Sa problem është të gjesh punëtorë në Shqipëri? (Dhe një sugjerim për zyrat e punës)

27 Nëntor 2015, 18:55Sociale TEMA
Sa problem është të gjesh punëtorë në

Bizneset e reja ne Shqiperi jane ne krize per njerez te kualifikuar edhe pse zyrat e punes jane plot me kerkesa nga te papunet. Ky ishte nje nga problemet me te cilin u ndesh ministri Blendi Klosi sot kur ka vizituar ambientet e fabrikës së këpucëve “Mali”, e cila ka aktualisht të punësuar 200 punonjës, ndërsa kërkon të zgjerojë biznesin e saj dhe për këtë kërkon të punësojë edhe 300 punonjës të tjerë

“Ajo që do donim të evidentonim është se në Shqipëri ka punë, në Shqipëri kërkohen punëtorë, por kërkohen punëtorë të kualifikuar, të cilët jo të harxhojnë një periudhë të gjatë kohe pranë biznesit për t’u kualifikuar, por këtë ta bëjnë pranë shkollave dhe qendrave profesionale, ku mund të marrin zeje dhe zanate dhe të jenë të gatshëm për tregun shqiptar të punës dhe po ashtu për të konkurruar në tregun europian”, – tha ministri Klosi.

Nisur pikërisht nga ky paradoks i evidentuar edhe në Lezhë, ku nga njëra anë ekzistojnë lista të gjata të papunësh dhe nga ana tjetër ekzistojnë vende të shumta pune që kërkojnë punëtorë të kualifikuar, ministri ka kërkuar edhe një herë nga zyrat e Punës dhe shkollat profesionale që të bashkëpunojnë me biznesin për të marrë prej tij kërkesat dhe për të gjetur punonjësit e duhur. “Zyrat e Punës janë të udhëzuara tashmë që të shndërrohen nga zyra pune pasive, në zyra që janë më pranë biznesit dhe që njohin problematikat e biznesit shqiptar”

15 komente në “Sa problem është të gjesh punëtorë në Shqipëri? (Dhe një sugjerim për zyrat e punës)”

    1. Dean says:

      Pse ?!
      Ngritja profesionale eshte kerkese e kompanive ne gjithe Boten.Shume kompani i ngrene bizneset e tyre atje ku dhe fuqia puntore eshte me e kualifikuar.Eshte detyra e individit qe kerkon pune qe te kuptoje realitetin dhe ku te investoj nga ana profesionale.

    2. tt says:

      Me ate rroge qe doni ti paguani as ne Kine e INDI skeni per te gjetur puntore te kualifikuar.

  1. shvejk says:

    Krah pune te kualifikuar ka plot ne Shqiperi ,por jane te moshes 40 deri 55 vjec dhe bizneset nuk i duan sepse duhet ti paguajne si profesioniste jo si cirake.Bizneset tona preferojne te punesojne te rinje pa zanat qe te mund ti paguajne me pak dhe ti heqin nga puna kur te duan. Eshte fatkeqsi qe nje brez i tere profesionistesh jane perjashtuar nga tregu i punes nderkohe qe kane akoma shume per ti dhene ekonomise se ketij vendi, dhe kane akoma shume mundesi per ti transmetuar eksperiencen e tyre brezit te ri.

  2. ░╣Sit Back and Relaks░╣ says:

    Kalaja eshte ai ne krahe te klosit ore? mos me thoni qe eshte gezim kalaja

    http://www.gazetadita.al/berisha-nderi-i-sindikalizmit-shqiptar/

  3. soll lili says:

    Bashkohem me “shvejkun”.Personalisht investova profesionalisht ne vitet e largeta te 80-tes,prandaj me vjen keq per kete rini te paarsimuar dhe te keqdrejtuar ne te ardhmen e saj.

  4. Dardan Labi says:

    Shikoni sa kapadai ky ministri..sikur ..kam para syve kryeministrin..Ore..të gjithë ata që janë nën kryeministrin..(cilido qoftë ky..)mania e tyre..,pra e nënkryeministrave..është ta imitojnë majmunërisht…atë..të madhin fare,perëndinë e tyre në tokë..Ja,shikoni këtë soj ministri…Klosin,duart në xhepa..sikur të ishte Rama vetë..flet gjithë kopetencë…a thua se është informuar mirë më parë se të vinte këtu..a thua se ne nuk e dimë se,këndej e hoqi rruga..dhe tha:Pa dale të kthehem njëherë këtu..çbëhet vallël..?!Majmunëri shqiptare..pa kufizim..!Bravo Bledi..i pëlqeve shumë Ramës kësj radhe…!të lumtë,prandaj do rrish mnistër deri në 2027..

  5. shvejk says:

    Po ore Kalaja eshte ai plehra ne krah te Ministrit.Si kane fytyre e dalin , mbas atij shkaterrimi qe i benbe sindikalizmit ne Shqiperi.Dhe tallin menderen pronaret dhe punedhenesit se tek ne mungojne totalisht sindikatat

  6. taso kume says:

    KAPITALIZMI SHQIPTARE ,roga 100 euro ne muaj per puntoret kur politikanet kane siguruar 7 breza,paradoksi SHQIPTARE me kujtohet nje i aratisur nga velipoja kur i thane JUGOSLLAVET çfare do thuash po tha : dua te me bejne trasfuzim gjaku te ma heqin te gjithe ta zvendesoje me tjeter .

  7. petro says:

    Kerkohen skllever me page 110 euro.Turp.

  8. . says:

    ———————————————————–

    Veshtire,

    pasi mbas 25 vitesh degjenerim dhe rrumpalle, asnje nga ata te zbriturit

    nga malet dhe provincat nuk dine c’shte puna, prandaj nuk duan te marin

    profesion dhe te punojne.

    Shikoni se si te gjithe Ata qe kane zbritur ne Tirane duan “Rrumpalle”

    duan 2-3 Diploma (fallceo me leke dashnoresh apo droge), duan te rine ne

    zyra, duan karrike etj.

    Ja pra pse sot Shqiperia vuan per profesioniste dhe asnje i huaj nuk

    vjen te investoje.

    ——————————————————————–

  9. elton says:

    Gzim kalaja?????? Akoma gjalle?

  10. sabije kola says:

    Ne te gjithe boten punetoret e mesojne zanatin ne pune dhe jo ne shkolla profesionale me bere kepuce. Nje punetore me bere kepuce te pakten duhet te marri (nuk po e themi si ne amerike 20000a me shume dollare), por nje page minimale 500 mije leke. Ndersa pronaret shqiptare tallen me punetoret duke i shfrytezuar si ne skllavo-pranari. Turp per shtetin qe nuk ju ve kushteve kompanive per pagesat e punetoreve. Dhe ky ministri qenka ne favor te bisneseve private dashka me ja cu sklleverit edhe te specializuar qe shfryetezuesi i kepuceve ti kete gati. Pra i bie qe ai mos te harxhoje asnje lek per kualifikimin vetem fitimet e tij te jene maximale dhe mundesisht te ndihmoje pak ministrin e Puneve sociale

    1. Zekthi says:

      Po pse 500 mije leke ne muaj ? Une them tu jepen 2000 dollare ne muaj. Madje edhe dicka tjeter : Ate fabriken hape ti Sabije dhe po nuk pagove 2000 dollare ne muaj punetoreve , do te shkosh ne burg.

  11. Lili says:

    Pse biznesmenet duhet te va paguajme shkollat qe ata te perfitojne ma shume? Nuk ndajne fitimin me ne as me punetoret sklaver,pra t’i paguajne vete shkollat profesionale si ne cdo vend te botes ,te cilat kur Kane nevoje paguajne per arsimin professionel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje