Veliaj: Në 2016, sheshi 'Skënderbej' kthehet në pedonale

29 Nëntor 2015, 16:27Sociale TEMA

Ashtu sikurse ishte lajmëruar edhe më parë sërish Tirana sot ka një ditë pa makina. Rrugët e kryeqytetit duket se janë çliruar njëlloj me simbolikën e kësaj dite 29 nëntorit.

Kreu i bashkisë Erion Veliaj tha se me ditë të tilla ndihmojmë të gjithë qytetarët që duan një qytet të lirë dhe gjithahstu theksoi se nga 2016 sheshi “Skënderbej” do të kthehet në pedonale.

Veliaj tha se plani i pedonales është i njëjtë me planin e lënë nga Rama por do ti shtohen më shumë hapësira të gjelbërta, raporton Report TV.

“Nuk është momenti për të folur me detaje, do të kemi disa modifikime të projektit.  Do të shtojmë më shumë hapësira të gjelbërta. I gjithë ky sheshi i madh, ju e dini fare mirë, sidomos gjatë kohës së verës, është shumë i nxehtë për t’u kaluar vetëm në një shesh pa gjelbërim. Projekti i amenduar  ka disa rregullime që vetëm shtojnë gjelbërimin.  Kjo ka qenë motoja e gjithë këtij mandat, e këtyre 100 ditëve të para, që ne të shtojmë gjelbërim. Siç u sollëm me Bulevardin e Ri, ku kemi shtuar një park qendror,  edhe sheshi ‘Skënderbej’ ka përqindje më të madhe gjelbërimi. Por, para se të fillojmë me sheshin, do të fillojmë me Unazën e Vogël, që kalon mbas Operas dhe Hotel Tiranës. Qeveria dhe Kryeministri kanë miratuar shpronësimet aty dhe besoj se, duke zgjidhur edhe çështjen e trafikut, jemi gati të fillojmë punimet në shesh. Kështu që, do të respektojmë këtë rend të gjërave.”-tha Veliaj

Referuar përmbytjeve të ditëve të fundit në kryeqytet Veliaj tha se jemi ne që i bëjme dëm natyrës dhe ajo na kthen përgjigjje.

“Megjithatë un nuk jam këtu për të bërë deklarata politike, por jam këtu për të thënë se natyra përgjigjet sic ja bëjmë ne”-tha Veliaj

Ndërkohë lidhur me aktivitete në vijim Veliaj tha se kulmi do të jetë koncerti i mbrëmjes i këngëtarit të famshëm  britanik John Neyman. Veliaj tha se të gjitha bizneset lokalet e dyqanet do të jenë të hapura 24 orë ditën e sotme pasi e nesërmja është një ditë pushimi.

Ndërkohë pyetjes së gazetarëve për financimin e aktivitetve Veliaj i’u përgjigj:
“Të gjitha aktivitetet i financojnë kompani private ashtu si “nisma Dhuro një çerdhe apo korsitë tek Dritan Hoxha, kjo është gjë e mirë pasi nuk prek aspak buxhetin e Bashkisë”-tha Veliaj

Kryebashkiaku iu bashkua ditës së tretë pa makina që zhvillohet në Tiranë dhe tha se më 29 nëntor Bashkia ka zgjedhur ta çlirojë Tiranën nga makinat.

“Pas përfundimit të festave sot, do të fillojmë zbukurimin e qytetit. Në 6 dhjetor do të ndezim dritat në të gjithë qytetin. Siç ka ndodhur me aktivitetet që kemi bërë deri tani, të gjitha aktivitetet sponsorizohen nga kompani. Siç bëmë me “Adopto një çerdhe”, siç po bëjmë me festat sot, sepse unë besoj se Bashkia që ka plot probleme të tjera nuk duhet të harxhojë më për festime. Në një qytet që prodhon 50% të ekonomisë së vendit, prodhon edhe 50% të sponsorizimeve apo bujarisë së vendit. Më duket shumë normale që sot Bashkia nuk shpenzon, por sot të gjitha këto shpenzime përballohen nga bizneset në Tiranë”.

9 komente në “Veliaj: Në 2016, sheshi ‘Skënderbej’ kthehet në pedonale”

  1. Arber says:

    Bravo Veliaj! Pedonalja tek Teatri Kombetar dhe Akademia e Shkencave duhet te kthehet ne Unazen e Vogel qe del pas 15 kateshit dhe Muzeut Historik Kombetar, per te vazhduar tek Albtelekomi dhe midis ministrive dhe lulishtes perballe Hotel Dajtit.

  2. hajdari says:

    Me falni per injorancen! Kjo fjala pedonale, a ka ndonje lidhje me fjalen pederast?

    1. Arberor says:

      Jo, pederast vjen nga fjala greke pedi-femije por qe ne teresi fjala pederast tregon seksualitetin midis nje mashkulli te rritur dhe nje mashkulli te mitur apo adoleshent. Ndersa fjala Pedonale ka rrenjen nga latishinshtja e fjales Ped qe do te thote kembe. Pedonale quhet nje vend i cili eshte i saktesuar per te ecur vetem kembesoret apo edhe me bicikleta, por jo makinat.

      1. Lymi says:

        Bon gjithe ket sqarim dhe nuk e perfundon. Ne nga nahija jone i themi kembesore. Ne kohen e xhaxhit i thoshnin SHETITORE.
        Pra o Erjon, thuaj SHETITORE, jo Pedonale apo e perdalme.

  3. dibroni says:

    A mund te me thote ndonjeri c’do me thene Pedonale,ne shqip nuk e gjej ne fjalor dhe une jam i padale jashte shtetit.Shyqyr qe nuk i thote Pederast sepse edhe Dritan Hoxha nuk figuron asgjekundi per ndonje veper ,ka qene drogaxhi dhe kurvar,ndoshta do tja veje emrin Bulevardit psh Tore Bytha,hall te madh ka patur Veliaj ose Rama.

  4. bicikleta says:

    si kjo foto duhet te jete cdo dite ne Tirane

  5. . says:

    ————————————————————————-

    BRAVO …

    Lul faqe-torba dhe krimineli shpellar-verior Sali Bisha

    e prishen sheshin (per inat te Rames) ne kullote per

    te sjelle lope nga veriu (edhe pse ata i kane therrur).

    Ne asnje vend ne bote nuk gjen shesh kryesor me koder bari.

    Shteti ndertohet vetem me Tosket, nje popull me kulture dhe puntore.

    Bravo Z.Velija

    ————————————————————————

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje