Zyra e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se zoti Erdogan dhe presidenti amerikan, Barack Obama, janë pajtuar për nevojën e uljes së tensioneve, pasi aeroplanët luftarakë të Turqisë e kanë rrëzuar dje një aeroplan luftarak rus, në kufirin me Sirinë, për të cilin Ankaraja thotë se e kishte shkelur hapësirën ajrore turke.
Këtë diskutim të dy presidentët e kanë zhvilluar mbrëmë vonë nëpërmjet telefonit, ndërsa zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja e mbështesin të drejtën e Turqisë për mbrojtjen e “sovranitetit” të saj.
“Ata ishin në pajtueshmëri për rëndësinë e zbutjes së tensioneve dhe bërjen e aranzhimeve për parandalimin e përsëritjes së incidenteve të tilla”, thuhet në njoftimin e presidencës së Turqisë.
Rusia është e zemëruar për këtë incident, pasi këmbëngul se aeroplani ishte brenda hapësirës së Sirisë.
Kjo do te thote se Tyrkije, si vend i NATO’s, ka mbeshtetjen e USA.
Nqs ruset bejne prape shakara pa kripe si e kane zakon, do te marin te njejten pergjigje.
Nga tyrçellinjte duhet te marrin shembull dhe antare te tjere te NATO’s qe jane te njejtat probleme me rusin si Anglia, Hollanda, e shtete te tjera si ato skandinave
Turp i madh qe amerika eshte me 10 fytyra ,bashke me Turqine .
Po ket Bab Erdoganin, SHBA deshte ta hiqte nga pushteti se e ktheu Turqine shtet anti-demokratik dhe islamik ?