Modeli i ri i shërbimit ndaj qytetarëve në sportelet e shtetit shqiptar është prezantuar në një ceremoni të zhvilluar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ku merrte pjesë edhe kryeministri Rama. Sportelet në këtë institucion janë rikonstruktuar tërësisht dhe ato tashmë menaxhohen nga një agjenci shtetërore e quajtur ADISA.
Duke e konsideruar një reformë që transformon rrënjësisht modelin e shërbimeve që ofron shteti ndaj qytetarit, Kryeministri Rama veçoi disa nga aspektet themelore të reformës: “Kjo reformë ka dy aspekte. Atë të dukshmin dhe atë të padukshmin. Ai i dukshmi është ky që shihet sot. Një strukturë shërbimi e standardeve europiane. Aspekti i padukshëm është ai pas këtyre mureve, ku vazhdon intensivisht puna për të pastruar të gjitha kanalet e komunikimit dhe për të transformuar të gjithë bazën e të dhënave, në një bazë të integruar, të qëndrueshme e të besueshme dixhitale”.
Më tej kryeministri është ndalur në shtrirjen që do të ketë kjo reformë e rëndësishme. “Pjesë e kësaj reforme janë 9 ministri dhe 20 institucione varësie që ndërveprojnë me njëri-tjetrit, për ta transformuar të gjithë strukturën sporteleve të shtetit shqiptar, për ta transformuar shërbimin që jep shtetit shqiptar, në një shërbim të integruar, me standarde, me kritere e me rregulla të unifikuara”, është shprehur Rama.
Jashtë vëmendjes së reformës nuk do mbetet edhe numri i madh i dokumenteve shtetërore që qytetarit i duhet për të marrë një tjetër shërbim gjithashtu shtetëror. Duke folur për këtë çështje kryeministri theksoi: “Një nga parimet bazë të kësaj reforme është që të arrijmë sa më shpejt në ditën që qytetarit të mos i kërkohet më të dorëzojë dokumente që i lëshon vetë shteti për marrjen e shërbimit. Pra, ka qytetarë që për nevoja të caktuara, kanë nevojë për një dokument, për të marrë të cilin, duhet të shkojnë deri në 21 pika të tjera, që të marrë 21 dokumente të tjera dhe të vijnë pastaj dhe të marrin dokumentin që kërkojnë”.
Ndërsa ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, e cila drejton reformën në Shërbimet Publike ka thënë se kjo reformë është një adaptim i praktikave më të mira ndërkombëtare, por edhe praktikave më të mira të sektorit privat. Sipas saj arsyeja kryesore pse zbatimi i këtij modeli të ri ka nisur nga Hipoteka e Tiranës është se këtu kryhen 40% e volumit total të transaksioneve të pasurive të paluajtshme në të gjithë Shqipërinë.
“Kemi krijuar një agjenci që quhet ADISA, agjencia e shërbimeve publike të kujdesit ndaj qytetarit, e cila po zbaton në sportelet e shtetit shqiptar, duke filluar që këtu në ZRPP e Tiranës, këto standarde. Për herë të parë janë përcaktuar procedura të qarta, standarde të qarta, formularë shumë dinjitozë që informojnë në mënyrë precize qytetarët mbi të drejtat, mbi afatet, mbi kohën kur ata do të marrin përgjigje dhe në këtë mënyrë sigurisht krijojnë të gjithë infrastrukturën e duhur që qytetarët të marrin shërbimin në kohë, krijojnë kulturën e shërbimit ndaj qytetarit”, u shpreh Harito.
qeveria per popullin.bravo zonja ministre
ujku qimen e nderon por zakonin se harron,faktikish ne dore hipoteken e ka LSIja ku duhet te paguash nen dore per veprimet ligjore qe te takojne,dhe nuk ke shanse te kryesh pune pa paguar zagarete LSI,ky eshte imoraliteti i qeverise qe dy milion shpullasit e kuptojne shume mire por deshira e tyre eshte qe shteti i tyre ti perdhunoje pakez sepse e kane ate ves??
Kur mos te sorollasni njerez neper zyra per ti zhvatur para atehere do ju besojme, keto shkencat qe reklamoni perdite jane qiqra me hell, se as fantazi nuk keni, jane konsum politik.
me vjen keq .per kete investim .por ne hipoteke nuk punon njeri drejt .te gjithe e kane mendjen per te bere leke .
iku ajo kohe ku mendojne me shume per tbere leke sesa tbejne tamam punen.tani po se bere punen liro vendin se tvjen tjetri.