E djeshmja dhe e sotmja e “Kafe Flora”-s, kësaj copëze “Parisi” në qendër të Tiranës

22 Nëntor 2015, 19:05Sociale TEMA
E djeshmja dhe e sotmja e “Kafe Flora”-s, kësaj copëze

Nga Bardha Nergjoni 

Për ata që nuk e dijnë, le ta mësojnë se Kafe Flora ndodhet midis rrugës së Durrësit dhe rrugës Mine Peza, shumë afër qendrës së Tiranës. Përballë ka sheshin Paris (pa asnjë ndodhi të trishtë me përmasa terroriste), që është një ambient pak metra katrorë me një lulishte të madhe ku mblidhen të vjetër e të rinj, të njohur ose jo për të shijuar orët e fundit me diell të nëntorit.

Emri, një fotografi e vjetër dhe një pronar i ri që di shumë pak për historinë nga ka ardhur emri Flora, janë detajet e vetme të kafenesë së famshme të Tiranës.

Pyetja që të gjithë kanë në mendje ka lidhje me emrin që u kthye në motiv për poezi, për këngë, histori dashurie dhe dëshirë për civilizim. Një pjesë e lidhin me ish-diktatorin, Enver Hoxha.

Studiuesi i traditës së Tiranës, Valter Gjoni saktëson se kafeneja e sotme Flora nuk ka lidhje me emërtimin e vjetër apo kafen historike. Kafja ku Enver Hoxha shiste edhe cigare në vitin 1941 ka qenë në rrugën e Dibrës, sot ndoshta një qofteri me pak shije. Kafes së sotme Flora i erdhi emri si një dëshirë të asaj kohe për të ndjekur shembullin e kafenesë së dikurshme që ishte me nam dhe ku shkrimtarët me shumë fantazi i thurrën poezi, në rrugën e famshme Broduej që diktoi modën e kryeqytetit.

Historia e kafe Flora, coffe de Flour, Paris

Nëse emërtimi Kafe Flora erdhi si dëshirë e ish-diktatorit për të ndjekur kujtimet e tij gjatë shkollimit në Francë, këtë askush nuk e ka dokumentuar, por kafeneja me këtë emër erdhi pas fabrikës së Cigareve. Fabrika “Elbasani” – Tiranë (e njohur edhe si “Flora”), ka funksionuar në vitet 1930-1940. Në vitin 1947 u shtetëzua dhe quajt “Ndërmarrja Industriale Shtetërore Cigare Tiranë”. Pronari i fabrikës ka qenë kapitalisti i madh dhe politikani i njohur Ibrahim Biçaku, i cili pas çlirimit u dënua me burgim të përjetshëm, por që u lirua në vitin 1962.

Pranë fabrikës u ngrit dhe një kafene e modelit francez “bureau de tabacme cigaret e kësaj fabrike. Në këtë kafene punoi Enver Hoxha gjatë pushtimit ku edhe është organizuar lëvizja për rezistencë ndaj pushtuesit.

Në fakt, Enveri kishte një lidhje miqësore me Biçakçinjtë. Ai kishte qëndruar tek tezja e Ibrahimit në Korçë gjatë studimeve në liceun e Korçës dhe, kjo miqësi vazhdoi edhe në dhënien e licencës për shitjen e markës së cigareve të Biçakçiut.

Ndoshta kjo i shpëtoi jetën pinjollit të Biçakçinjve, edhe pse jetën nuk e pati aspak të thjeshtë në diktaturë.

Pas çlirimit, “Flora” kafja moderne në Tiranë

Kafeneja e famshme Flora vazhdoi edhe për pak vite pas çlirimit dhe ndodhej pikërisht pranë pallatit të shkrimtarëve të njohur si Kadare dhe Agolli, por që më pas u harrua, edhe pse rruga ku ndodhej u kthye për shumë vite në “Broduejin” e famshëm ku të rinjtë e Tiranës së viteve 60-të kalonin pasditet dhe ndiqnin modën duke thyer tabutë e një Shqipërie në diktaturë.

Jo shumë larg, një tjetër Kafe Flora mori jetë. Këtë herë veç kafe dhe cigare qytetarët e Tiranës do të shijonin edhe ëmbëlsirat. Madje për pastiçerinë e famshme të Tiranës është shkruar aq shumë dhe janë thurrur aq poezi për çiftet që takoheshin, dashuroheshin dhe kurorëzonin dashurinë e tyre me të ëmblën pastiçeri, sa të gjithë e kanë në mendje dhe në zemër. Kafe Flora u kthye gjithashtu në një vend ku thyheshin tabutë, pasi femrat e bukura që ndiqnin modën dhe ishin të dëshiruarat e Tiranës mund t’i gjeje pikërisht në këtë kafene. Sërish u kthye në frymëzimin e shkrimtarëve dhe, ajo që bëri bujë ishte poezia e Xhevahir Spahiut “Kafe Flora, burra plot”, poezi që u kthye në këngë nga kompozitori Agim Krajka, e kënduar nga Lindita Theodhori në festivalin e 11-të.

Kjo këngë përveçse theu tabutë, kishte ritmin modern që rrezikoi edhe burgimin e shkrimtarit të njohur por edhe kompozitorit që u vu në shënjestrën e sigurimit të shtetit edhe prej kësaj kënge.

Ismail Kadare gjithashtu ka ngritur poezitë e tij më të njohura dhe romanin “E penguara” i frymëzuar nga Kafe Flora. Shumë tregime e romane morën pak nga kjo kafe e famshme. Aq e njohur ishte për kohën sa nëse nuk kishe shkuar në Kafe Flora dhe në pastiçerinë ngjitur saj, atëherë nuk ishe tiranas dhe nuk kishe shijuar asgjë në Tiranë.

Pas viteve ’90-të

Vazhdimi i Flora-s do të ishte si shumë objekte të tjera shtetërore. Punëtorët morën aksionet e këtij lokali të famshëm dhe ata e nxorrën në shitje. Ish-pronari i truallit nuk e kishte të mundur ta blente, kështu që e blenë disa kosovarë. Më vonë pasardhësit e pronarit të truallit mundën të merrnin pronësinë për sipërfaqen e lulishtes por jo për vetë Kafe Flora-n. Nipi i familjes Lezha, Oltjoni ka gjetur si zgjidhje marrjen me qera të një ambjenti që sot ështëKafe Flora dhe kthimin e lulishtes së dikurshme dhe imazhit të hershëm të kafes së famshme të Tiranës. Ai thotë se po zgjeron ambientin e brendshëm ndërsa lulishtja rri gjithmonë plot.

Valter Gjoni: sheshi me emrin Paris, prej kafe Florës

Studiuesi Valter Gjoni, i njohur për studimet e tij për Tiranën, thotë se Kafe Flora vjen pikërisht nga modeli parizien kafe dhe duhan. Ai shpjegon se për këtë arsye propozoi që sheshi para Kafe Flora-s sot, mori emrin Paris. Në një vizitë mjaft të diskutuar të presidentit francez Fransua Miterrand në Shqipëri në vitet e para të demokracisë, pritej që ai të vizitonte edhe këtë shesh. Valter Gjoni që mban edhe titullin e “Kalorësit” nga presidenti francez, thotë se Miterrand është shprehur me shaka “do ta shoh edhe Parisin tuaj” dhe bëhej fjalë pikërisht për sheshin Paris përballë Kafe Flora-s.

Megjithëse vizita nuk u realizua, sërish kjo histori mbeti dhe një copëz franceze që lulëzon jo shumë larg qendrës së Tiranës dhe jeton në kujtesën e shumë njerëzve që vazhdojnë të kthehen në Kafe Flora me shumë dashuri.

Tesheshi.com

30 komente në “E djeshmja dhe e sotmja e “Kafe Flora”-s, kësaj copëze “Parisi” në qendër të Tiranës”

  1. Argita_B says:

    Forografia e fundit sjell nostalgji, sa e kendeshme, mikepritese, ishte Tirana e viteve 70-88!! Tani eshte shnderruar ne nje anarki te plote. Ajo qe u ndertua me aq mund, dhe pse komunizmi kufizonte teper lirite e qyetarit, perseri pjesa intelektuale bente nje far jete underground. Sot duket si nje fshat gjigand ku fshatari jugor lufton me katunarin verior dhe vetquhen tiranas.

    1. A e ka marre i zoti te pakten apo jo ??

      1. nuk quhet katunar veriori por malok,ta mbush gojen malok te cilet kane zaptuar Tiranen e braktisur nga ne tiransit autoktone

    2. Ilyrians Comedy says:

      E drejt..

  2. Ka pas ene takime aty mrena e jasht saj eee

  3. roni says:

    Si cdo gje qe ne shume vende normale do ruhej me fanatizem si nje embleme e atij qyteti apo aq me teper e nje kryeqyteti, ketu u kthye ne keto 20 e sa vite si nje punishte sallami qe ska lidhje fare me ate Kafe Flora deri ate minute ku me ndrimin e sistemeve ne kujtuaj se duhet te fshinim edhe cdo gje qe kishim adhuruar dhe deshiruar ne vitet tona,,ashtu sic thuhet edhe ketu,,ku artiste e kompozitore me ze kishin marre frymezimin e veprave te tyre. Por sigurisht barbaria dhe babezia nuk sheh keto gjera por vec paret,,,,dhe si mjerane cdo dite zhdukim dicka nga ajo qe mund te na sherbente qe te tjeter te na permendnin qe paskemi edhe ne gjera per tu vleresuar, dhe e zevendesojme me dicka tjeter pa identitet dhe shumicen e rasteve vertete te shemtuar,, per ti dhene po atyre te drejte te na komentojme si manjake shpellare primitve dhe te gdhendshem.

  4. ILIRET says:

    Foto e fundit, si ka qene dhe foto e pare, si eshte bere. Tirane, t’u prish bukuria, le te rroje Shqiperia.

  5. A says:

    VETEM QELBESIRA JANE NDERTUAR NE TIRANE NGA SHPELLARET GOMARET DHE KAFSHARET!

  6. katarakti says:

    Edhe mua me pelqeu foto e fundit. Ndofta eshte nostalgjia per rinine e ikur apo kohen e kaluar ne kete kafe. Ne mos gaboj Kafe Flora si dhe pastiçeria ne katin e siperm te ish -Pallatit te Kultures ishin vendet me te preferuara per rinine e Tiranes te viteve 1970 – 1980. Aty diskutoheshin edhe te rejat me te fundit te xhiros, flitej per kengen e fundit te Adriano Celentanos apo shkembeheshin librat ” e verdhe” si Ura e Psheretimave apo fashikujt e daktilografuar te perkthimit te “Love story” etj etj. Sot Tirana eshte kthyer ne nje gheto tipike si ato te Afrikes ose Amerikes Latine. Katundaret, pa edukate, pa ligj dhe rend, kane rrethuar Tiranen dhe ndofta kane “xanun” edhe qendren e saj.

  7. valbona says:

    foto e pare as per te shitur qebape nuk vlen,foto e fundit duket se gjithcka sinkronizohet ambienti hapsirat rruge me gjeresine normale edhe pse varferia ishte ulur kembekryq,nuk e besoj se do kthehet prape ai model regullimi i teritorit qe ka qene deri ne vitet 90 ne shume qytete,nuk e di por pas 90 te gjith pushtetaret kane mare si model zhvillimi dhe ndertimi ate sirian ne me te mirin e rasteve ate egjyptian nqs e kam gabim me kritikoni

  8. 22112015 says:

    mora mundimin dhe lexova shkrimin idiot te nje personi qe e ka pare nga larg kafe floren, shume nostalgjike per ate kohe diktature, dhe po i them qe je shume anash, po te njohesh kafe floren ( te rene apo te vjetren) e kupton…

  9. Meti says:

    Me qe dikur, ne vitet 60-te, kam qene nder frekuentuesit me te zellshem te saj, me lind e drejta te them se shkrimi nuk ia ka arritur qellimit. Kafe Flora ka qene nje mjedis deri diku i kendshem, si pak kafene te tjera ne Tirane, qe frekuentohej kryesisht nga te rinj. E kujtoj edhe kengen e njohur, por mos e teproni sikur Xhevua e Agimi desh e paskan pesuar nga kjo kenge. Kafeneja me e njohur ne ato vite per te cilat po flas ka qene Kursali, pas Komitetit Ekzekutiv, me pas Kafe Tirana, poshte shtepise se z. Dhimiter Shuteriqi, dhe po ne ato vite e ne vazhdim nje mjedis mjaft i frekuentuar ka qene edhe kafeneja e bollshme e katit te siperm te Pallatit te Kultures, sic vihet ne dukje me lart. Me sa kujtoj z. Bedri Alimehmeti ka shkruar nje liber shume te sakte per Tiranen e atyre viteve.

  10. gjergji says:

    U cmalla ne foton e fundit. Eh sa vite kane kaluar ,si u katandis. Por une prap shkoj dhe nje kafe ne jave e rrufis aty. Me kujtohet femijeria kur shkoja dhe i bleja nones,Ijes, paketen e cigareve partizan….me kujtohet akullorja dhe gotat e bukra zingato. Po’ tortat!!! He me sa mall e kujtoj. Me kujtohet qe kur dilja nga ai tuneli pallatit dhe do hidhesha ne oborrin e kafe Flores,ndalesha tek agjencia udhetimit “Malev” ku shikoja posterat e avioneve te kompanise. Nuk e di ,por kur kam udhetuar per here te pare me Malevin sinqerisht qe u perlota. Eshte nje pjese e jetes sime dhe jam i lumtur qe jam m’hallexhi. Gezoj si dikur kur isha femi sa,here qe ulem tek Flora dhe,ndjehem mire kur shoh dike qe prej vitesh nuk e shoh. Dikur uleshim tel bordura e Flores,venim ndonje bast apo benim ndonje lojee bixhozi te vogel dhe,pas kesaj tek “Derri” per birra.

  11. Www says:

    E shkreta “gazetare” paska ardhur ne Tirane me salistet bashke, pasi kur pallati i shkrimtareve qe ajo permend, u ndertua, “Flora” ishte librari. Mos na lodhni me keto “gazetare”.

  12. SKENDERI says:

    ME SA DI KJO TOKE ESHTE KONFLIKT GJYGJESOR NE GJYKATEN E STASBURGUT KU I KERKOHET PRONAREVE TE PAGUAJNE 600.00O$ DEM KONTRAKTUAL..NGA NJE AMERIKAN I CILI KA PATUR KONTRATE 30 VJECARE ME PRONARET…SE SI ESHTE PUNA???

  13. fioko says:

    Kafe flora dhe te gjitha pronat e ibrahimit i takojne dy niperve te tij. Pasi ai ka patur nje djal. Por pronat e tij i kan perfituar si shumica e pronave te ish pronareve njerez qe nuk i takojn. I kan copezuar si hoje bletesh. Ne cdo shtet prona eshte e shenjte. Ndersa tek ne vazhfon hipokrizia e quajtur demokraci. Nuk mbulohet dielli me shosh. U shpreh mir nipi i qazim mulletit do ju zen haqet e jetimeve.

  14. Astriti Nones says:

    Sa naiv si shkrim nostalgjik, po keshtu edhe ca nostalgjike koti ketu ne komente.Mos vazhdoni me keto kujtime te permalluara sa na rane bolet ne toke.hahaha.Une mbaj mend qe kishte shume pak kafe ne Tiranev para 90 dhe ishte veshtire me pi nje birre apo me henger nje berxolle, keta na cajne trapin tani ke pllambe e kafe ja vlen.Na lini me nostalgjite idiote kur kena vujt sa s’bohet.

  15. Bardh e zi says:

    Zona rreth Kafe Flores sot eshte nje kaos pluhuri, zhurme, trafiku dhe katnaresh!

    Flora sot nuk ka lidhje fare me çfare ka qene dikur. Kujtimi rreth saj vetem se na le vetem nje shije te hidhur… keshtu qe mire mos e permendim fare sot pasi prej saj kane mbetur vetem kujtime te mbrekullueshme qe jane zhdukur prej injorances se thelle…

  16. demo says:

    Kjo katundare nga Cermenika ka zbuluar kafe “Floren” ne Tirane,ka zbuluar edhe dyqanin “Flora” ne rrugen e Dibres,..per te gjithe ata,qe nuk e dijne,le ta mesojne prej kesaj cope …Parisi..

  17. dulla says:

    dikur Tirana banohej nga qytetare, ehhh….sot eshte kthyer ne kooperative e tipit te larte

  18. Musa says:

    Ju falenderoi per historine e kafe “FLORA”edhe pse sot asnjeri nuk e din te

    verteten e historine e saj.Historine e dinte vetem babai jone dhe dy vllezerit e

    tij (familja LEZHA)qe mungojne prej shume viteve e tani pronen e gezojne femijet

    e pronarit te vertete ISUF LEZHA dhe sot aktivitetin e kafe “FLORA”e administron

    sic shkruan zonja Bardha nipi jone i adhuruar Holtion Lezha.

    p.s sheshin e mori regjimi ne vitet 1945 dhe u kthye ne fillim te viteve 1990

    1. Vgjoni says:

      Kur lexoj trillime te tilla ( nuk e kam fjalen per artikullin por per pretendimin e pronarve te rinj ) me vjen keq per historine e shkrete shqiptare, nuk po diskutoj per pronaret e sotem por eshte fakt historik se dyqani i cigareve Flora ka qënë pjesë e shoqerisë se cigareve Elbasani-Flora e familjes Biçaku djali i Aqif Pash Elbasanit Ibrahim bej Biçakçiu ose Biçaku ishte pinjoll i një familje fisnike të Shqipërisë së mesme (Elbasan), djali i patriotit Aqif Pashë Elbasanit. Ibrahim Biçaku kryeministër, ministër i jashtëm dhe ministër i brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës shtator 1944 deri nëntor 1944. Ishte pronar i disa fermave, fabrikës së prodhimit të cigareve “Elbasani” (Flora) në Tiranë, dhe kafe “Flora” (këtu ka punuar dhe Enver Hoxha), pronar i Shoqërisë tregtare “Ibrahim Biçakçiu”, bashkthemelues i Shoqërisë “Albiger” që merrej me tregtinë Shqiptaro-Italo-Gjermane zotëronte rreth 2500 ha tokë, disa shtëpi rezidenciale dhe disa magazina. Enver Hoxha ne dyqanin flora u punesua nga kunati i tij mik i ngusht i Ibrahimit intelektuali nacionalist Bahri Omari , pas çlirimit per ti ber qefin Enver Hoxhes ajo u kthye ne librari te librit politik ( veprave te Enverit )Me fillimin e privatizimeve dyqani u bllokua si prone e bashkepuntorit te pushtuesit ( kishte nje ligj te veçante per kete katigori) qe nuk lejonte kthimin tek pronari i vertet ( ne rastin tone nazist )Librarja e fundi ne kete librari ishte e ndjera dhe e nderuara Kimete Huqi që edhe kjo u perjashtua nga privatizimi. Seç ka ndodhur me Floren tashme nuk dihet por historia eshte hitori dhe sjell te vertetat
      Dy fjale edhe per gazetaren ajo sjell ne shkrim nje dukuri qytetruse edhe per Tiranen DUKE ALUDUAR ME SIMBOLE TE PARISIT DHE NUK ESHTE KEQ E UROJ

  19. doko says:

    Kafe flora ka qene prone e ibrahim bucakut dhe kte e di dhe guri. Si perfundoi tek familja lezha. Apo sic kan oerfundu ne pergjithsi pronat ne shqiperi. Shpjegoje pak i nderuar musa.

  20. doko says:

    Kafe flora ka qen e ibrahim bicakut dhe kte e di dhe guri. Na shpjego pak i nderuar musa si perfundoj ne duar te niperve te tu? Apo si te gjith pronat e ish pronareve me fallsifikime. Ta gezoni per aq sa mund te gezohet prona e tjetrit!

  21. Musa says:

    Pershendetje e me respekt Zoti Doko,me fal une shkruajta dy rrjeshta duke dhene

    edhe identitetin tim,quhem Musa Lezha.

    Edhe une ne kohen e regjimit tek kafe “FLORA” si te gjithe konsumonim zupat

    englese dhe akulloret e shkelqyera, ne qofte se je Tironc besoj edhe ju u

    argetoheshit ne ato vite,te me falesh edhe nje here debati u nis rastesish pasi

    jetoi jasht e ne oret e vona pas pune me merr malli gjithmone per Tironen e po

    shikoja fotot e jo komentet qe shkryhen.Zoti Doko toka e pallatit mund te kete
    qene

  22. Musa says:

    e Zotit Bicakut sepse pallati eshte ndertuar nga regjimi,kurse une u shpjegova

    keq,ndersa sheshi qe sot perfaqeson kafe “Flora” eshte prone me ipoteke e

    familjes tone qe nga koha e Mbretit Zog ku babai me dy vllezerit e tij kane

    pase aktivitetin e shitjes se benzinave (mendoje sa makina ka pas Tirona ne

    vitet 30-40)pastaj u sekuestrua nga regjimi pasi babas tim tironcit e vjeter

    qe ne diten e funditte jetes i thonin Jusuf Aga.

    Nuk e di c’moshe keni Zoti Doko,po te pysesh me te vjetrit ndofta te bindin

    Ndofta ju ne komentin tuaj thoni si perfundoje ne duar e nipit,prona eshte e

  23. Musa says:

    jona si trashigimtare te ligjshem,(kthimi i pronave ne vitet 90)per nja 20

    vjet ka qe leshuar me qira e tani nipi jone ka hapur aktivitetin e tij Kafe

    “FLORA”e po te shkoni te pini nje kafe te mire mos harroni te merrni kuponin e

    ta lexoni qe aktiviteti e ka trashigimtari direkt Holtjon Lezha i njejti

    mbiemer te pronareve te kohes se zogut.

    Ne mundesine tuaj kur te vij ne Tirone dua t’ju ftoi per nje kafe e t’ju bind

    me ipoteke e me fotot e viteve 40 te kafe “Flora” qe mos tu jepet mundesia te

    thoni thashethemet qe prona eshte e fallsifikuar si te ghithe pronarve.

    MUSA-Itali

  24. Musa says:

    Zoti V.Gjoni,pershendetje edhe une jam dakort me artikullin qe ju shkruajtet

    me daten 27.11.2015 e kuptohet qarte qe zoteria juaj e ka jetuar dhe keni

    njohuri per historine e saj.Ne mundesine tuaj mund te shkruani, keto artikuj

    flasin per te njejten adrese ne rrugen e Durresit (sot kafe “Flora”) apo ish

    libraria “Flora” tek rruga e Dibres qe ishte ngjitur me dyqanin e qofteve Tymi

    (birraria e qofte zgare) pasi jam rritur tek “Selvia e me kujtohet qe ne

    shkolla ne menyre te detyrueshme na dergonin te blenim veprat e diktatorit

    dergonit

  25. Musa says:

    jam deshmitar kur doli vepra e 19 pasi ishte me e rendesishmja e kongresit te 7

    ????? e ne vitet 90 kur tironcit i vune flake per urrejtjen ndaj diktatorit.

    faleminderit

  26. gerioni says:

    nuk ka lidhje me ate qe ka qene .
    flora ka qene pasticeria qe ne kryeqytetaret krenoheshim .
    kur vinte ndonje cift nga fshati per tu fejuar me shkuesi parjen e pare e benin te pasticeri flora pastaj fotografi te sheshi skenderbeg
    tani e kan zaptu maloket pisat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje