Albin Kurti, 30 ditë në burgun e sigurisë së lartë

29 Nëntor 2015, 13:21Rajoni TEMA

Deputeti i arrestuar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të dielë, vetëm një ditë pas ndalimit të tij në selinë e partisë, është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, afër qytetit të Podujevës.

Pas caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, një kolonë e gjatë automjetesh policore kanë shoqëruar Kurtin drejt burgut më të ri në Kosovë, siç bëhet e ditur në “kallxo.com”.

Burgu i sigurisë së lartë në Dyz është përuruar në vitin 2013.

Deputeti Albin Kurti, pas hedhjes së gazit lotsjellës brenda hapësirave të Kuvendit të Kosovës dhe qëndrimit në arrati për disa ditë, sipas Prokurorisë dyshohet se ka kryer veprat penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, “përdorim arme” dhe “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

14 komente në “Albin Kurti, 30 ditë në burgun e sigurisë së lartë”

  1. patrioti says:

    Thacit i intereson ta mbaje brenda sa ti mbarojne punet e tyre me Serbine . Vetem gjykata speciale mbaron pune me qeverine e thacit .

  2. Jeronim de Rada says:

    Aty e ka vendin!

    1. drinni says:

      Jeronim

      Problemi tek ti qenka, qe nuk di me shume, tipik injorante

  3. elona says:

    thaci bandit dhe ky idiot…keto jane kosovaret

    1. drinni says:

      Po ti Elona me Sali Fazliqin qe 25 vjet ne pushtet. si thua?? apo nuk ke ndonje koment kur nuk dine !!!

  4. Pranvera says:

    Ti elona me mir e ke te komentosh te portalet e pakicave,e mos i fut hunt ku nuk ke lidhje.ajt

  5. Vjollca says:

    Qeverite e korruptuara e te shitura nuk burgosin dot mijra Albin qe, Shqiperia ka fatin ti kete bijte e bijat e vet ! Zajednica nuk kalon !

  6. Qerosi says:

    @@ me ne Funde Qeveria e kryekapisterit @Mustafa-Thaci e gjeti “Zgjidhjen”, e Futi ne Burge per nje kohe 30-te ditesh Albin Kurtin..Bukur shume Bukur..ne Serbi po ferkojne jo vetem Duart..por edhe te “Gatin”..Serbet..po zgerdhihen dhe jo me te padrejte kur dihet se Shqipetaret jane ndersyer keqasi mes Vetes dhe po ja Fusin-njeri tjetrit.
    @@Bravo…Mustafa..rrugen per ne Serbi e keni te hapur…..se shpejti ju vete duhet qe te “Bashkoni KOsoven me serbine”…sepse keshtu i Zgjidhin te tjeret problemet qe nuk jeni ju ne gjendje ti Zgjidhni..lol

  7. Ks vv says:

    Qeveri matrapazeve idioteve ska arsyje ky arrestim ndaj Kurtit thjesht po e mbron popullin nga qeveria ma idiote qe ka pasur kosova .
    Is kari i dergon njesit e ROSU po nuk benen pune keta tani i dergoj njesin elitare anti-terror FIT per nje njeri qe nga rinia e tij ja kushtoj kesaj Kosove te qire.

  8. Miri says:

    Ne burg te kalbet

  9. Kapo says:

    Burgosja e Albin Kurtit …nje turp?
    Jo.Me keq akoma.Nje krim.
    Zajednica kurre nuk duhet te kaloje ne parlament.
    Eshte tradheti kombetare.Duhet kundershtuar me ç’do kusht…edhe me dhune nese eshte e nevojshme.
    Qeveria dhe shumica nese e ndjen se perfaqson shumicen e popullsise ka nje mundesi ..te vetmen..te organizoj referendum popullor per Zajednicen…populli dhe vetem populli mund te vendos veton per pranimin apo jo te Zajednices.

  10. l'ala says:

    Taqi ik se je bërë sërb i bananeve.

  11. Koli says:

    Albin Kurti do te lartesohet edhe me shume pas burgut ku e cuan sherbetoret e Serbise Thaci dhe Mustafa. Turp per shqiptaret qe drejtohen nga funderrinat. Do te vij dhe dita e Albineve!

  12. labi says:

    politika eshte art dhe kush nuk di ta beje le ti lere vend tjetrit, albin kurti bene politike te trashe pa ngjyra, kerkon rrugen e shkurter qe fatkeqesisht del gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje