Vetëm pak ditë përpara festave të 28 – 29 Nëntorit, Bashkia e Tiranës ka rehabilituar Varrezat e Dëshmorëve. Vendi ku zhvillohen ceremonitë e përvitshme këtë radhë do të ketë një tjetër pamje.
Prej disa ditësh Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekracionit ka ndërhyrë në pllakat tek sipërfaqet e ndryshme në Varrezat e Dëshmorëve, për pastrimin e mbetjeve, për ndriçimin e pllakave, për shtimin e hapësirave të gjelbra, vendosjen e luleve dhe rregullimin e ndriçimit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” bëri të ditur se punonjësit e ndërmarrjes së bashkisë janë duke bërë gati hapësirën e Varrezave të Dëshmorëve.
“Në prag-festat e Nëntorit, Tirana nuk i harron heronjtë e saj. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe Bashkia Tirane në punë, që çdo gjë të jetë gati te Varrezat e Dëshmorëve. Vendose edhe ti flamurin në shtëpinë tënde”, shkruan Veliaj.
Kryebashkiaku ka ftuar të gjithë qytetarët që të vendosin flamuj kombëtar në shtëpitë e tyre për t’i dhënë një atmosferë festive kryeqytetit.
BRAVO ERION VELIAJ !!!
JE I VETMI QE PO PUNON ME PERKUSHTIM NE ATE SHQIPERI QE MASKARENJTE DHE BATAKCINJTE E SHENDRRUAN NE ALBANISTAN
LAVDI DESHMOREVE QE DHANE JETEN E TYRE PER ATDHEUN!!!
Komunistët lindën, ishin dhe janë kundër nacionalizmit, kundër kombsisë shqiptare, kundër kombit shqiptar. Q’ka per te festua ne “diten e çlirimit komunist sllav”?
Flamurin une do ta vendos, por kjo sepse ashtu ma do zemra, mua dhe gjithe shqiptareve, dhe jo pse na the ti! toç
KOMUNISTEN HABEN KEINE HEIMAT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ky Veliaj esht komplet fik nga trute! Me keto udhezime kalamojsh qe jep ne facebook ma shpif. Ik bej noi pun me te hajrit se sje tu drejtu dele…