Albin Kurti mbërrin në Pallatin e Drejtësisë: Nuk dihet nese do vendoset sot apo nesër për masën e sigurisë

28 Nëntor 2015, 18:05Rajoni TEMA

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe anëtarët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë dërguar në Prokurorinë Themelore të Kosovës, në Pallatin e Drejtësisë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Hamdi Ibrahimi, kryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ai tha se ende nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë për caktim të masës së sigurisë nga Prokuroria, dhe të arrestuarit ende nuk kanë arritur në Gjykatën Themelore.

“Ne jemi në pritje të kërkesës nga ana e Prokurorisë, nuk e di a mund të bëhet ajo sonte, nesër apo në ditët në vazhdim”, thotë Ibrahimi.

KALLXO.com ka siguruar pamje të momentit kur Kurti është sjellë në Pallatin e Drejtësisë pasi është arrestuar në selinë e partisë së tij, Vetëvendosjes.

4 komente në “Albin Kurti mbërrin në Pallatin e Drejtësisë: Nuk dihet nese do vendoset sot apo nesër për masën e sigurisë”

  1. Pranvera says:

    diktatura proserrbe e burgosi zemren e kombit ,ne nje dite te shenuar per te gjithe shqipetaret anekend botes.turp turp dhe vetem turp.

  2. Te bashkuar says:

    RROFTE OPOZITA, NE BURG TRADHETARET DHE TE SHITURIT TE SERBIA DHE EUROPA.

  3. Gjethi says:

    Eshte Koha e maskarejve, po shqiperia eshte e shqiptarve.

  4. TOMA says:

    PRAP U RIGJADHKA SULLTANI E MIDHOSHI KASAPI.DJE PREJ SHUEJVE E SOT PREJ ZVETVE KUKU KOSOVE CTEKA GJET,TASHE SA SHEKUJ SPE GJEN VENDIN E VET,
    POTE TRADHTOJN TUTE TY GJITHEHE.
    TRADHTUEME KOMBE E TRDHTUEM FE.
    E SOT PO LUEJ GJITHEKUSH KOQE MENE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje