikë, është si të çmallesh me shtëpinë, me gjyshen, me oborrin, me të shkuarën, nga të ndan një jetë dhe një oqean, i thonë Melisës klientët.
Por jo pak lëvdata marrin edhe nga blerësit në Shqipëri që e kanë “Mullirin” zgjedhje të parë në një kohë me shumë zgjedhjesh për kafené.
11 vjet pas ‘94-ës, Lulëzimi dhe Melisa ia dolën. Nuk shkoi dëm asnjë urim e bekim i zonjave të moshuara të lagjes, afër ATSH, për atë kafenë erëmirë që nuk bëhej gjëkundi, më e dashur, se tek ata. Sepse të dy kanë vënë zemrën në këtë punë. Madje Lulëzimi edhe hundën. E shoqja thotë, që duhet t’i sigurojnë hundën, pasi nuk ka një të dytë, që të nuhasë si ai, kafenë e duhur, edhe kur ajo është jeshile. Sepse duan kafene e duhur. Është cilësia e para për të dy. Nuk mund të humbasin lehtë, çfarë bënë me aq mund. Dhe për të siguruar cilësinë ia kanë besuar punën e tyre vajzave. Qysh në nisje futën vetëm vajza në sektorin e shërbimit. Tani familja është shtuar me 70 vajza. Kështu e konsiderojnë veten, te “Mulliri”, një familje. Një familje që kërkon besim e përkushtim. Ndaj aroma e kafes së tyre është era e shtëpisë sime.
“Someg” është bashkimi i emrave të fëmijëve, të familjes Yzeiri. Historia nisi në ‘97-ën, viti i tmerrshëm për shqiptarët, që doli me fat për familjen e vogël nga Berati.
Një mik i propozoi Ibrahimit të hapin bashkë një furrë buke. Ai u çudit, se gjithë jetën kishte qenë mësues arti, ndërsa e shoqja mësuese matematike. Po punës mos i thuaj, kurrë jo. Ku i dihet, ç’plan ka fati me ty.
Familjen nga Berati, p.sh, e solli në Tiranë me 6 dyqane “Someg”, në vendet më të mira të Tiranës. E bëri të bashkëpunojë me “Pelinin” në Veronë, për të marrë teknologjinë më të fundit italiane. Me gjermanët e Martin Braun, francezët e Le Safre, italianët e Altamurës, zviceranët e Puratos.
“Someg” futi i pari bukën bio, paketimin me letër, llojet e ndryshme të bukës; dietiken, me fara, me sojë dhe elb, pa harruar bukën tonë tradicionale për nostalgjikët e komunizmit. “Traditë shqiptare, cilësi europiane”, është motoja e dy bashkëshortëve, që ndërsa rendisin punën dhe sukseset, shohin orën se shkoi vonë. “Kështu jemi ne, furtunë. Nuk na lë puna, – shfajësohen.
Nuk kanë shumë nevojë për publicitet, intervista, media. Nuk kanë nevojë për reklamë që të jenë në treg. Janë njerëzit që shkojnë te “Someg”, për aromën e bukës dhe shijen e besimit. Është klienti që lë përshtypjet, kërkesat, sugjerimet, dhe madje edhe propozon për bukën që do të donte të blinte në “Someg”.
Tani ata burrë e grua, mësues arti dhe matematike, kanë një linjë nga më të mirat e bukës në Shqipëri, në sajë të një propozimi miku, që nuk i thanë jo, në ‘97-ën.
Nuk e harrojnë, edhe tani që kanë 50 punonjës, qindra bashkëpunëtorë dhe mijëra klientë që shtohen përditë dhe një linjë që bashkon emrat dy fëmijëve, që shkollohen jashtë.
Ps. E mbani mend Lizën me kaçurrela? Vajzën e shkrimit të dy të hënave më parë. Ishte ajo që punoi për kërkimin dhe shkrimin e këtyre dy historive, për punën dhe njerëzit që ia dalin me punë në Shqipëri.
Une vdes per ate vajzen tek sheshi willson ,ohhh eshte nje orgazem te pish kafen te sherbyer nga ajo,di njeri GJE e eshte single….????
e ka pronari, kam pyetur une… ?
Vajza e sheshin Wilson eshte magjepse. Vecse nuk te jep shume muhabet kur i hudh ndonje kunj. Thone qe eshte vajze strikte.
Femer dhe gazetare me te poshter se kjo rudina guxha nuk ka ne trojet shqiptare. Gjithe emisionet e saja kan ne prapasken perqarjen e shqiptarve.
Pse mor burre kaq me negativitet? Ajo ben punen e vete, asgje me shume.
kam pire kafe gati tek te gjitha lokalet mulliri i vjeter,(edhe ne durres,shetitorja), por tek Sheshi Wilson te le nje shije shume me te mire se kudo. gjithmone miresjellje,buzeqshje,profesionalizem. duhet ta kene rrogen e mire besoj!
Me vjen mire qe po i kushtohet vemendje biznesit te ndershem dhe punetor ne Shqiperi. Nder te tjerash do te permendja dhe Pasticeri Sindi-n qe eshte hapur qe ne 94, biznes familjar qe drejtohet nga 2 njerez te mrekullueshem. Jam dhe do te jem klientja e tyre me besnike vetem per faktin se sot e ksaj dite eshte vet familja qe te pret e te percjell.
Rodina ne pergjithesi duket nje femere me maturi dhe ekuliber kuptohet duke e vene ne peshore me shoqete e saj te te njejtit profesion ne kete vend te vogel,,, dhe duke mos e pretenduar se ka klasin apo trurin e presantuesve te njohura si psh Katie Couric apo Diane Sawyer etj etj..por ne kete artikull per mua ja ka futur si kau peles…..dhe ska asgje personale se une sjam as cafe beres as buke beres hehehehe shume larg prej ketyre profesioneve por sme duket se keto dy dyqane kane nje nivel dhe cilesi dhe shije kaq te larte ne produktet e tyre saqe kjo zonja na paska mbetur speechless (pa fryme) dheska te beje se me cilen kompani ke bashkepunuar per te trazuar brumin apo per te pjekur kafen….(keto kane renedesine e tyre) por nese ne ato brumatrice dhe ne ato kazan kafje fut grur importi te mbetur neper magazina apo mjell te cilesise -4 apo mer kokrra kafeje qe kane mbetur mbaj seleksionimit te 10 qe i kane bere dhe mbasi kane vecuar me te mirat per tregje qe paguajne me shume,, sbesoj se ato kazane, ato banaqe te bukur druri e bejne kafen te shishme,,,
Just my opinin!!!
Ti mire i bere gjithe kete reklame ketyre por SOMEG te 21shi nuk e pret asnjehere te sakte kuponin tatimor.
Briselda nese e lexon kete mesazh dergo menjehere inspektoret te somegu ne 21sh.
Dyqani i kafese prane ATSH shet kafe te mire dhe me arome, por -m.gj.th respektin per te zotet e dyqanit dhe te punes- duhet thene se kafja e shitur aty nuk eshte e cilesise se larte (ne krahasim me ato qe hyjne ne EU), ndaj duket dhe pjekja eshte mbi normalitetin europian, pra paksa e djegur. I njof disa disa qualitete kafesh ndaj e them kete.
Rudina sa lek ke marre per ket reklamen? Turp te kini i shisni reklamat per artikull gazete. Profesioniste gjasme ju.
nuk kam gje as me kafen as me buken, mund te jen te shkelqyer, po shkrimi nuk duhet te permende emra, se kesaj i thon reklame, zhgenjim o rudina!
shume pak profesionalizem, vertet…dhe te mendosh qe zonja ka nje emer per te mbrojtur. Imagjino te tjeret!
“Ai ka qene mesues arti” ….. paskemi pasur lende arti neve ne shqiperi? ! Mesues vizatimi mbase.
“Nuk kane nevoje per publicitet, intervista, media”. …po pse nuk eshte publicitet ne media ky lajmi juaj?!
Beni nje gabim kur thoni buken per nostalgiket e komunizmit. Kjo sja lidhje fare. Boll me duke asociuar cdo gje me komunizmin.
Po beni reklame????
Po ju idiota e ngaterruat komentin ne “gazete” me llafet e kafeneve? Pse pergojoni njerezit e ndershem qe punojne? Rrace muti ngelet…
Nuk e di si thoni per dyqanin SOMEG A ka vajtur ndonjehere inspektimi i shendetit dhe i AKU te bej kontroll per higjene . Shkoni pyesni nje here ne keto dy institucione pastaj beni promocion te ketij bisnesi
hajde reklame hajde ,pervec vlerave reklamuese nuk ka nje moral tjeter ,bravo rudina , nuk e dija qe bisnesi mund te thure edhe poezi??????????
Rudina ka dashur te thote se ne Albanistan ka tek-tuk edhe njerez qe punojne.
Sigurisht qe ka, por fatkeqesisht jane ne hije sepse buje ne Albanistan bejne te papunet, injorantet, theshethemexhinjte, dhe nacionalistet brekgrisur
SOMEG-u vjedh me peshë. Një bukë 300 duhet të jetë rreth 400 gr. dhe del 330. Ku shkojnë 70 gr? SOMEG gënjen dhe me llojin e miellit që përdor. Unë kam qenë klient i tij për shumë kohë, po kur bëra disa herë verifikim në peshë, vura re se ai hante në peshë dhe gënjente në cilësi.Tjetër miell përdor te Blloku, tjetër te NSHRAK-u dhe tjetër te Sheshi Willson…
Thoni nje fjale te mire o njerez te deshtuar…nje fjale te mire nuk kushton…pse nxini nxini nxini cdo gje nga cmira…Nuk kuptoni qe nxini jeten tuaj dhe te femijeve tuaj…Ne vend te uroni qe te shtohen keto biznese te sukseseshme flisni brockulla se mesa duket skeni as leke ti konsumoni produktet e ketyre dy dyqaneve..Vazhdoni shfryni o te deshtuar…Mua nuk me quhet dita pa rrembyer nje kafe te Mulliri ne kembe gjate rruges per pune..dhe uroj uroj uroj – u shtofshin keto biznese e sa me shume te punesuar…
ke harruar “Zgara Korcare”
Sa keqardhje ndiej per disa njerez sidomos per RUDINA XHUNGEN …qe mbeti akoma PROVINCIALE ne te shkruar dhe LEPIRESE DHE INTERESAXHIE ..po RUDI keto tipare i ka pasur qe kur erdhi nga VLORA…behet fjala per tek MULLIRI I VJETER tek pronr ARDIAN BOLETINI qe e ndertoj ate ndertes ku dhe sot ajo ndertes qe eshte ne mes te ruges dhe qe saptuar rugen ansore tek ATSH nuk LEGALIZOHET se eshte mbi vendosje ne rruge…sa dhe Z.BOLETINI e di kete gje ..sa ti vi koha dhe momenti q
Po komentet qe jane ne kundershtim me reklamen e gazetares fshihen ketu.
Sa te ka paguar Pronari furres per kete reklam e nderuar gazetare,por ju nuk keni as iden me te vogel se cbehet atje dhe sesi punohet.Do kishte qene me mire qe ato lek qe ua ka dhene juve per reklam t’ia jepte shiteseve qe punojn aty.Te ka shkuar ndonjeher ndermend te besh nje articull se me cfare rrogash dhe kushtesh punojn punetoret atje apo nuk ta permban formati.Dhe tek kush filial I S…..t paske qene kliente se une ste kam pare asnjeher.Mjaft mashtrove se njerezit I shohin vet nuk jane dele.