John Newman: Rakia e Shqipërisë e fortë si karburant aeroplanësh

30 Nëntor 2015, 18:55Lifestyle TEMA

Këngëtari i famshëm John Newman ishtë mbrëmë në Tiranë, ku ka performuar para publikut shqiptar. 25-vjeçari që kryeson top listat britanike, pak përpara se të këndonte “Love me again”, apo hite të tjera në sheshin “Skënderbej”, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Select” në Top Channel ku ka rrëfyer jo vetëm për jetën e tij profesionale por edhe atë private.

Pas pritjes se ngrohte që i eshte bere ne Shqipëri, John ka provuar pijen alkolike tradicionale të shqiptarëve ‘rakinë’ të cilën ia ka ofruar stafi i emisionit. Gota e parë i është dukur shume e fortë këngëtarit.

“Duket si karburant aeroplanësh. Vendoseni në aeroplanë” : është shprehur ai duke qeshur. Gjithsesi ai bashkë me bandën e tij e konsumuan të gjithë shishen gjatë natës së bardhë.

Ndër të tjera John ka treguar se nuk ka pasur një jetë të lehtë gjatë fëmijërisë së tij. Ai ka jetuar në një lagje të varfër dhe i është dashur ta shtyjë ditën me 1 dollar.

“Dështova të bëhem mekanik. Po punoj për albumin e radhës. Jam në kërkim të përsosmërisë. Dua që albumi im i tretë të jetë më i miri. Kam mësuar shumë nga albumi im i dytë, pashë tek ai çfarë shkoi dhe ku gabova, ndaj dua shumë që muzika që do të bëj nesër të jetë edhe më e mirë”, vazhdoi Newman.

Jeta  e tij sot ka ndryshuar katërcipërisht. Ai është një nga këngëtarët më të suksesshëm britanikë, me axhendë të ngjeshur e me ambicje të mëdha për të ardhmen.

John Newman ka treguar se është fans i Beyonce-s, i pëlqen fuqia e DIVA-s që ka në skenë, e njëkohësisht pëlqen edhe Adele e Amy Winehouse.

Ndërkohë ylli i muzikës britanike ka rrëfyer se për Vitin e Ri do sjellë këngë të reja dhe disa bashkëpunime interesante.

“Po punoj me artistë të tjerë për t’i zhvilluar, kam hapur shtëpinë time diskografike dhe po mendoj edhe për aktrimin”.

7 komente në “John Newman: Rakia e Shqipërisë e fortë si karburant aeroplanësh”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @ John

    Me rakinë ta hodhën
    Sapo bëre stazhin

    Fenë do ta ndrrosh
    Kur të provosh
    hashashin ?

  2. Krenarr says:

    Or Xhone, po fiq a ke provu ti?

  3. enter''" says:

    Kush eshte ky tipi????

  4. Goni says:

    Po si i dhe 500 mije euro per 50 minuta ketij dhe vetes more Eri apo vk se leket e tiranasve jane.

  5. maloku cingapoku nga patoku says:

    fikun jo,por mesa duket gjethen e fikut…

  6. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Nje gje nuk kuptoj :
    Pavaresisht se cfare feste eshte , si mund te therresesh nje kengetar te tille I cili kushedi se sa euro ka dashur per te ardhur .

    I nderuar Erion Veliaj qe kujdesesh shume per popullin e Tiranes , a nuk mund ti shpenzoje ato leke per te mbyllur nje nga vrimat e shumta qe ka Tirana ?

    Po s’ke faj , I ke ngjare Edit se edhe ai kur ishte kryetar bashkie solli Scorpions.

    Pastaj vazhdoi Sokol Olldashi qe kur o garonte per kryebashkiak , solli grupin “Europe” , madje solisti I ketij grupi e permendi emrin e tij gjate koncertit.

    Po e bête ce bête na sillni edhe Metallica per vit te ri , dhe I lajme duart me buxhetin per vitin 2016.

  7. albti says:

    Ka te drejte per rakine, sot sigurova 2 l ketu ne Kanada dhe jam me shum i kenaqur sesa te kisha fitu $2000.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje