Shtetet e Ballkanit (mes tyre edhe Shqipëria) përpiqen të joshin investitorët kinezë në samit

26 Nëntor 2015, 18:19Rajoni TEMA

Samiti i katërt vjetor Ekonomik midis Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore dhe asaj Lindore filloi ditën e martë në qytetin lindor bregdetar Suzhou në Kinë.

Iniciativa, e quajtur “16+1”, u iniciua nga Kina në vitin 2012, në përpjekje për të përmirësuar lidhjet tregtare dhe ekonomike me 16 vende në Europën Qendrore dhe Lindore – Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Maqedonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia.

Pas tri samiteve të para, në Varshavë, Bukuresht dhe Beograd vitin e kaluar, samiti po organizohet për herë të parë në Kinë. Nga 16 vendet europiane të ftuara të marrin pjesë në të, 15 kanë dërguar kryeministrat, zv/kryeministrat ose presidentët.

Kryeministri kroat Zoran Milanoviç mungon në samit për vitin e dytë radhazi, pasi mungoi edhe në takimin në Beograd në vitin 2014 për shkak të marrëdhënieve të acaruara politike me vendin organizator Serbinë. Këtë vit, Milanoviç nuk po shkon për shkak të negociatave të vazhdueshme për krijimin e një qeverie të re në Kroaci pas zgjedhjeve të fundit.

Kryetari i parlamentit kroat, Josip Leko, ka shkuar në vend të Milanoviçit. “Është e rëndësishme për Kroacinë të jetë e pranishme në takimin ku Kina po hap bashkëpunimin e saj me këto vende fqinje,” tha Leko të martën.

“Ne kemi shprehur mendimin tonë dhe kemi paraqitur disa projekte dhe ide, që shpresojmë se do të pranohen në të ardhme,” tha Leko, duke mos e specifikuar se cilat projekte kishte në mendje Kroacia.

Dhoma Kroate e Tregtisë po kryeson një delegacion prej 13 kompanish kroate që janë takuar me partnerë kinezë përgjatë samitit.

Zyrtarë nga kompania “Rijeka Port” janë shprehur të interesuar në projektin e planifikuar kinez “Rruga Detare e Mëndafshit”.

Kina ka paraqitur planet e saj për një “Rrugë Detare Mëndafshi”, duke risjellë në mendje rrugën historike tregtare përmes Azisë Qendrore, në të cilën vendet e Europës Qendrore dhe Lindore do të formojnë segmentin perëndimor.

Projekti është projektuar të lidhë portet kineze me ato në Europë dhe ideja është se Kina do të investojë në ndërtimin e këtyre porteve.

Kryeministri Serb Aleksandër Vuçiç, i pranishëm në samit, ndërkohë ka takuar kompanitë kineze në emër të Serbisë dhe ka diskutuar projekte dhe investime të ndryshme.

Vuçiç theksoi se një kompani kineze, prodhuesi i dytë më i madh në industrinë e çelikut, është e interesuar në blerjen e çelikut Smederevo.

Ai theksoi se shitja e Smederevo ishte e rëndësishme për të siguruar mbijetesën afatgjatë të kompanisë dhe vendet e punës të 5,000 njerëzve.

“Kushti jonë kryesor në të gjitha diskutimet është që 5,000 punonjësit të vazhdojnë të punojnë aty, sepse ne kemi nevojë të mbrojmë punëtorët dhe Smederevon,” tha ai.

Duke folur për ndërtimin e linjës së re hekurudhore nga Budapesti në Hungari drejt Beogradit, fondet për të cilin po i siguron “Exim Bank” e Kinës, ai tha se nuk ishte rënë ende dakord për çmimin.

Ndërkohë, Shqipëria dhe Mali i Zi të mërkurën firmosën një marrëveshje me një kompani private kineze, “Pacific”, për të filluar ndërtimin e “Korridorit Blu” – një rrugë që do të lidh dy vendet përgjatë vijës së tyre bregdetare në Adriatik.

Kryeministri Edi Rama po merr gjithashtu pjesë në samitin në Kinë, ku ai planifikon të zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin kinez, Li Keqiang.

Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski ka mbajtur takime me kompani kineze me qëllim prezantimin e potencialit për investim në Maqedoni, si edhe projekte konkrete në energji, agrikulturë dhe turizëm.

“Ne kemi ofruar disa projekte dhe kemi shkëmbyer ide dhe sugjerime dhe do të vazhdojmë kontaktet tona me kompanitë kineze,” tha Gruevski.

Dy projektet më të dukshme të zbatuara në Maqedoni deri më tani me paratë kineze janë ndërtimi i dy pjesëve të autostradës që nisi vitin e kaluar.

Maqedonia mori një hua prej 574 milion eurosh nga Export-Import Bank e Kinës për të ndërtuar autostradat.

Mali i Zi shpreson të tërheqë më shumë kompani kineze që të investojnë në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore dhe energjinë – si edhe do të donte të shikonte më shumë turistë kinezë.

Kryeministri Milo Djukanoviç tha se rritja e kapaciteti të portit të Barit, modernizimi i linjës hekurudhore Bar-Beograd-Budapest dhe ndërtimi i hidrocentraleve të reja do të tërhiqte investime kineze në rajon.

Në prill, konsorciumi malazez dhe kinez CCCC-CRBC, si partnerë, filluan ndërtimin e autostradës së parë malazeze, e cila do të lidhë bregdetin Adriatik nëpërmjet Beogradit dhe Budapestit me Europën Qendrore dhe Perëndimore.

Ndërtimi i autostradës me një kosto prej rreth 800 milion eurosh po financohet kryesisht me hua nga bankat kineze.

“Edhe pse kemi dalje në Adriatik, ende jemi të vështirë për t’u arritur. Kjo është arsyeja pse filluam ndërtimin e autostradës, projektin tonë më të madh infrastrukturor, i cili po realizohet me partnerë kinezë,” tha Djukanoviç.

7 komente në “Shtetet e Ballkanit (mes tyre edhe Shqipëria) përpiqen të joshin investitorët kinezë në samit”

  1. ben says:

    Ky i gjati mbasi beri namin me gjermanine.

    Tani ka per te zhvatur kinezet.

    Po thate qe I bere per te qeshur njerezine atje po edhe besohet. Po po thate qe do mari investime aha mire e kemi te gjithe bashke. Te gjatin.

    1. kd says:

      Ik ore zgjebe e Janulles futi nje pjate supe ne Kishen e tij dhe lere te Gjatin ne pune te tij cte hyn ne pune ty se cben Kryeministri Shqiptare shiko korraket e tu jevgjite qe i kane breket ne fund te kembeve ju ka ardhur xaxiki deri ne fyt dhe na cave b… ne cdo koment bla bla bla si kurve e vogel tretuaresh

      1. undefined says:

        Ha ha ha ha kurve tretuaresh ha ha ha ha pikes i ke rene

      2. ben says:

        Homoseksualizmi eshte nje semundje mendore qe burat kenaqen kur jua fusin burat e tjere.

        Une nuk e di ne ti e kryen aktin fizik te homoseksualizmit. Po qe je homo ne mendje e ne shpirt kjot duket kilometra larg. Me vjen keq qe vendi im shqiperia ka nje % kaq te larte homosh.

        1. Papa Jani pe Korçe says:

          eee ti pederast i kishes greke e di mire se ç’eshte homoseksualizmi.
          Predikohet ne manastiret orthodhokse ne greqia

  2. DIY says:

    A ka protokoll ky Rama qe lejojne te vendoset flamuri I shpifur ne vend te flamurit kombetar zyrtar.

  3. A says:

    Qe te pretendosh investime nga partneret e huaj duhet te keshe studime dhe projekte te gateshme per t’ja paraqitur.
    Te marrim rastin e Rruges se Kombit meqenese eshte ndertuar pa projekt, kosto e saj ka shkuar mbi 4-ter fishin e asaj qe ishte menduar dhe akoma nuk ka perfunduar sipas parametrave nderkombetar dhe Evropian.
    Me cfare projektesh dhe studimesh ka shkuar Zoti mender EDI RAMA qe ne samit ka shkuar me dy ore vonese, pra qe ketu tregohet serioziteti i mender kryeministrit tone te shkerllyer desha te them te nderuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje