Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka komentuar situatën e krijuar ditën e sotme në kryeqytet. Veliaj tha se të gjitha akset në terren janë të kalueshme, ndërsa shprehet se ka monitoruar nga afër punën për normalizimin e situatës.
“Në Tiranë fatmirësisht kaloi pa situata tragjike. Të gjitha akset në terren janë të kalueshme. Për momentin më e keqja ka kaluar, po punojmë në aksin Zallbastar. Kam qenë gjithë ditën në terren, Ndroq, Kombinat. Në Laprakë uji është tërhequr, dhe situata paraqitet normale. Në 4 vite në Tiranë nuk u bënë investime në kolektor. Të djathtët s’dinë të punojnë, por s’dinë as të heshtin.
Ne po punojmë çdo ditë, dhe jemi prezent kudo ku qytetarët kanë nevojë. Në dallim nga qytetet e tjera, Tirana e ka përballuar këtë gjendje pa situata tragjike. Në Zallbastar po punohet aktualisht për të normalizuar situatën. Po ndjekim çështjen e romëve në zonën e Paskuqanit, edhe pse i takon një Bashkie tjetër, por në raste të tillë nuk ka rëndësi ndarja territoriale. Ne i vijmë në ndihmë atyre që kanë nevojë”, tha Veliaj ne nje interviste per News 24
Kreu i Bashkisë së Tiranës u ndal edhe tek situate e krijuar tek “Bregu i Lumit”, duke theksuar se nuk do të lejohen ndërtimet në këtë zonë.
“Dua të theksoj se zona “bregu i lumit” nuk është emërtim zyrtar, pasi nuk mund të ndërtohet buzë lumenjve, diçka e tillë është e palejueshme. Shtëpi në shtretër lumenjsh, apo mbi kolektor nuk do lejohen, do t’u japim banesa sociale.
Janë rreth 12 zona problematike në Tiranë ku do të prishen ndërtimet pa leje. Te zona e Shqiponjës, mbi tre–katër shtëpi janë ndërtuar mbi kolektor. Këto banesa janë legalizuar, e tashmë do t’i duhen qytetarëve të Tiranës të paguajnë dëmshpërblimin për këtë gjë që e kanë lejuar dy-tre persona”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Duhet bere nje plan afatgjate per sistemimin e kanaleve dhe ujrave te zeza. Duhet ndertuar nje pipe-line e cila shkarkon te gjithe mutrat drej e ne Athine.
o kryetar aktual, nuk po e kupton qe jemi lodhur me shprehjen, qe ata qe ishin me pare nuk bene gje. kete e shohim vete, tani na trego cfare mund te besh ti, jo te na harxhosh kohen me ato qe nuk beri ai tjetri, po te kishte bere gje ai do ishte kryetar akoma. Kemi 20 vjet qe na duket vetja si budallej qe votojme per te degjuar gabimet e ish-bashkiakeve, ish-kryeministrave apo dhe ish-presidenteve.
Puno,por amanet fotografit !
Se po hoqe fotografit kushedi sa fotograf do na ngelin pa pune.
*********************************************************************
TIRANA mbytet … dhe ankoheni Ju te ardhurit …. pse ?
Sepse Sali Bisha,
25 vjet la “RRUMPALLE” me levizjet pa kontroll …
dhe te gjithe JU te ardhurit me kazma dhe arme ne duar i kthyet ne “RRUMPALLE PERSONALE” gjithe hapesirat e TIRANES dhe SHQIPERISE …
… 25 vjet “RRUMPALLE” pallate dhe gjithe ndertesat i bete mbi kanalizime dhe puseta duke mbuluar dhe zhdukur me llac dhe pluhur gjithe trotuare dhe rruget …
Mos ja kerkoni Z.Veliaj por Sali Bishes me kompani, qe ju la te shkaterronit dhe varrosur gjite kanalizimet e TIRANES …
TANI ESHTE VONE, KESHTU DO NDODHE SA HERE TE BJERE SHI NE SHQIPERI !
***********************************************************************