Nedim Bej Qemalin, pasardhësin e arkitektit të shtetit shqiptar Ismail Qemalit, festat e nëntorit e gjejnë në Tiranë, jo si pjesë e protokollit shtetëror, por i ftuar nga një grup intelektualësh kryeqytetas.
Nedimi, është stërnip i Ismail Bej Vlorës, ai ka lindur dhe jeton në Itali.
Nga gjuha shqipe njeh shumë pak fjalë, ndonëse historinë e shtetit tonë e ka të gjithën në kokë.
Çdo vit kur kur Shqipëria feston pavarësinë, emocionet i ka të pashmangshme.
Nedim Bej Qemali:“Emocionet nuk janë çdo vit të njëjta. Çdo vit kur festohet momenti solemn i çlirimit të vendit emocioni është i madh. Koha kalon dhe Shqipëria ndryshon shumë. Rikonfirmohen ndjenjat dhe emocionet por disa gjëra mbeten sërish të njëjta”.
Nedimi thotë se familja e tij ishte e persekutar në kohën e monarkisë dhe sistemit komunsit dhe kjo i detyroi ata që të jetonin jashtë Shqipërisë, pa mundur të ktheheshin.
Nedim Bej Qemali:” Disa persona nga grupi politik i drejtuar nga Mbreti Zog, kishte një mellef dhe frikë për familjen tonë. Disa u vranë nga familja dhe babait tim ju ndalua të vinte në Shqipëri dhe ndaj une linda jashtq. U formuam jashtë sepse kemi qenë të detyruar të jetojmë jashtë, komunizmi na mbylli dyert dhe nuk ktheheshim dot. U kthyem për disa vizita vetëm pas viteve ‘90 kur regjimi ra. Në këtë moshë të thyer babai më ka vdekur dhe në vendosem të jetojmë aty ku ishim. Në këtë moshë të zhvendosesh në Shqipëri nuk është zgjidhje, por zemra ka mbetur gjithmonë këtu.”
Por dhe në demokraci ai mendon se gjërat nuk kanë ndryshuar shumë dhe se figura e Ismail Qemalit, nuk është vlerësuar sa duhet.
Nedim Bej Qemali:“Nuk besoj se ka ndryshuar shumë situata. Përkundrazi ata që kanë lindur dhe janë rritur jashtë vendit kanë pak informacion për datat historike që kalon vendi”.
Nedimi, i cili prej vitesh është profesor në Universitetin e Barit, ka një përgjigje dhe për të gjithë ata historianë të cilët e shohin Ismail Qemalin si rrëmbyes të meritave për shpalljen e pavarësisë.
Nedim Bej Qemali: “Me duket pak e çuditshme sepse dokumentet dhe ngjarjet janë absolutisht të qarta. Për të bërë të mundur pavarësinë e Shqipërisë atij ju desh të hiqte dorë nga gjithçka që kishte në Turqi. Politkikanët e mirë dinë të përfitojnë nga mundësitë që ju jepen.Nuk besoj se ka përfituar për interesa direkte personale, mendoj që qëllimi kryesor ishte të themelonte shtetin. Duke vdekur i tha fëmijëve që po ju jap një atdhe. Objektivi i tij ishte Shqipëria”.
Pasardhësi i fisit Vlora, ndasitë politike për festat e nëntorit i sheh si mentalitet përçarës, ndërsa ai vetë thotë se feston si datën 28 ashtu dhe datën 29 nëntor, duke i vlerësuar si dy data historike për popullin shqiptar.
Nedim Bej Qemali:“Në shqipëri ka shumë gjëra të ndara. Mungon një menatlitet unik. Unë personalisht festoj 28 nëntorin sepse është data e pavarësisë, por do festoja dhe datën 29 sepse është data e çlirimit, janë dy data historike. Ky është një diskurs që i takon parlamentit, por historia duhet të lexohet në një mënyrë krejt ndryshe. Hitoria është e gjithë shqiptarëve dhe jo e njërit apo tjetrit”.
Nedim Qemali prej vitit 1993 është nënshtetas shqiptar dhe është shpallur “Qytetar Nderi” i Vlorës./ Ora News
I paska ngele ora ke bejleret ketij individi
Pse eshte i nipi i Ismail Qemalit nuk do te thote qe ka monopolin e te drejtes se si duhet ta festojne festen Shqipetaret!
Akoma me ofiqin bej qenka ku torollak?
Profesor Nedim Vlora eshte akademik dhe nje figure e nivelit nderkombetar ne fushe e tij.
Parafolesi ndofta preferon BEJ te diteve te sotem qe vetem kane marre duke i sherbyer te huajit, maskarrallekut, injorances ne dem te vendit, duke rrenuar apo detyruar shqiptaret te abandonojne trojet e eterve.
Te shkrise pasurite per atdheun VS Te shkaterrosh vendin per perfitim personal. Diferenca eshte epokale.