Brenda muajit dhjetor, Ministria e Transporteve, do të marrë masat për çregjistrimin e rreth 90 mijë mjeteve që nuk kanë kryer asnjë veprim gjatë dhjetë viteve të fundit.
Nxjerrja përfundimtare nga sistemi i këtyre mjeteve është përcaktuar në planin e masave kundër informalitetit në fushën e transporteve të bërë publik nga Ministria e Transporteve, gjë që do të kryhet deri në fund të vitit, raporton Shqiptarja.com.
“Çregjistrim i përhershëm i mjeteve të regjistruara, që nuk kanë kryer asnjë veprim për një periudhë prej më shumë se 10 vjet (rreth 90 000 mjete)”, thekson Ministria në planin e masave.
Po brenda dhjetorit, Ministria parashikon në planveprim edhe përgatitjen e një drafti ligjor i cili u jep mundësinë pronarëve të këtyre mjeteve të kryejnë çregjistrimin, i cili në rast të kundërt do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.
“Ligj për pastrimin e detyrimeve debitore. Personat e interesuar të kenë të drejtën deri në 3 muaj, në të kundërt veprimin e çregjistrimit e kryen DPSHTRR”, thekson Ministria.
Hajde pra,,, beni dicka qe mos kemi akoma plehera me 4 rrot qe levizin edhe pa leje qarkullimi, apo pa paguar asgje prej vitesh,,,,,
Po te jete per mua, dhe besoj se kjo do vije nje dite, te gjithe ne qe kemi nga nje leje drejtimi me ligj te ritestohemi edhe nga ana teorike dhe nga ana praktike, atehere do shohim se sa do mbeten me patenta dhe sa do shkojne ne shtepi me duar ne xhepa.
Kultura jone dhe njohja jone e rregullave te qarkullimit besoj se mund te krahasohet me ndonje krahine te humbur andej nga India apo afrika,,sepse skemi idene se cfare behet ne rruge, vecse te ndezim makinen dhe te shypinm gazin dime hehehee,,,