Rama: 29 nëntori, simbolika për të luftuar ISIS

29 Nëntor 2015, 19:06Politika TEMA

Një përkujtim dhe respekt për të shkuarën, por dhe një thirrje e frymëzim për të tashmen dhe të ardhmen.

Me këtë ndërthurje mesazhesh, Kryeministri Edi Rama u shpreh se 29 nëntori i këtij viti është edhe me reflektues se 29 nëntorët e mëparshëm.

“Parafytyrimet që ushqen 29 nëntori i sotëm janë më të gjalla se të shumë 29 nëntorëve të shkuar. Pikërisht sepse sot ne ndjehemi të kërcënuar haptazi nga diçka fort e ngjashme, edhe më e errët sesa nazizmi, në formën e vet të organizmit dhe të shfaqjes nëpër trupin e botës së lirë. Prandaj dhe sot 29 nëntori duket ende më i çmuar, më frymëzues, më inkurajues, sesa ç’mund të na jetë dukur kur armiku i njerëzimit nuk ishte shfaqur ende me të gjithë egërsinë vrastare të vetëm dy javëve më parë”, u shpreh Kryeministri.

Duke u ndalur tek përkujtimi i atyre që humbën jetën për çlirimin e Shqipërisë, Rama theksoi se sot ata shërbejnë dhe si një thirrje për të luftuar armikun e ri.

“Mirënjohje për dëshmorët e luftës antifashiste nacionalçlirimtare, ne e kemi shprehur në çdo 29 nëntor, por mirënjohja e sotme është ende më e thellë. Sot, 29 nëntori nuk na e përçon vetëm ndjenjën e krenarisë dhe të respektit, për ç’ka ata bënë si shqiptarë duke çliruar dhe nderuar Shqipërinë, por dhe kurajën dhe forcën e shembullit që na nevojitet për të përballuar armikun e ri të jetës sonë prej njerëzish të lirë. Njësoj si atëherë kur mostra naziste u shfaq si gjer në dhëmb në rrugën e qytetërimit tonë edhe sot kur një tjetër forcë është shfaqur e armatosur me përçmimin më ekstrem të njeriut për vetveten. Sfida e këtij qytetërimi që i përkasim është të fitojë luftën pa humbur paqen”, tha Kryeministri Rama.

Në pritjen e mbajtur në ambientet e Kryeministrisë me rastin e 71-vjetorit të çlirimit ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të politikës, diplomatë të akredituar në Shqipëri si dhe shumë figura të njohura në vend.

9 komente në “Rama: 29 nëntori, simbolika për të luftuar ISIS”

  1. tfgs1 says:

    pirdh o Ram pirdh se i ke pa ere…………..

    1. Din Shumi says:

      Terrorizmi, ngrohja globale dhe zvogelimi i vrimes se ozonit prioritete te qeverise shqiptare…faleminderit qeverrria

      1. Bredhi says:

        Komunistët xhihadiste shqiptare lindën, ishin dhe janë kundër nacionalizmit, kundër kombsisë shqiptare, kundër kombit shqiptar. Si mundet akoma te “festohet” fitorja e xhihadisteve komuniste dhe “dita e çlirimit sllav”?!?!

        Po dita e “çlirimit” nga pushtuesit italiane e Shtatorit 1943 a do te festohet?
        Po dita e “çlirimit” nga pushtuesit italiane e Shtatorit 1920 a do te festohet?
        Po Dite te deshmoreve te rene per Pavaresine me 1912 a do te kete?

  2. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

    Kesaj i thone ta qiç pa e prekur, keshtu eshte dhe lufta pa humbur paqen. Co njerez te arsimuar e inteligjent te mesojne si funksionojne veglat ushtarake te natos qe te jemi gati kur te vije koha se me duket ne ushtrine e natos ne do jemi batalioni me çomange

  3. Jobi says:

    C’terroriste thote ky trushkul ,c’doti benin Shqiperise xhihadistet se i keni ber ju per 100 vite . Jo vetem qe e vrare e persekutuar por edhe pas vdekjes talleni te peshtire dhe ne sllogan

  4. Claus says:

    Leri mor hipokrizite!
    Ti ishe ai qe ne Kuwajt ne viziten ne nje xhami e nxorre Linden me burka.

    Hajde pra luftoje IS-in! Ke mbi 360 shqiptare xhihdiste ne Siri te shpelare nga trute nga xhamiat legale dhe ilegale qe jane ndertuar neper Shqiperi edhe nen hyqmin tend.
    Mbylli njehere ato. A ke aq guxim? Tregove guxim ne vitet `90 kur e bere “Ceten Plake” (Byrone politike) rezil dhe u vure epitete nga me te ndryshmet. Ata ishin si ishin, po te lane ty dhe ca pardesy te bardha te benit shesh dhe pershesh pa ju ngulur nje gjemb ne kembe.

    Atehere ishit trima. Hajde behu trim tani ti dhe ca ish-pardesy te bardhe dhe leri ata pleq rehat ne keto dite dimri pa drita qe i ecin me shkopinj dhe bastunj dhe marrin rruget deri ne ate kryeministri te degjojne brockullat e tua.

    Ata e treguan trimerine e tyre 70 vjet me pare, tregoje ti tani trimerine tende se ke radhen.

    Ata i quajte “Cete plake”, por me sa shoh une ti je komandant i “Cetes se Ripjerdhur”.

  5. KOZi says:

    Krahasimi calon ! Isis eshte internacionalist nga besimi,organizimi dhe idea. Eshte me afer komunizmit.

  6. portokalipsi says:

    po ky shqiptaret teroriste do luftoje se mar vesh apo do ti ndihmoj ta bej dhe ky si erdogani qe do tu mbushe mendjen perendimorve se asadi ben kontrabanden e naftes me rusin kur dihet se pislleqet i bene vete erdokari

  7. Ledio says:

    Lere ISIS ti breke-mut. Shiko ekonomine edhe borxhin. Ke 50% te shqiptareve pa pune o idiot edhe ti i bie kambares me ISIS. Le te merren ata qe kane mundesi edhe qe e kane tek pragu ISIS. Apo po hedh shashka kot se e di qe po te pelcet bomba ekonomike ne dore..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje