REAGIMI/ Koncesionin për sterilizimin e ka fituar një bashkim kompanish, udhëhequr nga “Servizi Italia Spa”, me një përvojë 30-vjeçare ndërkombëtare

24 Nëntor 2015, 18:53Sociale TEMA

Faqja e qeverise Transparenca,al  reagon pas shkrimit te BIRN mbi koncesionin e sterilizimit, duke theksuar se fituesi i këtij procesi të hapur online si dhe të botuar në gazetën ndërkombëtare “Financial Times” është një bashkim operatorësh ekonomikë që udhëhiqen nga “Servizi Italia Spa”, një kompani e kuotuar në bursën italiane dhe me një përvojë 30-vjeçare ndërkombëtare në këtë sektor

Ashtu siç kemi deklaruar edhe në reagimin e datës 21 nëntor, ky tender nuk është fituar e as i është dhënë një personi të vetëm, por fituesi i këtij procesi të hapur online si dhe të botuar në gazetën ndërkombëtare “Financial Times” është një bashkim operatorësh ekonomikë që udhëhiqen nga “Servizi Italia Spa”, një kompani e kuotuar në bursën italiane dhe me një përvojë 30-vjeçare ndërkombëtare në këtë sektor.

Lidhur me vlerësimin e KVO-së, sqarojmë se vendimi i parë i tij është ankimuar nga pala humbëse, e cila ka ndjekur shkallët e gjykimit në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi. Në datën 26 maj 2015, KVO-ja ka marrë vendimin duke renditur kompaninë “Servizi Italia” në vend të parë me 73.98 pikë, ndërsa kompaninë “Action Laundry” në vend të dytë me 42.83 pikë. Më pas, kompania “Action Laundry” ka bërë ankimin e rezultatit në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) i cili vendosi rivlerësimin e ofertave përfshirë edhe korrigjimin e gabimit në mbledhjen aritmetike të pikëve në total dhënë operatorëve ekonomikë pjesëmarrës (theksojmë se ky gabim nuk e ndryshonte renditjen e operatorëve). Në zbatim të këtij vendimi është kryer rivlerësimi i plotë i procedurës dhe më datë 29 shtator 2015, KVO-ja miratoi renditjen përfundimtare ku “Servizi Italia” është sërish në vend të parë me 91.02 pikë dhe “Action Laundry” në vend të dytë me 43.91 pikë.

Për sa i përket pretendimeve se oferta e kompanisë fituese është me e madhe se fondi limit, vlera prej 1,003,780,000 lekë që pretendohet se është kosto e vjetore e shërbimit të ofruar nga “Servizi Italia” është e pavërtetë. Kjo vlerë e sajuar prej kompanisë ankimuese, nuk është llogaritur mbi bazën e kritereve të përcaktuara në dokumentin standard të tenderit, por mbi të dhëna fiktive e spekulative. Konkurrenti që është ankuar, ka shpikur qëllimisht një shpërndarje të pavërtetë të ndërhyrjeve kirurgjikale, me qëllim krijimin e një situate të paqenë në vlerën vjetore të furnizimit të set-eve të instrumenteve kirurgjikalë të sterilizuar dhe materialeve mjekësore njëpërdorimëshe të ofertës fituese.”

5 komente në “REAGIMI/ Koncesionin për sterilizimin e ka fituar një bashkim kompanish, udhëhequr nga “Servizi Italia Spa”, me një përvojë 30-vjeçare ndërkombëtare”

  1. Merimanga Leshverdhe says:

    …keshtu si e keni zene me keto tenderat miljonere, qe cuditerisht nuk ka asnje prokurori qe i heton , packa se po publikohen perdite dhe po i serviren opinionit si skandale, e sterilizuat komplet popullin shqiptare nga qindarkat qe kish kursyer me gjak gjithe keto vite

    1. Tarrasi says:

      Ike dhe ti more Mero u bashkove ketyre legenave qe vjedhin njesoj si ata perpara tyre?

      Kaq e pati edhe kjo gazete u shit edhe Meroja!

      1. ai qe ta ve says:

        merua ka te pakten 4 muaj qe eshte shitur komplet

  2. sokol says:

    Ok. Po perse shkonte kaq shpesh ne Peruxha, zevendeministri Rrjepaj. Per studime…..Te gjithe e dine qe Rjepsi nuk eshte njeri i shkolles ( Mjekesine e ka bere per 10 vjet).
    Po Ministri Beqaj, Z/Ministri Rjepaj cfare duan me ate fshatarin nga lumi i Vlores (qe eshte nje nga ortaket e firmes fituese) ne vizitat ne Peruxhia?
    Pse nuk e pergenjeshtrojne qe nuk e njohin?

  3. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Ec para o edo dhe mos i pirdh fare keta kafshe te shqupit.Keta lloj njethundrakesh shiten edhe detin e shqiperise ,ndersa tani na hiqen si te virgjer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje